Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Naser Nuredini, ka njoftuar se do të jetë në izolim gjatë ditëve të ardhshme, për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai thotë se ka bërë testim dhe ka rezultuar negativ, megjithatë do të jetë në vetizolim dhe ditët e ardhshme do të punojë nga shtëpia. “Dua të ju informoj të gjithëve që jam në vetë izolim nga dita e djeshme. Unë u informova se një person me të cilin kam pasur takim pune të martën ka rezultuar pozitiv për COVID 19, dhe megjithëse protokolli i distancës…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takim pune me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha dhe Nënkryetarët Arsim Papraniku, Ejup Abdullai dhe si dhe me anëtaren e Odës, Qanije Selimi. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Odës dhe Ministrisë së Ekonomisë, në drejtim të krijimit të masave dhe politikave për përmirësimin e kushteve të punës të kompanive. Për atë qëllim, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore caktoi një nga anëtarët e saj i cili do të jetë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Odës dhe Ministrisë së Ekonomisë në drejtim të krijimit të masave për mbështetje të…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ruajnë 418.644 milionë denarë në bankat në vend. Shumica e depozitave janë për individë, dhe një shumë më e vogël për sektorin korporativ. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se qytetarët në banka deri në shtator të vitit 2020 kanë 278,469 milionë denarë, nga të cilat 145,806 milionë denarë janë në denarë dhe 132,663 milionë denarë në valutë të huaj. Në sektorin korporativ, gjithsej depozitat arrijnë në 112,505 milionë denarë, shumica e të cilave janë në denarë në vlerë prej 79,641 milion denarësh dhe në valutë të huaj 32,865 milionë denarë. Sot në vend festohet…

Lexo më Shumë

Nga 2 nëntori deri më 15 nëntor qytetarët të cilët kanë borxh në ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” do të mund ta paguajnë të njëjtën pa kamatë për pagesën e vonuar. “N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimet – Shkup”, duke pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike si rezultat i pandemisë, përsëri plotëson nevojat e qytetarëve. Gjegjësisht, çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në 2 pasdite, qytetarët mund të drejtohen në Sektorin për Grumbullim, për pagimin e borxheve deri në 24 këste mujore, varësisht nga shuma e borxhit”, thuhet në njoftimin e sotëm. N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njofton se sportelet dezinfektohen gjatë…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot duhet të arrijnë 60 respiratorë, donacion nga NATO për ballafaqim me pasojat e pandemisë së Covid-19. Donacionin nga NATO, në vlerë prej 1,4 milion euro, do ta pranojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton Portalb.mk. Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konferencë të përbashkët për media më 8 tetor pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, ku paralajmëroi këtë ndihmë, tha se se kjo organizatë do t’i ofrojë vendit ndihmë të përbërë prej pajisjeve mjekësore në vlerë prej rreth 1,4…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev pretendent për t’i zënë pozitën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski heq dorë nga protesta e thirrur për ditën e hënë para selisë së partisë opozitare maqedonase, për të kërkuar largimin e Mickovskit. Ky vendim sipas Jançev bazohet në paralajmërimet kundër protestë nga Aleksander Pandov, akt ky i cili sipas tij mund t’i vë në konflikt fizik dy grupet e interesit. Rrezik shtesë sipas Jançev paraqet edhe grumbullimi i njerëzve të cilët kanë shprehur interes të protestojnë. Vendosëm që protestat t’i mbajmë në një formë tjetër dhe ta dërgojmë porosinë në vend duke…

Lexo më Shumë

Prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së për periudhën në vijim, sfidat e rrugës së eurointegrimeve, ngjarjet rajonale shëndetsore dhe poltike, interesi i përbashkët gjeostrategjik për afrimin e rajonit drejt BE-së, ishin temat ku sot në Paris, zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov bisedoi në sesionin në përbërje të zgjeruar në Senatin francez, ku kryesoi Zhan-Fransua Rapen, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane. Dimitrov tha se mbështetja dhe miqësia është një nga motorët e Bashkimit Evropian, në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen evropiane. Sipas tij, Maqedonia e Veriut i përket Evropës, jo vetëm gjeografikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke biseduar për…

Lexo më Shumë

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë gjatë javës së ardhshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, por këtë vit vaksinat komerciale do të jenë me çmime më të larta. Vitin e kaluar vaksinat ndaj gripit sezonal kanë kushtuar 650 denarë, ndërsa këtë vit do të jenë 800 denarë, përcjell. Qendra për Shëndet Publik ka blerë 4 mijë vaksina komerciale, prodhim nga Sanofi Pasteur, Francë (VAXIGRIP TETRA). Vaksinimi do të bëhet në Qendrat për Shëndet Publik. “Rritja e çmimit të vaksinave për dallim nga viti i kaluar, është për shkak të faktit se tani çmimi blerës është 650 denarë, ndërsa 160…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përkushtim po punon që në përmbajtjet arsimore të fut arsimimin mediatik. Byroja për Zhvillim të Arsimit gjatë periudhës së kaluar punoi në futjen ose përpunimin e kurrikulave të cilat më tutje do të përfshiheshin në lëndët ekzistuese. Këtë sot e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në onllajn tryezën e rrumbullakët në temë ” Nevoja dhe mundësitë për përfshirje të arsimimit mediatik në arsimin formal në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në organizim të Institutit për Media të Maqedonisë (IMM) dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. “Për momentin…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është shtrirë në Klinikën Infektive, pas komplikimeve që ka pasur nga Covid-19, shkruan “360 gradë”. Nga Qeveria thonë se nuk kanë informacione në lidhje me rastin, ndërsa burime brenda personelit mjekësorë njoftojnë se Rashkovski është shtrirë në spital. Gjendja e tij shëndetësore është nën kontroll, por që “mesatarisht është përkeqësuar”.

Lexo më Shumë

Ambasadorja gjermane Anke Holshtajn e riafirmon pozitën e Gjermanisë se cak i kryesimit gjerman me BE-në është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të tyre deri në fund të vitit dhe se kjo është në interes të të gjitha palëve të përfshira. “Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është qëllimi ynë si kryesim gjerman në suaza të procesit të zgjerimit dhe ne fuqishëm i bashkangjitemi drejt atij qëllimi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mundësojmë të ndodh kjo. Në kontakt të afërt jemi me të gjitha…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se prej dje ka filluar aplikimi për fitimin e të drejtës së bursës për nxënësit për vitin shkollor 2020/2021. Konkursi është publikuar në internet faqen e MASH, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 9 nëntori. Përveç kategorive të zakonshme të bursave që janë ofruar deri më tani: bursa për mbështetjen sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, nxënës të talentuar sportistë, fëmijët pa prindër, nxënës me nevoja të veçanta, nxënës të regjistruar në SHMSH “Akademia e Sporteve”, bursa për nxënësit romë dhe për studentë nga profesioni i hotelierisë dhe…

Lexo më Shumë