Author: Hamdi Kumanova

Ministri për vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski sot do të realizojë takim pune në Republikën e Shqipërisë. Milevski do të takohet me zv/ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Sokol Dedja. Në takim pritet të diskutohet për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të programit IPA 3, për periudhën 2021-2027.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot bëri të ditur se ka rezultuar negativ në testin për coronavirus. “Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të gjithëve rreth nesh. Me respektim të plotë të masave dhe rekomandimeve secili prej nesh mund të kontribuojë për shëndetin publik”, thotë Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni. Zaev bën thirrje që të mbahen maskat mbrojtëse, të mbahet largësia trupore dhe të shmangim ngjarjet ku ka grupime dhe me këtë mënyrë do të fitohet lufta me coronavirusin. Ndryshe, mbrëmë ministri i MPB-së, Oliver Spasovski bëri të ditur se është infektuar me coronavirus…

Lexo më Shumë

Me 23 vota “për”, 10 “kundër” dhe një i “përmbajtur” në kuadër të seancës së 57-të, këshilltarët e sollën ribalansin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se me ribalansin e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2020 rritet për 81 milionë denarë, që paraqet rritje prej 1 për qind në krahasim me buxhetin e parë. “Rritja propozohet edhe në buxhetin e kredive (245 milionë denarë) për ndërtimin dhe rikonstruimin e shumë rrugëve dhe bulevardeve nëpër qytetin e Shkupit. Rrija kryhet edhe në buxheti e doracioneve (4 milionë denarë) për shkak të buxhetimit të…

Lexo më Shumë

Rafiz Aliti, i njohur në opinion me nofkën e luftës, Komandant Msusi në një prononcim për News33 ka komentuar deklaratën e kreut të Komunës Qendër ku thotë se Kosova është Serbi. Msusi i luftës thotë se Bogdanoviq me këtë deklaratë mundohet ta josh komunitetin Serb. Por shton se bogdanoviq duhet t’jep dorëheqje morale. Rafiz Aliti më tej tha se kreu i komunës është kundër vet politikave të proklamuara nga kryeministri dhe LSDM-ja. Pohon se deklaratat e tilla prishin edhe imazhin e shtetit. Komandant msusi thotë se ish ushtarët nuk iritohen nga deklarata të tilla. Porositi Bogdanoviqin që të lexoj histori.…

Lexo më Shumë

Përqindja e të infektuarëve të nxënësve dhe kuadrit mësimor, në shkolla fillore dhe të mesme është më pak se 1 për qind, që nga nisja e vitit shkollor. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në bazë të këtyre të dhënave, sipas tyre mund të konkludohet se protokollet janë efektiv në uljen e rreziqeve për përhapjen e virusit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës “Sipas raporetve të cilat shkollat çdo ditë i dorëzojnë në MASH, nga numri i përgjithshëm prej 259.235 nxënës në nivel shtetëror, përqindja e të infektuarve është vetëm 0,06%, ndërsa nga numri i përgjithshëm prej 27.955 mësimdhënës…

Lexo më Shumë

Mbështetja franceze në kontekst të rrumbullaksimit të suksesshëm të tregimit tonë evropian këtë vit, ishte tema kryesore në takimin e zpëvendës kryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Kleman Bon në Paris. “Mbështetja parimore franceze e shprehur edhe përmes qasjes së re për negociata, është edhe një element i rëndësishëm në periudhën kyçe për miratimin e dokumentit i cili do të mundësojë fillimin e procesit negociues këtë vit. Element që jep të drejtë të besojmë në sukses që i duhet edhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska beson se kjo mënyrë e mësimit që po zhvillohet tani, do të vazhdoj deri në fund të vitit shkollor. Për rotacion të nxënësve për një javë shtoi ajo, do të mendohej nëse situata, siç tha, do të qëndronte në nivelin e 1 tetorit dhe nëse numri i të infektuarve të rinj do të ulej. Udhëzimet për formimin e notave për tremujorin e parë, kujtoi ajo u janë dërguar tashmë mësuesve dhe drejtorëve. Atje ku do të ketë sfidë në formimin e notës onlajn dhe ndjekjen e mësimi në distancë, nxënësi siç u shpreh…

Lexo më Shumë

Në suaza të Samitit të tretë digjital të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit u mbajt drejtpërdrejt në Tiranë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në sesionin e titulluar: ,,Roli i Qeverive në transformoimin digjital”. Në këtë Samit digjital, i cili u mbajt në suaza të procesit të Berlinit, marrin pjesë përfaqësues të lartë qeveritar nga rajoni, Komisioni Evropian, Këshilli i bashkëpunimit rajonal, përfaqësues të shoqërisë së biznesit dhe palë të tjera relevante të interesuara. Ministri Shaqiri, kishte mundësinë të shkëmbejë pikëpamje, përvoja, suksese, por edhe sfida nga përshpejtimi i digjitalizimit. ,,Shtytësi kryesor i digjitalizimit është…

Lexo më Shumë

Kompanitë nuk do të kenë kohë që të aplikojnë për ndihmë shtetërore nëse Kuvendi nuk e miraton urgjentisht propozim-ligjin për ndihmë financiare për pagesën e rrogave. Kontabilistët i bënë thirrje Qeverisë që të miratojë zgjidhje ligjore me kohë në mënyrë që ekonomia të ketë kohë të mjaftueshme për t’i mbledhur dokumentet e nevojshme, sepse afatet janë të shkurtra. Pakoja e re e ndihmës mund të mos arrijë në kohë. “Ligji për mbështetje financiare për pagimin e pagave të tetorit, nëntorit dhe dhjetorit nuk është miratuar ende. Kërkesa për marrjen e ndihmës financiare do të duhet të dorëzohet më së voni…

Lexo më Shumë

Pas njoftimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski se ka rezultuar pozitiv me Covid19, ka nisur anketa epidemiologjike e të punësuarve në kabinetin e tij, ministrave, por edhe e bashkëpartiakëve të Spasovskit, më të cilët ishte në Kongresin e LSDM-së. Kryeministri Zoran Zaev tha se gjatë Kongresit janë respektuar të gjitha masat mbrojtëse, por megjithatë do t’i nënshtrohet testimit. “Nuk kisha kontakt të drejtpërdrejtë me Oliver Spasovskin jashtë protokolleve shëndetësore. Gjithmonë mbanim distancë dhe gjithmonë maskë. Përderisa njëri fliste pa maskë, të tjerët mbanin maska edhe pse mbahej distanca e domosdoshme. Por gjithsesi test do të bëjë për…

Lexo më Shumë

Vdiq një banore 65 vjeçare me Kovid-19 nga Kavadari, rrugës për në klinikën e Shkupit. Siç deklaroi për MIA-n dr. Riste Jovanovski, epidemiolog specialist nga Qendra për Shëndet Publik e Kavadarit, në 24 orët e fundit në Kavadar janë konfirmuar 11 raste pozitive. Të saposëmurët janë të moshës prej një deri në 61 vjet, nga të dy gjinitë. Një person i moshës 38 vjeçare është hospitalizuar në klinikën e Shkupit.

Lexo më Shumë