Asnjë deputet ose i punësuar në Kuvend nuk do të shkojë në izolim për kontakt me deputeten Sllavjanka Petrovska, e cika para dy dite njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Petrovska nuk ka pasur kontakte të rrezikshme në Kuvend Në izolim do të shkojnë vetëm anëtarët e familjes së saj”, njoftoi Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik. Ndryshe, para Petrovskës pozitiv me Covid-19 kanë qenë edhe katër deputetë të Kuvendit, të cilët tashmë janë shëruar.
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska vlerëson se gjendja me pandeminë nëpër çerdhe është nën kontrollë. Shahpaska theksoi se këtë e dëshmojnë shifrat e Covid-19 nëpër çerdhe. “Që nga hapja e çerdheve më 9 shtator deri më sot janë regjistruar gjithsej 33 fëmijë pozitiv me Covid-19 dhe 109 të punësuar nëpër çerdhe. Për momentin në izolim janë 107 të punësuar dhe 650 fëmijë”, informoi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska.
Arkëtimi i kuponëve të turizmit bëhet ngadalë, reagojnë hotelierët dhe qiradhënësit privat të banesave në Ohër dhe Strugë. Para fillimit të sezonit turistik këtë verë, shteti shpërndau më shumë se 120.000 kuponë për personat me të ardhura të ulëta, për të ndihmuar turizmin. Rreth 40.000 janë përdorur deri më tani. Shoqata Hotelierike thotë se të gjithë anëtarët e saj kanë parashtruar kërkesa, për kuponët e përdorur. E vërtetë është që shkon ngadalë. Nuk e di arsyen. Nuk mund të kuptoj. Por, mendoj se nëse fondet ishin siguruar, duhet të bëhej me procedurë të përshpejtuar dhe të kompletohej. Te ne deri…
Kuvendi duhet të sigurojë metoda për qasje të plotë të gazetarëve në të gjitha seancat e të gjitha trupave punuese, vlerësojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Dragan Sekullovski nuk sheh pengesë ose arsye se pse Kuvendi nuk mundet që për të gjitha debatet e komisioneve, ashtu si seancat plenare të ketë lidhje (linqe) në faqen elektronike të cilat do të mund të ndiqen nga të gjithë gazetarët por edhe qytetarët. Këtu para së gjithash do të doja të ju kujtoj për detyrimet ligjore të Kuvendit, i cili si ligjvënës duhet të ketë standarde më të larta kur bëhet fjalë…
Zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) kanë thënë për Telegrafin se mësimi është duke shkuar në mënyrë të rregullt ashtu siç është paraparë dhe se aktualisht nuk është duke u planifikuar të kalohet në mësimin online. Diellza Kukaj, zëdhënëse në MASH, njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se zërat që po qarkullojnë se nga java e ardhshme do të kthehet mësimi online nuk është i vërtetë. Sipas saj, çdo gjë është duke shkuar në mënyrë të rregullt, ashtu siç është parapare më skenarët e MASh-it. Kukaj tha se edhe klasat…
“Ekzistojnë shumë spekulime në media për shumë tema. Nuk mendoj se është e dobishme të shtoj diçka për ato spekulime, por ajo që është e rëndësishme është se dialogu duhet të vazhdojë”. Kështu thotë euroambasadori në Shkup David Geer, i pyetur në lidhje me çështjen në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe shkrimet nga “Politico” se është arritur konsensus në BE rreth kërkesave të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Tani duhet të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese, si një pikë referente në negociatat për anëtarësim në BE dhe më pas do të mund të kemi konferencën ndërqeveritare që ta…
Mbrëmjen e djeshme policia ka kryer disa aksione në rajonin e Kavadarit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski sot tha se janë arrestuar gjithsej tetë persona për trafikim me lëndë narkotike. “Është konfiskuar marijuhanë, hashish, kokain, dhe gjatë ditës së sotme të gjithë këto persona do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake, që të sanksionohen”, tha Angellovski nga Kavadarci.
Vjen periudha kur moti po ftohet, ndërsa ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë është shumë me rëndësi secili prej nesh të kujdeset për shëndetin personal, dhe madje edhe nga ftohja dhe gripi sezonal. Në këtë kuptim, mbulimi i gojës dhe hundës, maskë, shall mundëson të thithim ajër të ngrohtë, të mos gjendemi në grupin në të cilin ka bartës së virusit dhe të shmanget ndikimi i dëmshëm i grimcave PM 10 për të cilat ka dëshmi se i mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme të pikave të gëlbazës gjatë të folurit, thotë…
Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kërkon që deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet, duke i mbështetur ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2020, me të cilat, siç shkruajnë, sigurohen 470 milion euro për realizimim e pakos së katërt të masave të krijuara nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së, për ballafaqim me pasojat ekonomike të koronakrizës. “Mjetet e kësaj pako të masave do të destinohen për mbështetje të 83.000 vendeve të punës, gjegjësisht me 70 milion euro, do të subvencionohen gjithsej 250.000 paga për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Këtë herë, mbështetja…
Gjykata e Apelit në Shkup solli vendim me të cilën hidhet poshtë ankesa e Komunës së Gazi Babës dhe vërtetohet vendimi i Gjykatës Administrative në Shkup me të cilën vërtetohet se Komuna e Gazi Babës si e paditur ka kryer diskriminim mbi baza të gjuhës dhe përfaqësimit gjuhësor në sferën e raporteve të punës dhe i ndalohet ndërmarrja e veprimeve të mëtutjeshme të diskriminimit, deklaroi për Almakos, avokati Petro Janura. “Kjo nënkupton se bëhet fjalë për një vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Bëhet fjalë për ngjarje ku paditësi dhe një koleg i tij që janë administrator shtetëror në Komunën e Gazi…
Ermir Gjinishi Shqipëria po rrëshqet në totalitarizëm mafioz. Nga republikë parlamentare jemi kthyer në republikë kryeministrore. Jetojmë në një sistem pluralist por kemi një rend monist. Kemi një parlament monopartiak, pa opozitë, që nuk plotëson as numrat. Qeverisja është mpleksur aq thellë me krimin, saqë është peng i tij. Sovrani nuk ka të drejtë të zgjedhë, por imponohet të aprovojë vetëm ç’ka i serviret nga bota e krimit, si në zgjedhjet e Qershorit 2019. Mediat kërcënohen me gojëkyçje nga një ligj i refuzuar prej BE-së, që dënon me vdekje fjalën e lirë. Sekti i rilindjes e ka kthyer Shqipërinë në…
Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar njëmujor ndaj transportit publik në Tetovë dhe Gostivar, dje janë zbuluar gjithsej 13 automjete ,(Tetovë-6 dhe Gostivar-7), kryesisht furgonë, pronarët e të cilëve nuk kishin licencë për të kryer një transport të tillë informon Tetovasot. Pronarëve të automjeteve u janë përgaditur padi adekaute penale sipas nenit 284 A të Kodit Penal për “kryerjen e transportit publik pa licencë” dhe do të përballen me sanksionet e parapara ligjore. Dje, gjithashtu në Tetovë, janë zbuluar 4 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa kaluar testin për patentë shoferi apo patentë të vlefshme për shofer,…

