Author: Hamdi Kumanova

Në hekurudhën ndërmjet stacionit hekurudhor “Agino sello” dhe stacionit hekurudhor “Delladrovc”, S.B. (51) nga fshati Konjare e poshtme, e Kumanovës, i cili po punonte në lokomotivë, dje ishte ndjerë keq, pas çka nga ana e S.D. (63) nga Kumanova ishte dërguar në stacionin policor “Milladinovc” ku nga mjeku i ndihmës urgjente mjekësore ishte konstatuar vdekja. Siç bëri të ditur MPB, ngjarja ishte denoncuar dje në orën 11:10 në SPB Shkup, ndërsa kishte ndodh po të njëjtën ditë rreth orës 10:20. Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në mjekësi ligjore për autopsi.

Lexo më Shumë

370 garues nga tre kontinente morën pjesë në garën e dytë ndërkombëtare për kualitetin e mjaltit, shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” e realizuan në bashkëpunim me fakultetin e teknologjisë ushqimore të UT-së. Për degustimin e kualitetit të mjaltit, u ftuan 17 profesionistë të cilët, e kishin të vështirë të notojnë mjaltin. Ne këtu bëjmë vlerësimin me organoleptikë të cilin e kemi vështirë ta bëjmë sepse kanë ardhur mjalti me cilësi shumë të lartë. Deri më tani asnjë mjaltë nuk kemi diskualifikuar si jo cilësore”-tha Zymer Bajraktiari, degustator nga Kosova. Ne po i analizojmë duke i parë nga…

Lexo më Shumë

Boki 13 dhe babai i tij Mile Jovanovski ndërruan rolet. Moderatori u largua nga burgu i Shutkës pas më shumë se një viti kurse babai i tij përfundoi atje. Mile Jovanovski do të qëndrojë prapa grilave për 90 ditët e ardhshme, pasi u dënua për sulm. Avokati i Bokit tha për Alsat se ai nuk ka pasur kushte në burg që të shërohej pas operacionit në lukth. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për një ulçerë gastrike të shpërthyer, ku gjatë atij operacioni, iu hoq lëngu nga zgavra e barkut me peshë рrеј dy kilogramë. “Kështu që gjendja e…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i të shëruarve nga Covid-19 hezitojnë të japin plazmën e gjakut. Shpëtimi i jetës së një pacienti nga CoVid-19 përmes plazmës së gjakut të tjetrit që tanimë ka fituar betejën me virusin korona është kurimi më human që ka nevojë sistemi shëndetësorë, tha zëvendës-ministri Ilir Hasani. Është dëshmuar që plazma konvaleshentë mbanë vitalitetin e të infektuarve me pasqyrë të rëndë shëndetësore që trajtohen nëpër klinika, andaj bën thirrje që dhurimi i gjakut të bëhet në masë më të madhe. Se sa është e duhur plazma me antitrupa të shtuar, Hasani shpjegon se nuk ka dallim nëse…

Lexo më Shumë

Ngrohja me mazut duhet të zëvendësohet me ngrohje ekologjike Gjashtë spitale në vend e ndotin ajrin duke u ngrohur me mazut. Kjo ndodhë me spitalet në Gostivar, Kumanovë, Prilep, Gjevgjeli, Manastir dhe Instituti i Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Shkup. Ngrohja e tyre duhet të zëvendësohet me ngrohje ekologjike. Javën tjetër, spitali i Kumanovës duhet të merrë leje për instalimin e gazit, thotë për Alsat drejtoresha e spitalit Snezana Zaharieva. Ajo pret që instalimi i gazit në spital të fillojë muajin që vijon. Projekti është gatë tre vjet më parë. Megjithatë, përkundër projektit të përfunduar, kishte nevojë për shpenzime…

Lexo më Shumë

Ligji për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara ende nuk është gati, ndërsa nga ai dhe rishikimi i buxhetit varet fillimi i realizimit të pakos së katërt të masave. Qytetarët janë në pasiguri ndërsa autoritetet nuk zbulojnë ndonjë detaj nga propozim-teksti. Alsat kërkoi përgjigje nga bankat dhe Qeveria, nëse do të bëhen kartela të reja, kush do t’i shpërndajë ato, në kurriz të kujt do të jenë kartelat dhe nëse do të ketë fare kartela të reja ose fondet e qytetarëve a do të transferohen në llogaritë e tyre të transaksionit. Nga Qeveria dhe Bankat morëm përgjigje sipërfaqësore. Qeveria: “Në…

Lexo më Shumë

Moti i mirë sot shtoi vizitorët në Parkun e Qytetit dhe ata që nuk mbanin maska ishin të rrallë. Të tjerë qytetarë kishin preferuar kafenetë, aty ku nuk obligohen për mbajtjen e maskës. Kjo situatë, sipas epidemiologun Dragan Danilovski, është paksa absurde. Ai thotë se në ambientet e brendshme të objekteve gastronomike duhet të vendosen aparate për pastrimin e ajrit, sepse pikërisht në këto objekte, rreziku nga infektimi është më i lartë. – Advertisment – Më duhet të them se ai është ambient i mbyllur, pavarësisht distancës së paraparë, sado që të respektohen protokollet. Qëndron se duhet të mbahen maska…

Lexo më Shumë

Blegtorët dibran janë të kënaqur nga prodhimtaria e djathit të bardhë, por edhe nga plasmani i tij. Përfaqësues të shoqatës së blegtorëve “Dashi” theksojnë se ka një rritje të prodhimtarisë të djathit që ka të bëjë drejtpërdrejt me të reshurat atmosferike dhe ndikimi i tyre në vegjetacionin të bujshëm në kullosat verore në malet Dibrës. Blegtorët në Dibër dhe Qendër Zhupë thonë se kualiteti i lartë i djathit të bardhë tradicional ka ndikuar edhe në shitjen e shpejtë të djathit, kryesisht në vendin tonë. Kryetari i shoqatës “Dashi”, Skënder Ame, na informoi se prodhimtaria e djathit këtë sezon është rritë…

Lexo më Shumë

Boksi Profesional po goditet serish me një grusht të fuqishëm nga Pandemia botërore “Covid 19” pasi shumë shtete po japin urdhër për mbylljen e palestrave si dhe organizimeve me publik. Ky urdhër po ndikon psiqikisht, fizikisht por besa edhe financiarisht tek sportistet, trajnerët si dhe tek promotorët që po detyrohen ti mbyllin palestrat si dhe te anulojnë ndeshjet e tyre dhe eventet e parapara. Unë si menaxher i boksit profesionist poashtu po ndihem keq pasi vazhdimisht po kemi probleme me menaxhimin e ndeshjeve për boksierët e mi dhe mund te them lirisht se gjate pandemisë me se paku 10 ndeshje…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir shpreson që marrëveshja mbi kornizën e negociatave do të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se do të mund të mbahet konferencë ndërqeveritare për të filluar bisedimet e anëtarësimit të vendit në BE, ndërsa autoritetet në Shkup presin marrëveshje me Bullgarinë për të tejkaluar dallimet, duke rikonfirmuar të drejtën tonë për vetëvendosje dhe atributet e identitetit. “Tani, duhet të arrihet marrëveshje për kornizën e negociatave si pikë referimi në negociatat për pranim në BE dhe pastaj do të jemi në gjendje të kemi një konferencë ndërqeveritare për të filluar vetë procesin”,…

Lexo më Shumë

Procesin e punësimeve kornizë nëse më pyesni mua do ta përfundoja që nesër, por ky është proces i cili tashmë ka filluar dhe nuk duhet të flasim tani në kohë pandemie, theksoi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve. “Procesi ka filluar dhe vlerësoj se sot nuk duhet të flasim në kohë pandemie, në kohë të rrezikimit të çdo vendi pune, për skenarë të këqinj. Do ta tejkalojmë këtë periudhë dhe mendoj se në ditën e parë kur të marrim frymë lirshëm pa maska, do të fillojmë të flasim për zgjidhjen e këtij…

Lexo më Shumë

Pas muajsh të tërë zvarritje në Gjykatën e Apelit për dënimet e të akuzuarve në rastin e Almir Aliut, merret vendim për të akuzuarin e vrasjes Boban Iliqin. Nga Gjykata e shkallës së dytë, nuk pranojnë e as mohojnë këtë gjë dhe as nuk tregojnë se çfarë vendimi është marrë për të. Gjykata e shkallës së parë atë e kishte dënuar me 6 vjet burg, ndërsa sipas informacioneve burimeve të portalb vendimi i atij është ulur për 2 vjet, gjegjësisht nga 6 në 4 vjet burg. Gjithashtu, thuhet se Apeli i ka rikonfirmuar dënimet me burg për familjarët e Almirit.…

Lexo më Shumë