Author: Hamdi Kumanova

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare pas regjistrimit të 1.085 rasteve ditore me Covid-19, kanë reaguar duke akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe si dhe kreun e KSI-së, Zharko Karaxhovski për keqmenaxhim të pandmisë. “Nga politika e Venko Filipçes, ku përparësi kanë tenderët dhe interesi personal dhe interesi i një rrethi të ngushtë njerëzish nga partia, rezultati është 1,085 të infketuar. Vetëm qytetarët dhe shëndeti i tyre, që është puna e Filipçes, asesi nuk vjen në rend të ditës. Edhe më e frikshme është që çdo ditë regjistrohen fëmijë dhe punonjës të sëmurë në kopshte dhe shkoll. Pse Filipçe bëri skrining bosh në…

Lexo më Shumë

Sistemi i kontrollit mbi respektimin e masave për mbrojtjen nga koronavirusi është forcuar me miratimin e Ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, që u miratua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, thonë nga LSDM. Me ndryshimet ligjore, theksojnë ata, të gjitha inspektorateve u janë dhënë kompetenca më të mëdha për t’u marrë me shkelësit e protokolleve shëndetësore. “Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, është shtuar kontrolli i objekteve. Që nga dita e parë, Inspektorati Shtetëror i Tregut në disa qytete të vendit zhvilloi gjithsej 48 inspektime dhe 742 kontrolle në objekte hotelierike, kazino…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit do të dërgojë ndihma për të prekurit nga tërmeti që goditi qytetin turk Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA). Informata u bë e ditur nga Qyteti i Shkupit në profilin zyrtar në rrjetin social Instagram, duke shpërndarë një foto që thotë: “Shkupi e di, Shkupi bashkëndjen”. “Shkupi është një qytet që mban mend. Solidariteti është vlera jonë më e lartë. Të hënën, Këshilli i Qytetit të Shkupit do t’u dërgojë ndihmë të prekurve në Izmir dhe deri atëherë, mendimet tona janë me njerëzit nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit. Mesazhet e…

Lexo më Shumë

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në zhvillimin e proceseve gjyqësore në Maqedoni të Veriut, veçanërisht kur në konteste janë të përfshira më shumë palë, pasi në seanca gjyqësore duhet të mbahet distanca, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Së fundmi, shumë seanca gjyqësore, përfshirë edhe lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale – ku përfshihen ish-zyrtarë të lartë shtetërorë –janë shtyrë, për shkak se ka pasur të infektuar me koronavirus edhe në mesin e të akuzuarve, avokatëve, por edhe stafit të gjykatës. Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Mariçiq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë…

Lexo më Shumë

Të rinjtë janë një ndër grupet më të brishta, të cilët përgjithësisht janë të angazhuar vetëm për afat të caktuar, nuk janë mjaftueshëm të paguar, presin gjatë për punësim, dhe nuk janë të vetëdijshëm e as të informuar mirë, për të drejtat e tyre, njofton agjencia e lajmeve INA. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Maqedonia e Veriut gjendet në krye të listës ku të rinjtë (mosha 20-34-vjeçare) nuk janë të punësuar, nuk janë duke kryer studime apo nuk janë të kyçur në ndonjë praktikë për punësim. Kjo kategori përfshin rreth 36 për qind të popullsisë në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Rreziku për transmetim të virusit është dukshëm i lartë në hapësirë të mbyllur e cila nuk ajroset dhe me numër të madh të njerëzve të cilët nuk mbajnë maska, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Virusi gjithnjë transmetohet përmes kontaktit të afërt respirator. Kjo domethënë se pikat, kripërat të cilat dalin nga goja gjatë të folurit janë praktikisht pikat përmes të cilave transmetohet virusi. Në bazë të mënyrës së transmetimit të virusit praktikisht janë dimensionuar dhe rekomanduar edhe masat parandaluese, theksoi ministri, ashtu siç e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, në një emision në TV 21. “Këto, siç…

Lexo më Shumë

Reparti Infektiv është i mbushur me pacientë dhe se do të adaptohet ish-reparti i neurologjisë për 20 shtretër të tjerë, thotë Drejtorja e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva. “Gjendja është e tillë dhe vazhdimisht kemi pacientë të rinj. Kemi 32 pacientë në repartin infektiv dhe janë përmbushur kapacitet”, tha Zaharieva. Ajo theksoi se disa reparte adaptohet në mënyrë që të ketë më shumë shtretër për pacientët me COVID-19. “Që nga dita e hënë fillon me punë ish-reparti i neurogjisë dhe psihiatrisë. Reparti është pajisur kështu që nga dita e hënë do të kemi edhe 20 shtretër për pranim të pacientëve…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, transmeton Anadolu Agency (AA). “Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdogan në Twitter. “Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”, shtoi ai. Së bashku me deklaratën e tij, presidenti turk ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve…

Lexo më Shumë

Në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër është shënuar rënie drastike e vizitave të fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore. Pandemia drejtpërdrejt ka ndikuar në uljen e numrit të vizitave në këtë spital, por edhe në ordinancën pediatrike private, ndërsa vizitat realizohen vetëm kur fëmijët kanë gjendej më të përkeqësuar shëndetësore. Sipas pediatrit Lulzim Strikçani, nga fillimi i pandemisë të Kovid-19 ka një ulje drastike të vizitave që kryhen në repartin e Pediatrisë. Frika nga virusi, por edhe vetëdija e lart e prindërve që të mos bëhen shkak i ndonjë infeksioneve, ka ndikuar në uljen të…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e UNICEF në Maqedoni, Patricia di Giovani thotë në kohën kur vendi po ballafaqohet me numër të madh të të infektuarve, shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen. Sipas saj mbyllja e shkollave duhet të shqyrtohet vetëm atëherë kur nuk ka alternativa të tjera. “Kur ka mendime nëse duhet të hiqet mësimi me prani fizike duhet të bëhet një vlerësim i mirë për përfitimet kundrejt rreziqeve duke marrë parasysh faktorët shëndetësor, arsimor dhe socio-ekonomik. Ajo që e dimë është se mbyllja e shkollave ka efekte të qarta negative ndaj shëndetit, arsimit dhe zhvillimin e fëmijëve”, thotë Patricia di…

Lexo më Shumë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski propozon testime falas një herë në muaj për të gjithë kujdestaret dhe mësimdhënësit në vend. “Për fat të keq, Qeveria nuk u përpoq ta organizojë dhe përshtatë procesin edukues dhe arsimor në mënyrë që i njëjti të funksionojë në kushte të COVID-19. Më shpesh marrim lajme se i gjithë grupi në çerdhe apo e gjithë klasa në shkollë duhet të izolohet për shkak të një testi pozitiv. Për këtë shkak, propozoj testime falas një herë në muaj për të gjithë kujdestaret dhe mësimdhënësit në shkolla”, tha Mickoski. Më herët partia e tij nëpërmjet një kumtese…

Lexo më Shumë

Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara ligjore për mbrojtje të qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse në kohë pandemie nuk janë në përputhje me gjendjen faktike, vlerëson eksperti juridik Bashkim Selmani. Sipas Selmanit situata nuk është parë dhe lexuar me hollësi që të krijohet kornizë ligjore e mirfillt të mbështetur në konventa ndërkombëtare. Midis tjerash ndryshimet ligjore parashikojnë që: “ Për masa shtesë në kushte pandemie qeveria të mundet të merr vendime pa pasur nevojë për ndryshime ligjore”. Kjo sipas Selmanit do të krijonte më shumë amulli në zbatimin e ligjeve. “Fatkeqësisht Maqedonia nuk e bën inçizimin e gjendjes reale faktike se si…

Lexo më Shumë