Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka kapur një qytetarë i cili nuk ka respektuar vendimin e Inspektoratit Sanitaro Shëndetësor për izolim si pasojë e Covid-19. “SPB-Tetovë gjatë 24 orëve të fundit ka kryer kontrolle të 785 personave për të cilët Inspektorati ka dhënë vendim për izolim shtëpiak. Gjatë kontrolleve është konstatuar se një person nga Tetova nuk ka respektuar vendimin dhe për të është përgatitur padi penale, komfor nenit 205 të Kodit Penal”, deklaroi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifoski. Ky është rasti i dytë për këtë muaj. Më 1 tetor një person nga Nga Pllaçishtja e Poshtër e…
Author: Hamdi Kumanova
Nesër, 29 Tetor 2020 ( E Enjte ), me fillim në ora 11.00 në Kabinetin e Presidentit në “Vila Vodno” do të mbahets eanca e Këshillit për Siguri të RMV-së – thuhet në një njoftim nga Presidenca. Në seancë, krahas anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, do të merr pjesë edhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sic thuhet në njoftim, në seancën e 9-të të Këshillit të Sigurisë do të bisedohet për situatën aktuale me pandeminë e COVID-19 në territorin e RMV-së dhe për masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.
Koha nuk është aleati ynë. Për t’ju përgjigjur kësaj sfide me Bullgarinë, ne duhet të kthehemi prapa, theksoi ish-kryeministri Vllado Buçkovski në për “TV24” për çështjen nëse Bullgaria do të bllokojë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së. Ai thotë se pala bullgare këmbëngul të përdorë formulimin e Marrëveshjes së Miqësisë. “Ata po përpiqen të bëjnë një dallim midis një historisë së përbashkët dhe asaj të ndarë të përbashkët. Çështjet e pakicave insistohen të mos ndërhyjnë në punët e brendshme. Gjërat janë mjaft të komplikuara. Historianët përpiqen të përfitojnë sa më shumë prej saj. Nuk besoj se Komisioni i Përbashkët…
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska është pozitive në Kovid-19. Përmes profilit të saj në Fejsbuk ajo e informoi opinionin se dje ka marrë rezultat pozitiv për Kovid-19. “Nuk kam simptoma dhe po ndjehem mirë, por jam testuar për shkak të sigurisë duke i pasur parasysh aktivitetet e mia profesionale por edhe private. Vlerësova se kjo është e drejtë dhe përgjegjësi. Gjatë ditës së nesërme do të testohen edhe fëmijët dhe bashkëshorti im”, shkruan Kuzeska në statusin e saj në Fejsbuk, njëherësh bën apel për respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.
Aktivitet i përforcuar diplomatik i Qeverisë në prag të samiteve të BE-së në të cilat priten vendimet kyçe për finalizimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare deri të fund të këtij viti gjatë periudhës së kryesimit gjerman, me çka edhe zyrtarisht fillon procesi negociues. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov prej dje ndodhet për vizitë dyditëshe në Paris, në tentim që të sigurojë mbështetjen franceze në kontekst të rrumbullakësimit të suksesshëm të rrëfimit tonë evropian të këtij viti. Ai dje në takimin me sekretarin shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë franceze për Evropë dhe punë të…
Në këtë moment nuk ka baza ligjore për gjykim onlajn, mendon kështu prokurori publik Lubomir Joveski. Në intervistën për TV 24, Joveski theksoi se paraprakisht në Gjykatës Themelore Kavadar, prokuroria tregoi se mund të marrë pjesë në onlajn gjykime, por në këtë rast bëhej fjalë për një numër të vogël të të akuzuarve dhe për vepra të lehta penale, ku kishte harmonizim edhe nga i akuzuari. “Për këto vepra profile penale legjislacioni aktual nuk siguron baza që të gjykohen në atë mënyrë. Për shkak të kësaj është i nevojshëm ndryshim i legjislacionit të procesit, gjegjësisht potencoj se ky ligj sillet…
Pas takimit të tij virtual me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq të realizuar dje, eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders në një deklaratë me shkrim për MIA-n porosit se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat gjyqësore, veçanërisht në fushën e të drejtave themelore. Rejnders dhe Mariçiq përmes video konferencës diskutuan mbi gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në shërbimet e inteligjencës dhe administratës publike të cilat janë parakushtet thelbësore përhapjen e kapitujve të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. “Rruga për reforma përmban sfida, veçanërisht duke i pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme të…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar nga qeveria që të sjell vendim që gratë shtatzëna të lirohen nga puna. Këtë kërkesë të tij ai e arsyeton me rritjen enorme të numrit të të infektuarve dhe ndotjes së ajrit. “Për shkak të ndotjes enorme të ajrit, paralelisht edhe me pandeminë, apeloj që gratë shtatzëna të lirohen nga puna, edhe në sektorin shtetëror edhe në atë privat. Dje gjithashtu kam propozuar që kjo të ndodh edhe me të sëmurët kronik shëndeti i të cilëve është në rrezik. Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore flet se sa është…
Agim Baci Pak kohë më parë, UNICEF-i nisi një fushatë në Suedi me moton: “Like-t nuk shpëtojnë jetë”. Fushata i drejtohej indiferentizmit real të njerëzve në jetën e përditshme përballë pasojave negative të shumë fëmijëve, viktima të bulizmit, ndërkohë që aktet pozitive apo reagimet online të shumë personave kundër këtij fenomeni merrnin në mënyrë virtuale “like”. Fushata, në fakt, preku njërën nga plagët që vijojmë të prekim çdo ditë në jetët tona- indiferencën në rritje përballë së keqes. Pavarësisht artikulimit shumë të mirë online, në profile të ndryshme, më tepër duket sikur prekim vetëm “dy minutat e së vërtetës” të…
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Marko Karaxhovski për servisin publik deklaroi se nëse vendi nuk dëshiron që të përfshihet nga skenari i zi atëherë duhet vetëm të respektohen masat. “Nuk mundet që diçka të jetë e keqe në vend, ndërsa ne të heshtim dhe mos ta tregojmë. Nëse Maqedonia nuk e dëshiron skenarin e zi, për të cilin jemi të përgatitur, masat tashmë janë dhënë, vetëm duhet të respektohen”, tha Karaxhovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se është i dëshpëruar nga popullata të cilët duhet të jenë shembull se si të sillemi gjatë kohës me coronavirus. “Njerëzit në muajt…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë miratoi blerjen e ilaçit “Veklury (Remdesivir)”, e pranuar në trajtimin e Kovid-19, transmeton SHENJA. Blerja e ilaçit do të bëhet përmes Marrëveshjes për blerje të përbashkët e nënshkruar më Komisionin Evropian. Venko Filipçe është caktuar nga Qeveria për të nënshkruar dhe realizuar Marrëveshjen e veçantë për blerje publike të ilaçit. “Qeveria e ngarkoi Ministrinë e financave të sigurojë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së shëndetësisë për vitin 2020 të shtojë 13,500,000 denarë për blerjen e ilaçit “Veklury (remdesivir)” për muajin tetor”, sqarojnë nga Qeveria.
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 830 gjoba për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme bën apel deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga Covid-19.

