Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se laboratorët shtetërorë disponojnë mjaftueshëm teste për coronavirusi dhe punojnë me kapacitete të shtuara. “Në statistikën e djeshme, nga gjithsej 3.294 testime, laboratorët shtetërorë bënë gati 1.800 testime, prej të cilëve 1.310 janë në laboratorin e Institutit për Shëndet Publik”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ata shtojnë se në fillim të kësaj jave në ISHP edhe një repart filloi me punën laboratorike dhe me këtë u përshpejtua procedura për marrjen e strishove për coronavirus dhe u rrit numri i testimeve në ditë. “Vala e vjeshtës i mbush laboratorët, por edhe kapacitetet e spitaleve. Minsitria…

Lexo më Shumë

Qytetarët ankohen për çmimin e lartë të kartonëve të gjelbër. Sipas tyre, Qeveria duhet të vendosë për uljen e çmimit dhe të gjejë zgjidhje ligjore që i njëjti të paguhet me regjistrimin e veturës. Ankesat e tyre kanë të bëjnë kryesisht me kategorizimin e kartonëve, pasi kartoni për i një veture për nevoja familjare është i barabartë me atë për një veturë luksoze. “Autoritetet Qeveritare duhet ta ndryshojnë. Nuk mundet kosto e njëjtë të jetë për një veturë 5.000 euro dhe për një veturë 100.000 euro”. “Nuk ka logjikë. Gjithkund bëhet sipas viteve të veturës dhe vlerës saj, qoftë regjistrimi…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shqiptuar 837 sanksione për mosmbajtje të maskës. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit (31.10/01.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës për mbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 837 shkelje. Ministria e e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19

Lexo më Shumë

Xhemal Arslani nga Struga, i cili e kaloi koronavirusin, po përpiqet për disa javë që të dhurojë plazmë gjaku, për trajtimin e pacientëve të tjerë të infektuar. Megjithëse autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje muaj me radhë atyre që kanë kaluar Kovid-19, dhe që mund të dhurojnë plazmë, për ta bërë këtë, Arslani thotë se autoritetet e injorojnë. Në rrjetet sociale vazhdimisht kërkohet plazmë e gjakut për pacientët me Kovid. Disa ditë më parë, u shfaq një apel për një të ri nga Struga. Arslani ka rënë në kontakt me familjen, por punën më tej duhet ta përfundojë shteti. Nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes njofton se kontingjenti i parë me forca paqeruajtëse nga Maqedonia e Veriut i përbërë prej 44 ushtarëve sot është nisur nga kazerma “Kuzmanov Josifovski-Pitu” në Tetovë për të mbërritur në Kosovë, si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s. Ushtarët do të qëndrojnë në Kosovë për 6 muaj, ku do të punojë si oficerë të shtabit në Komandën e Përgjithshme të KFOR-it në Prishtinë dhe do të sigurojë Komandën Rajonale të KFOR-it Perëndimor. Ndryshe, Maqedonia e Veriut u bë pjesë e NATO-s më 27 mars 2020.

Lexo më Shumë

Nga Dritan Hila I projektuar për disa minuta në godinën e Korpusit të Universitetit, flamuri i Republikës Turke në përvjetorin e saj të shpallur nga Kemal Ataturk, ka ngjallur disa reagime në Tiranë, të cilat u kanë dhënë rastin patriotëve të fejsbukut të shpallin kredon nacionaliste, e cila njëkohësisht tregon frustrimin e tyre. Sa për korrektesë, projektimi i flamurit të një vendi mik, nuk ka asgje të keqe. Të reagosh në mënyrë reaktive, nuk tregon veçse provincializëm edhe nëse ke grada akademike dhe e mendon veten përçues të mesazhit të Skënderbeut. Duke iu larguar patriotizmit me lahutë e iso, sa…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se mbajtja e maskës mbrojtëse është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për ta luftuar pandeminë. “Unë mbaj maskë për shkak se kujdesem për më të afërmit, për shkak se i respektoj punonjësit shëndetësor dhe për shkak se shëndeti publik varet edhe nga sjellja e individit”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai shton se secili prej nesh duhet të ketë përgjegjësi. Sipas tij nëse maska mbahet vazhdimisht në këtë mënyrë do të fitohet lufta me COVID-19./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në ‘Facebook’ shkruan se Qeveria e Zaevit ka hyrë në borxh prej dy miliardë euro. “A mund të përmendni një projekt në të cilin jeta është bërë më e mirë”, pyet Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni. Në postimin e tij ai përmend artistët dhe punonjësit të kulturës, ekonomistët dhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mëdha, mjektët dhe punonjësit shëndetësor, punëtorët, të papunët, bujqit, profesorët, arsimtarët, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, sindikatat dhe shoqatat./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për Ndryshimin e Ligjit për Bankën për përkrahjen e zhvillimit, i cili mundëson zbatimin e masës Fondi i garanës shtetërorë, është vendosur në Regjistrin e Vetëm Kombëtar të Rregulloreve (ENER) për diskutim publik. Me propozim-ligjiin rregullohet mënyra me të cilën do të funksionojë skema e garancës krediore, e cila synon të lehtësojë qasjen deri tek kreditë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Propozim-ligji parashikon investimin e 10 milion eurove nga buxheti në Fondin e garancës, si fonde të pakthyeshme që do të përdoren si garancë nga bankat tregtare për kredi. Miratimi i këtij ligji dhe realizimi i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme dënoi 284 shiferë. Prej tyre 32 janë për vozitje pa leje vozitje, 35 për mosregjistrim të automjeteve, 16 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 72 për parkim jo të rregullt dhe 58 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga MPB thonë se aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në kumtesën e policisë.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar “Bllacë”, dje pasdite policia ka arrestuar një 25 vjeçar, shtetas i Serbisë, i njëjti ka pasur ndalesë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Në ora 17:43 policia ka privuar nga liria S.A. (25) nga R. Serbisë, sepse pas kontrolleve dhe evidencës është konstatuar se personi ka “Ndalesë për hyrje në RMV”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare pas regjistrimit të 1.085 rasteve ditore me Covid-19, kanë reaguar duke akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe si dhe kreun e KSI-së, Zharko Karaxhovski për keqmenaxhim të pandmisë. “Nga politika e Venko Filipçes, ku përparësi kanë tenderët dhe interesi personal dhe interesi i një rrethi të ngushtë njerëzish nga partia, rezultati është 1,085 të infketuar. Vetëm qytetarët dhe shëndeti i tyre, që është puna e Filipçes, asesi nuk vjen në rend të ditës. Edhe më e frikshme është që çdo ditë regjistrohen fëmijë dhe punonjës të sëmurë në kopshte dhe shkoll. Pse Filipçe bëri skrining bosh në…

Lexo më Shumë