Author: Hamdi Kumanova

Qeveria holandeze ka mbështetur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë shprehet se më parë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. QEVERIA E HOLANDËS “Në fushën e sundimit të ligjit, Maqedonia e Veriut ka zbatuar reforma të shumta, ka përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është rritur dukshëm bashkëpunimi me Europol veçanërisht me numrin e lartë të të dyshuarve ‘të nivelit të lartë’. Qeveria Hollandeze konsideron se raporti mbi progresin e Maqedonisë së Veriut tregon një pamje kryesisht pozitive të progresit të procesit të…

Lexo më Shumë

Shteti Lube Boshkoskit duhet t’i paguajë 5720 ​​euro deri më 1 dhjetor. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg solli vendim mbi ankesën e Boshkoskit për gjykim të padrejtë në rastin “Fushata”, ku ai u dënua me pesë vjet burg për financim të paligjshëm politik. Gjykata vendosi që lideri i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” të merr 4,500 euro si dëm jomaterial dhe 1,220 euro kompensim të shpenzimeve. Ankesa për gjykim të padrejtë u pranua në pjesën e dëgjimit të dëshmitarit kryesor të mbrojtur – dëshmia në bazë të së cilës ai u dënua dhe në pjesën e përjashtimit…

Lexo më Shumë

Gazetarët profesionistë nuk duhet dhe nuk guxojnë të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre, sulmet dhe kërcënimet duhet të procesuohen urgjentisht, të zgjerohet kompetenca e Prokurorisë që të veprojë në detyrë zyrtare për vepra penale në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve dhe të rriten dënimet drejtë sulmuesve, janë porositë të cilat I dërgoi kryetari I Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, në konferencën e sotme për media të mbajtur me rastin e Ditës ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Ai theksoi se sulmi ndaj një gazetari është sulm i demokracisë dhe shprehjes së…

Lexo më Shumë

Pavarësisht premtimeve të shumta, banorët e Tetovës duhet të presin edhe ca muaj për t’i parë autobusët urbanë nëpër rrugët e qytetit. Thirrja e parë për furnizime me pesë autobusë me eko standarde, ka dështuar. Sipas kreut të këshillit komunal të Tetovës, arsyeja ishte plotësimi joadekuat i dokumentacionit për konkurrim. Komuna e Tetovës ka në procedurë hapjen e thirrjes për furnizim me autobusë sepse furnizimi i parë dështoi, shkaku se, nuk i plotësonin kriteret disa nga kompanitë. Procedura do të përsëritet dhe ofertat do të priten deri më datë 13 të këtij muaji – deklaroi Bekim Memeti, kryetar i këshillit…

Lexo më Shumë

Insistimi i Bullgarisë që të pranohet ekzistenca e vetëm një të vërtete historike, ajo e bullgarëve, nuk i përgjigjet shekullit XXI. Kështu shkruan gazeta gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung (FAC), e cila thekson se ky qëndrim i palës bullgare shihet si shqetësues nga të gjithë vendet e Ballkanit. Në analizën e bërë për kontestin bullgaro-maqedonas, gazeta gjermane shkruan se nëse pranohet pohimi bullgar atëherë zgjerimi i BE-së do të bëhet i pamundur dhe kjo duhet të potencohet në negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut. Frankfurter Algemajne Cajtung shkruan se ambasadori bullgar në BE, Dimitar Cançev dy herë është shprehur para kolegëve…

Lexo më Shumë

Të prekurit nga Kovid-19 do të vendosen në repartin ekzistues për psikiatri dhe neurologji të cilën spitali i përgjithshëm Kumanovë e riadaptoi për pranimin e pacientëve, kumtuan sot autoritetet kompetente të institucionit. Reparti disponon me terapinë e nevojshme për trajtimin e pacientëve.” Jemi furnizuar me 23 shtretër plotësues me Qendrën e re Kovid 2. Pacientët do të akomodohen në pjesën e neurologjisë, personelit dhe dhomat e punës do të jenë në psikiatri, deklaroi drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva. Reparti i Infektives me javë është i stërmbushur. Përkohësisht lirohen nga disa vende kur të lëshohen pacientët e shëruar. Këta pacientë të…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq porositi se rajoni mund të jetë një faktor i rëndësishëm vetëm me bashkëpunim, sepse vetëm së bashku mund të kapërcehen të gjitha sfidat, përfshirë pandeminë aktuale. Siç raporton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, Vuçiq në fjalimin e tij në video panelin në kuadër të forumit të 5-të rajonal të liderëve të rinj me temë “Ndërlidhja gjatë pandemisë: kërcënime dhe mundësi”, ku morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se të gjitha vendet tona janë shumë të vogla dhe se vetëm përmes bashkëpunimit dhe lidhjes mund të arrihen…

Lexo më Shumë

Përfshirja e të rinjve në procese dhe vendimmarrje është e domosdoshme. Ky ishte konstatimi i liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq në kuadër të konferencës së forumit rajonal për liderë të rinj. Kryeministri Zoran Zaev potencoi nevojën e bashkëpunimit ekonomik dhe solidaritet në këtë kohë krize. Qëndrimet e koordinuara ndaj sfidave më të mëdha me të cilat jemi ballafaquar kanë sjell rezultate të mira. Forcuam bashkëpunimin e përhershëm, dëshmuam shkallë të lartë solidaritet dhe kapaciteti për të sjell vendime në të mirën e qytetarëve tanë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka propozuar mbylljen e objekteve gastronomike në ora 21:00. Ky propozim i KSI-së do të gjendet në seancën e nesërme qeveritare, shkruan “360 gradë”. Shkurtimi i orarit të punës për gastronomet vjen si propozim i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili sot është shqyrtuar dhe miratuar nga Shtabi i Krizës. Propozimi nesër do të gjendet në seancë qeveritare. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në mënyrë indirekte ka paralajmëruar këtë masë. Ai kohë më parë u shpreh se në rast se masat aktuale nuk japin rezultat, mendohet për mbylljen e objekteve gastronomike disa orë më herët.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,95 % në raport me vendimin e datës 26.10.2020. Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e datës…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i njofton nxënësit e shkollave të mesme të vitit të katërt, se më së voni deri më 30 nëntor të këtij viti të paraqesin temë për përpunimin e detyrës projektuese të maturës. Paraqitjen duhet ta bëjnë në shkollat e tyre. “MASH i informon maturantët se prej sivjet, përveç modelit të vjetër të realizimit të detyrës projektuese, vendosen edhe mundësi të reja për realizimin e tyre. Mundësia e re për realizimin e detyrës projektuese është bazuar në interesat e nxënësve dhe të trendeve globale në arsim, kulturë dhe jetën sociale të të rinjve”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka sjell vendim për dhënien e ndihmës të të prekurve nga tërmeti në Izmir. Me këtë vendim, në shenjë solidariteti, Qyteti i Shkupit jep ndihmë prej 3 milion denarë, shumë që jepet për të gjitha qytetet për raste të këtilla dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Kryebashkiaku Petre Shilegov në seancën e sotme të Këshillit ka theksuar se Shkupi e di më së miri se çfarë do të thotë solidaritet në kohë të katastrofave dhe sipas tij për këtë është e nevojshme që tu ndihmohet miqve në nevojë.

Lexo më Shumë