Author: Hamdi Kumanova

Prej disa kohësh ka filluar një histeri e madhe “anti Erdogan” në Europë dhe në mediat e saj. Akuzohet për gjithçka të ndodhur; nga Libia në Jemen, nga Mesdheu në Armeni, nga Siria në Greqi, nga Qipro në Liban, e nga Holanda në Francë. Çdo dështim i brendshëm ose i jashtëm Europian i faturohet Erdoganit. Niset një kriminel nga Tunizia kalon dhe strehoet nga autoritetet në Itali, shkon dhe vret disa njerëz të pafajshëm në Nise, Francë, prapë debati publik është: “ Erdogani dhe panislamizni i tij”. Por si është e vërteta ? Në 18-të vjet Erdogani e ka transformuar…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim online me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke biseduar për bashkëpunimin rajonal, transmeton Portalb.mk. “Aktivitetet e iniciativës për bashkëpunim rajonal u anuluan për shkak të pandemisë KOVID-19 dhe zgjedhjeve në RMV dhe Serbi, dhe të tre liderët u pajtuan se kriza e theksoi nevojën për të rritur më tej bashkëpunimin dhe integrimin ekonomik rajonal”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së. Ata vlerësojnë se ky bashkëpunim është në përputhje me Samitin e Sofjes që do të mbahet në nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit. “Në këtë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencë onlajn përkushtuar arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me temën “Vlerat e përbashkëta, aftësitë dhe zhvillimi i qëndrueshëm”. Konferenca është mbështetur nga Shërbimi gjerman për këmbim akademik – DAAD. “Kjo platformë për këmbim të ekspertëve midis tre shteteve, e cila është mbështetur nga Shërbimi gjerman për këmbim akademik – DAAD, vjen në kohën e vërtetë. Në kushte të pandemisë, vlera e arsimit të lartë dhe shkencës bëhet ende më e rëndësishme, jo vetëm në ballafaqimin me pasojat, por edhe në disenjimin e shoqërive tona mbi bazat e qëndrueshme për të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 35-vjeçari që dje ndërroi jetë nga koronavirusi në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup nuk kishte asnjë sëmundje paraprake. Nga atje thonë se pacienti një javë ka qenë me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe molisje. “Është mjekuar nga mjeku amë dhe më 26 tetor është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ku për një kohë të shkurtër ka pasur përkeqësim të shpejtë të gjendjes. Nuk kishte sëmundje të tjera”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti 35-vjeçar që po mjekohej në Klinikën Infektive në Shkup dje ishte pacienti më i ri në moshë që humbi…

Lexo më Shumë

Më 29.10.2020 në ora 14.00 oficerët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuanr personin A.Z. (21) nga fshati Cerovë e Tetovës dhe në ora 16.30, personin R.M .(44) nga Tetova, nën dyshimin se kishin kryer dy vepra penale “mashtrim” dhe “abuzim i të dhënave personale”, duke vepruar sipas një raporti të datës 28.10.2020 nga personi D.B. (36) nga Republika e Kosovës në Departamentin e Policisë Kriminale – Departamenti i Krimit Ekonomik Tetovë, sipas të cilit një person në disa raste ai arriti të marrë para, përmes agjencive të transferit të shpejtë të parave, në vlerë prej 340 euro, 440 euro,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani javën e ardhshme do të ketë takim bilateral me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në Sofje. Osmani nuk deshi të zbuloj më shumë detaje rreth takimit, por vetëm tha se ky takim duhet të ndodh për shkak se po afrohen ditët kur duhet të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare. Ai më tej njoftoi se komisioni i përzier i historianëve ka arritur hapa konkret dhe takimi i tyre do të vazhdoj gjatë ditës. Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme “Grupet punuese vazhdojnë të punojnë. Presim që sot të vazhdojnë të punojnë. Mendoj se…

Lexo më Shumë

ZV/drejtor i Drejtorisë së të hyrave publike Abdulselam Selami dhe drejtoresha  Sanja Lukarevska realizuan takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore reth Modernizimit të Administratës tatimore , në të cilin Drejtoresha Lukarevska mes tjerash potencoi se bashkpunimi mes dy Institucioneve është shum i nevojshëm dhe reformat dhe modernizimi i DAP është pjes thelbsore. Zv/ drejtori Selami ka potencuar se modernizimi dhe investimi në IT sektorin është pjes shum e rëndësishme e Administratës në DAP.   

Lexo më Shumë

Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantinës. Kjo nënkupton se nuk vlen më masa e karantinës për qytetarët që shkojnë ose kthehen në Zvicër. Por kjo nuk do të thotë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës, sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceran ose raste të domosdoshme të cilat vlerësohen nga autoritetet zvicerane. “Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi, përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera) ose kur personi që…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Arsimit kërkon që mësimdhënësve të shkollave fillore, të ju paguhen orët shtesë. Kryatari Jakim Nedellkov bënë apel që mësimdhënësve të klasave nga e para deri në të tretën përshkak të zhvillimit të mësimit në dy grupe, në pagën e tyre mujore, t’u përllogariten edhe kontributet shtesë. Puna shtesë siç thotë Nedellkov është e rregulluar edhe në ligjin për Marrëdhënie Pune, por edhe në Marrëveshjen Kolektive. Prandaj arsyetimet e drejtorëve dhe kryetarëve të komunave për mos pagesën e kontributeve, nuk i pranojnë. Ndërsa në qoftë se thyejnë ligjin duke mos bërë pagesën, kërcënojnë me padi penale si…

Lexo më Shumë

Boki 13 lirohet nga paraburgimi. Pas një viti e tre muaj pas grilave, me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e tij, Bojan Jovanovski del nga burgu i Shutkës. Ai fillimisht u dënua me 9 vjet burg në rastin “Reket”, i cili ka të bëjë me zhvatjen e një milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, ku përveç Bokit 13, me shtatë vjet burg u dënua edhe Katica Janeva si dhe Zoran Milevski – Kiçeec me tre vjet. Boki 13 para një muaji u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për ndezje në lukth, problem për…

Lexo më Shumë

Për pesë muaj, Policia Financiare hetoi punën e Lidija Dimovës, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane të Edukimit. Dimova mori kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, si dhe për mashtrim duke alokuar para nga një fond i BE-së. I dyshuar është pronari i kompanisë VEZ Trejd, bashkëpunëtor i jashtëm si dhe një arkëtar në agjenci. Vlerësimet e Policisë Financiare, janë se është shkaktuar dëm mbi 400 mijë euro. Prokuroria theksoi se kallëzimi u pranua dhe u dha urdhër për të kryer procedurë hetimore kundër katër personave. Për më tepër, në Gjykatën Penale janë dorëzuar propozime për…

Lexo më Shumë

Asnjë deputet ose i punësuar në Kuvend nuk do të shkojë në izolim për kontakt me deputeten Sllavjanka Petrovska, e cika para dy dite njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Petrovska nuk ka pasur kontakte të rrezikshme në Kuvend Në izolim do të shkojnë vetëm anëtarët e familjes së saj”, njoftoi Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik. Ndryshe, para Petrovskës pozitiv me Covid-19 kanë qenë edhe katër deputetë të Kuvendit, të cilët tashmë janë shëruar.

Lexo më Shumë