Author: Hamdi Kumanova

Seanca kryesore për lëndën “TNT” e planifikuar për nesër është shtyrë për më 4 nëntor për shkak të vendimit për izolimin në shtëpi të njërit prej të pandehurve në këtë rast, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup. “Në Gjykatë është dorëzuar njoftim nga i pandehuri M.J., sipas të cilit, me vendim të autoriteteve shëndetësore, ai është ngarkuar me izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me një person të infektuar me virusin KOVID-19”, thuhet në kumtesë. Për shkak të kësaj, Gjykata e shtyn seancën e nesërme për lëndën “TNT” dhe e cakton vazhdimin e radhës për më 4 nëntor në…

Lexo më Shumë

44 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare fituan të drejtën e pagës së rregullt pas përfundimit të mandatit. Pas miratimit nga Kuvendi, ata do të paguhen në mënyrë plotësuese edhe për tre muaj deri në një vit, si rezultat i të drejtës ligjore për apanazh. Mesatarisht, paga e tyre bruto në muaj do të mbetet e njëjtë si gjatë ushtrimit të funksionit, 100 mijë denarë ose rreth 650 mijë denarë neto. Të drejtë apanazhi kanë të gjithë ish funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar të cilët pas përfundimit të mandatit nuk kthehen në punët e tyre të mëhershme dhe që…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 89-të i konfirmoi deputetët e rinj – Mirçe Axhioski në NJZ5 nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”, Rina Ajdari për NJZ6 nga BDI-ja, Mirosllav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska, të dy në NJZ2 nga koalicioni “Mundemi”. Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski informon se e kanë shqyrtuar raportimin e kryetarit të Kuvendit me të cilin, siç tha, na informon se Kuvendi në seancën e sotme i konstaton dorëheqjet e deputetëve Igor Durllovski nga NJZ5 prej VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë” për Bajram Rexhepin nga NJZ6 prej BDI-së, Muhamed Zeqiri nga…

Lexo më Shumë

Mësimi online po zhvillohet në mënyrë solide, arsimtarët tanimë e kanë përvetësuar këtë mënyrë të zhvillimit të mësimit, ndërsa nxënësit kanë krijuar shprehi për prani në orët që zhvillohen online, thotë ministrja e arsimit, Milla Carovska. Deri më 20 nëntor nxënësit duhet të notohen, thotë Carovska, ndërsa notimi do të zhvillohet në formën që zhvillohet edhe mësimi. “Udhëzim për notim në tremujorin e parë është dërguar deri te arsimtarët dhe drejtorët, ndërsa nëpërmjet njoftimit në media janë njoftuar edhe prindërit. Në mënyrën siç ndiqet mësimi do të bëhet edhe notimi, përveç në rastet kur arsimtari ka vështirësi për notim, atëherë…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, për periudhën prej 19 deri më 25 tetor, gjithsej 13,993 materiale janë testuar në laboratorë ku kryhet testimi molekular për praninë e SARS-CoV-2. Është vërejtur rritje prej 5.9 për qind krahasuar me javën e kaluar, informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë. Janë regjistruar 3,410 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, që është një rritje prej 27.4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,654; 48.5%), ku incidenca më e lartë javore është regjistruar – 267.8 / 100,000. Në periudhën e…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Shkupit edhe sot kanë dalë në protesta, duke kërkuar paga më të mëdha. Gjatë shprehjes së revoltës së tyre, ata janë takuar me kryetarin Petre Shilegov, me të cilin edhe kanë diskutuar herë pas here me tone të larta. Zjarrfikësit thonë se paga prej 19 mijë denarëve që e marrin është poshtëruese, për punën që e bëjnë. Ndërsa Shilegov i përsëriti fjalët e tij të mëhershme: “Nëse doni të largoheni, shkoni – do të shpallim konkurs për zjarrfikës tjerë”. “Ua paguajmë shërbimet mjekësore, si dhe mundësinë për të marrë para nëse hasni në rrezik në vendin e punës.…

Lexo më Shumë

30% e personave që janë testuar për praninë e virusit kovid-19 në Tetovë kanë rezultuar pozitiv, deri tani janë kryer rreth 2000 teste në këtë rajon, kështu informoi sot shefja e departamentit të epidemiologjisë në Tetovë, Suzana Subashiq. Ndërkaq e njëjta nuk u pajtua me propozimin e Shtabit të Krizës së Komunës së Tetovës që mësimdhënësit të punojnë nga shtëpia, thotë se nuk ka nevojë për diçka të tillë. Rreth 20 mësimdhënës në Tetovë aktualisht janë pozitiv me kovid-19, shkruan Portalb.mk. Gjatë stinës së verës përqindja e personave që rezultonin pozitiv nga tërësia e testeve të kryera për një ditë…

Lexo më Shumë

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një repart tjetër i pranimit, me një laborant dhe një administrator, me të cilin do të përshpejtojë procedurën për marrjen e testeve të KOVID-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke potencuar se reparti i pranimit do të jetë i mbingarkuar me punë sepse pacientët që vijnë për testim do të shpërndahen në dy pika. Pika do të punojë çdo ditë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14 të pasdites për të marrë strisho dhe nga ora 18  deri në orën 20 të për…

Lexo më Shumë

Ndikimi i krizës shëndetësore në aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë është mesatar, sipas të dhënave në dispozicion të Bankës Popullore, të cilat tregojnë rimëkëmbje graduale të ekonomisë. “Sipas të dhënave të publikuara të BPV-së, në gjysmën e parë të vitit 2020 BPV-js reale është ulur për 6.4 për qind në bazë vjetore, e cila është akoma një realizim pak më i dobët krahasuar me parashikimet e prillit, për shkak të shmangieve për tremujorin e parë. Ne lidhje me aktivitetin ekonomik në tremujorin e tretë të vitit 2020, aktualisht i disponueshëm të dhëna me frekuencë të lartë për periudhën korrik-gusht…

Lexo më Shumë

Dhjetë vendet e parashikuara për pacientët me koronavirus në Repartin Intern në Spitalin e Strugës tashmë janë mbushur. Për momentin, siç informon drejtori Muhamed Asani, në spital janë shtrirë 13 pacientë. “Njëmbëdhjetë janë pozitiv me Covid-19, kurse dy po presin rezultatet. Në Klinikën Interne janë planifikuar 10 krevate, por po gjindemi. Po presim spitalin modular Deri sa të vjen, do të përpiqemi të t`i përshtatemi nevojave, deklaroi Asani. Asani theksoi se spitali ka mundësi të tjera për ri-adaptim të për pacient me Covid 19. “Po kërkojmë alternativë për kujdes të pacientët me pasqyrë të rëndë Klinike”, tha Asani. Spitali i…

Lexo më Shumë

Kuvendi në seancën e sotme ka konstatuar dorëheqjet e katër deputetëve, respektivisht dorëheqjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Igor Durllovski, të deputetit të BDI-së Bajram Rexhepi dhe të dy deputetëve të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska. Asnjëri prej deputetëve nuk e elaboroi dorëheqjen para Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka ftuar KSHZ-në që të njoftojë Kuvendin për kandidatët e ri që vijojnë sipas listës me qëllim që të verifikohen mandatet.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për “TV21” deklaroi se nuk ka pasur kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, por se do të kryejë testimin për coronavirus. “Nuk kam pasur kontakt direkt me Oliver Spasovskin jashtë protokolleve për mbrojtje personale, gjithmonë kemi mbajtur distancë dhe maska, në përputhje me protokollet. Gjegjësisht përderisa njëri flet pa maskë në fytyrë, të tjerët mbajnë maska, njëkohësisht mbahet edhe distanca. Megjithatë do të testohem pasi që është ajo është e mençur dhe e përgjegjëshme”, tha Zaev. Dje Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook informoi se…

Lexo më Shumë