Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qendrës janë shqiptuar gjithsej 175 masa në komunikacion, mes të cilave 16 për vozitje të automjetet pa patent shoferi.
Janë shqiptuar 2 sanksione për automjete të paregjistruara, nëntë masa për përdorim të telefonit celular, ndërsa 13 janë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 23 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
MPB informon se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për të rritur sigurinë në komunikacion.



