Ish kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) të Velesit, Igor Angellovski mbrëmë në Klinikën Infektive në Shkup ka humbur betejën me Kovid-19. Ai ishte i hospitalizuar në Repartin infektiv të Velesit në fillim të këtij muaji, gjegjësisht më 7 tetor, por më vonë i përkeqësohet gjendja dhe dërgohet në klinikën e Shkupit, ku edhe ndërron jetë. Angellovski ishte 41 vejçar.
Author: Hamdi Kumanova
TV21 mëson se ish kryetari i Komunës Qendër, dhe ish zëvendësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, do të jetë drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë. Për momentin me këtë drejtori udhëheq Festim Halili nga rradhët e BDI-së. Një tjetër zëvendësministër nga qeveria e mëparshme do të jetë drejtor në Ndërmarrje Publike. Bëhet fjalë për Jani Makradulin, i cili ishte Zëvendës Ministër i Mjedisit dhe ish Nënkryetari i Kuvendit, i cili tash do të drejtojë Postat e Maqedonisë. E ndërsa drejtori aktual postave Ejup Rustemi, do të menaxhojë me Rrugët e shtetërore. TV21 mëson se ish kryetari…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca plenare, ku në rend dite janë edhe ndryshimet në ligjin për mbrojtje shëndetësore të popullatës nga sëmundje infektive me të cilat do të mundësohet zbatim më efikas i inspektimeve me qytetarët e padisiplinuar i personat juridik (objektet hotelierike), shkruan Portalb.mk. Ndryshimet e ligjit papraprakisht ishin paralajmëruar që të jenë në seancën e 20 tetorit, por kjo pikë u hoq nga rendi i ditës, sepse VMRO-DPMNE kërkoi kohë t’i shqyrtojë. Me ndryshimet e reja, mbajtja e maskës do të jetë e domosdoshme në ambiente të hapura, ndalohet…
Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë dhënë dorëheqje në Kuvend, shkruan SHENJA. Dorëheqjet vijnë pasi të tre do të marrin posta në drejtori. Zekiri do të shkojnë në Fondi Shëndetësor, Llukarevska në DAP, ndërsa Kadrija në AEK. Në seancën e sotme përpos dorëheqjeve të tyre do të konstatohet edhe dorëheqja e deputetit Igor Durllovski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook apelon deri tek Qeveria, që të sëmurit kronikë të lirohen nga puna, për shkak, siç thotë ai, ajrit të ndotur dhe pandemisë me Covid-19. “Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë e COVID, i bëj thirrje Qeverisë, ministrit të Shëndetësisë Filipçe dhe komisionit politik për sëmundjet infektive, që të lirohen nga puna të sëmurët kronikë. Sidomos ata me sëmundje të mushkërive”, ka shkruar mes tjerash Mickoski. https://www.facebook.com/MickoskiHristijan/posts/1702679473240838
Gjatë 24 orëve të fundit (26/27.10.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 747 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Industria e shitjes me pakicë ka kaluar rrugë të gjatë nga shkëmbimi i thjeshtë tregtar i llojit “merre këtë lopë në këmbim të 5 shportave me grurë”. Konsumatorët çdo ditë më shumë presin nga kompanitë e shitjes me pakicë. Ata duan përvoja të personalizuara, por edhe komoditet dhe efikasitet. Kompanitë vazhdojnë të ndryshojnë dhe të zhvillohen në mënyrë që të përmbushin nevojat e konsumatorëve dhe të plotësojnë kërkesat e tyre. Grupacioni “Balfin” është pioner në krijimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë, duke u mundësuar konsumatorëve qasje në një larmi markash dhe produkte cilësore me çmimin më të mirë. Aktivitetet…
Ministri i Drejtësisë pohon se gjyqësori mund të funksionojë online, por një pjesë e ekspertëve thonë se për momentin kjo është e pamundur. Kryetari i Gjykatës Civile, Ilir Sulejmani për Alsat thekson se procedura aspak nuk është e thjeshtë. Duhet ndryshim të Ligjeve, në këtë rast ndryshim i Ligjit për Procedurë Civile, Rregullores Gjyqësore, Ligjit për Menaxhimin e Çështjeve. Megjithëse ekzistonte vullneti tek gjyqtarët dhe administrata, pa ndryshime ligjore, gjykimi përmes internetit për momentin është i vështirë. Për momentin, nuk është nëse gjykatësit, gjykata duan apo nuk duan gjykim përmes internetit. Fundja, në rrethana të tilla shoqërore me situatën e…
Agjencia për rini dhe sport deri të premten do të ketë të hapur mundësinë që të rinjtë deri në moshën 29-të vjeçare të aplikojnë për të fituar mbështetje prej 440 mijë denarëve, transmeton Portalb.mk. “Pas përfundimit të thirrjes publike do të ndahet shpërblim financiar për nisje të realizimit të idesë më të mirë për biznes, në shumë prej 440 000,00 denarësh”, sqarojnë nga Agjencia. Agjencia ka bërë të ditur edhe kushtet. Si mosha prej 19 deri 29 vjet, të jenë shtetas të RMV-së, një person vetëm me një plan ka të drejtë të aplikon. Gjithashtu duhet të jenë të papunësuar,…
Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit i drejtojnë gishtin njëra-tjetrës duke e lënë pezull çështjen e vendkalimit ilegal të këmbësorëve në Bit Pazar në Shkup. Nga Komuna e Çairit thonë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga Qyteti i Shkupit, ndërkaq nga atje thonë se po këta të fundit duhet të japin leje për fillimin e punimeve për zgjidhjen e problemit në këtë vendkalim. Vendkalimi ilegal i këmbësorëve në Bit Pazar edhe sot e kësaj dite mbetet çështje e pazgjidhur nga autoritetet e institucioneve të pushtetit lokal, ndonëse ky vendkalim në fakt përdoret nga qytetarët. Nga Qyteti i Shkupit…
Viktimë e koronavirusit ka mbetur edhe një 34-vjeçar dibran. Siç raportohet Krenar Jegeni humbi jetën pasi u infektua. Ai ndërroi jetë të shtunën në Klinikat e Shkupit. Ai ishte i martuar . Lajmin për vdekjen e tij e kanë shpërndarë në rrjetet sociale familjarët dhe të afërmit. “Përpiqem të shkruaj disa rreshta,por e kam shumë të vështirë.Me këtë ikje të parakohshme,na le pa fjalë,na këpute… U prehsh në paqe miku im dhe i gjithë dibranëve! I buzëqeshur dhe pozitiv, i dashur dhe human, i kulturuar dhe edukuar, ashtu siç ishe, do të mbajmë mend për jetë, o Nari i Parajsës!…
Epidemia po merr përmasa dramatike. Numri I të prekurve arrinë në 30% të personave të testuar, kurse numri I viktimave është alarmante. Me këto të dhëna VMRO-DPMNE-ja edhe një herë ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipche duke thënë se ai tashmë nuk ka ide se si t`I arsyetojë politikat e gabuara. MARIJA MITEVA – VMRO-DPMNE : “Duhet të përmendi se në këtë nivel të cënimit nga pandemia, Maqedonia fatkeqësisht ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë në 1 milion banorë. Prandaj vlerësojmë se duhet të reagoni më seriozisht, duhet që dikush për këtë situatë aktuale…

