Një punonjës në pikën pagesore është sulmuar nga një vozitës i cili nuk ka dashur të paguante biletë, njoftoi policia e Tetovës. Incidenti ndodhi dje në pikën pagesore në magjistralen Tetovë-Gostivar. “Në SPB Tetovë dje në ora 20:30, B.V (29) nga Tetova Bërvenicë, punonjës i pikës pagesore Tetovë-Gostivar, lajmëroi se një orë më herët në punë ishte sulmuar fizikisht nga një person i cili nuk pranoi të paguante biletë. Personi ishte duke drejtuar automjetin ‘Volksvagen Golf’ me targa të Gostivarit”, njoftojnë nga policia e Tetovës. Masat e SPB -Tetovë kanë për qëllim gjetjen e personit të lajmëruar për sulmin
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 20-të në kuadër të së cilës për të katërtën ditë do të debatojë për Propozim plotësimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit shtetëror për vitin 2020, gjegjësisht ribalansin e dytë për sivjet, i cili sipas autoriteteve është i nevojshëm për përballje me valën e dytë të pandemisë me Kovid-19 dhe për efektuimin e pakos së katër të masave antikrizë në vlerë prej 470 milionë eurove. Në debatin e deritanishëm, deputetët nga partia qeveritare porositën se ulja e investimeve kapitale me ribalansin është me qëllim të vetëm që të mundësojë të paguhen mjetet për…
Një banore 34 vjeçare nga një fshat i Tetovës, dje (1-nëntor) në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 11 e 10 minuta ka qenë e sulmuar fizikisht nga burri i saj 40-vjeçar, i cili me rrotën dhe erën e veturës së tij i ka shkaktuar plagë. Më vonë, burri i raportuar është vetëparaqitur në Stacionin Policor të Tetovës. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Dje (1-nëntor) në orën 19 e 20 minuta, në rrugën e ,,Lubotenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar personin D.C. (33) nga Republika e Shqipërisë, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marihuanë. Shtetasi shqiptar, i cili ka qëndruar ilegalisht në vendin tonë, është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme.
Përkundër faktit se Qeveria në Serbi njoftoi se do të jetë e mundur të hyni prej sot pa test negativ PCR, kjo nuk do të jetë e mundur. Qeveria shpjegon se masa do të hyjë në fuqi këto ditë pas përfundimit të të gjitha procedurave administrative. Vendimi u mor nga kryeministri Zoran Zaev së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por megjithëse qeveria maqedonase njoftoi pas takimit se masa do të hynte në fuqi sot, Vuçiç tha të shtunën se shtetasit e RMV do të mund të hyjnë në Serbi pa test PCR negativ nga…
Ka filluar përdorimi i testeve të shpejta për COVID-19. Këtë e ka konfirmuar mjeki Viktor Isijanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndet dhe anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive. Shtëpia e Shëndetit – Shkup është institucioni i parë në vend që do të punojë me testet e shpejta. Bëhet fjalë për teste nga kompania Abbott, të cilët janë 99.6 përqind të saktë në rezultat. Nëse personi që testohet me këto teste është pozitiv, ai gjatë ditës njoftohet nga Instituti për Shëndet Publik, i cili më pas i nënshtrohet anketës epidemiologjike për personat me të cilët ka pasur kontakt. Dje nga Ministria…
Policia mbrëmjen e djeshme ka intervenuar në një objekt hotilerik në fshatin Dobridollë, në pronësi të M.M (33). Sipas policisë intervenimi është bërë për shkak se ka qenë e organizuar një dasmë me 120 të ftuar. Dasma është organizuar nga 55 vjeçari M.I. Zyrtar policor së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë mbyllur objektin. Nga policia kanë njoftuar se do të pasojnë kallëzime penale. /SHENJA/
Mbrëmë (1-nëntor) në periudhën nga ora 23 e 30 minuta deri në gjysmë ore pas mesnatës së 2 nëntorit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 50 vjeçaren S.A. nga Gostivari, si dhe J.A. (34) dhe L.A. (33), të dy nga Balindolli i Gostivarit, për arsye se të njëjtit më herët në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar kishin sulmuar fizikisht 33- vjeçaren S.A., gjithashtu nga Gostivari. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, ka njoftuar se është infektuar me coronavirus. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se është aspimptomatik dhe do të qëndrojë në izolim shtëpiak. “Dua t’ju informoj se edhe përkundër respektimit të masave që nga fillimi, dje kam marrë rezultat pozitiv për COVID-19. Nuk kam asnjë simptomë dhe tani jam në izolim shtëpiak. Ju dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve të infektuar dhe test negativ atyre që janë në vetizolim. Kujdesuni”, ka shkruar Paunovski.
“Në Shkup dikush mendon se Bullgaria do të bëjë lëshime për shkak të ndjenjave vëllazërore dhe solidaritetit. Ata mendojnë se dikush nga jashtë do të bëjë presion mbi Bullgarinë. Megjithatë, kjo nuk do të ndodh”. Këtë e ka deklaruar ministri bullgar i Mbrojtjes dhe lider i partisë VMRO, Krasimir Karakaçanov, Sipas tij, është e pamendueshme që Kuvendi bullgar të votojë për lëshime dhe se ndryshimi i pozicionit të Bullgarisë nuk do të kalonte në asnjë përbërje parlamentare. “Do të shohim çfarë do të ndodh për një javë. Zgjedhja nëse do të jenë pjesë e BE-së është e tyre. Nuk do…
Shkruan vëllau i Rexhail Qerimit i dëniar me burgim të përjetshëm! Qe 12 vite jemi duke kerkuar drejtesi për rastin Alfa I cili eshte I montuar dhe I cili ka deshmi deshmitar po ashtu edhe video incizimi qe nuk lejuan ta zbardhin asnjehere për ta pare fajtorin e vertet. Qe 12 vite Ali Ahmeti me kelysht e vet nuk deshiron qe Rasti Alfa te zbardhet.Njerzt me te mire I ka denuar me burgim te perjetshme edhe disa me vdekje disa i kan lene vatanin për montime politike.Perse ish ushtaret e UÇK-se vuajne kaq shume,ata qe aq shume mund dhane vetem…
I ftuar në emisionin “N’shpi te…” në News-TV, kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka treguar nëse sërish do të kandidohet për kryetar të ri të komunës së Sarajit në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2021. Deklaratën e tij mund ta ndiqni nga minuta e 23:00.

