Author: Hamdi Kumanova

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë Qeveria gjatë ditës së sotme miratoi ndryshimet në Programin për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi me anë të të cilit u shtuan mjetet për mbështetjen e zejtarëve. Mbështetja financiare për masën për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për zejtarët është rritur nga 12 milion denarë të paraparë në 20 milion denarë. Gjithashtu me ndryshimet e Programit është rritur edhe mbështetja financiare për aplikant. Gjegjësisht, kjo masë tani parashikon kompensimin e 60% të shpenzimeve të zejtarëve ose maksimum 60,000 denarë të bëra për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për aplikantin. Më herët…

Lexo më Shumë

Kryministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sipas vendimit të Qeverisë, objektet gastronomike do të punojnë deri në ora 21:00, me përjashtim të atyre që punojnë me porosi dhe objeketeve që shërbejnë nëpër sportele. Ekzekutivi gjithashtu ka vendosur që të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.

Lexo më Shumë

Në kulmin e krizës shëndetësore, partitë politike nuk pushojnë së kërkuari përgjegjësinë tek njëra-tjetra. VMRO-DPMNE-ja që për disa ditë me radhë kërkoi lirimin nga puna të shtatzënave dhe të sëmurëve kronik, fajëson ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe se nuk bën mjaftueshëm për zbutjen e valës së infektimeve, por kalon më shumë kohë në rrjetet sociale. Kjo parti i referohej një video materiali komik të publikuar një ditë më parë në faqen e Filipçes në fejsbuk ku aludohej në dorëheqjen e Hristijan Mickoskit. Materiali ishte fshirë vetëm pak minuta pas publikimit. Po Venko, 1 mijë pyetje “pse”, 1 mijë arsye “sepse”…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gjykatësve, e prerë- nuk ka kushte për gjykime online në gjykatat në vendin tonë. Gjykatësi suprem, Xhemail Saiti, i cili kryeson shoqatën, thotë se deri më tani askush nga pushteti megjithëse paralajmëruan gjykime në internet, nuk ka kërkuar mendimin e tyre mbi digjitalizimin e procedurave gjyqësore. Këto paralajmërime i dhanë tashmë Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, dhe zëvendësi i tij Agim Nuhiu. Mendoj se në kushte të tilla dhe në një procedurë kontradiktore që zhvillohet në vendin tonë, sidomos në lëndët penale, është shumë e vështirë të sigurohet përmes gjykimit në internet besueshmëria e procedurës, posaçërisht duke i…

Lexo më Shumë

Kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni kanë shprehur keqardhje dhe kanë dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë. Më poshtë sjellim reagimin e krerëve të partive politike. Ali Ahmeti: “Me keqardhje të thellë po ndjek ngjarjet dhe humbjen e jetëve të pafajshme në Vjenë. Jemi të gjithë të tronditur dhe bashkëndjejmë dhimbjen e familjeve dhe miqve të atyre që sot nuk janë më dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin austriak. Terorizmi nuk ka vend në jetën tonë dhe meriton dënimin e të gjithë neve. Austria ka strehuar aq shumë prej nesh duke dhënë mundësitë më të mira për…

Lexo më Shumë

Ata rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre. Nuk janë vetëm për t’i mbrojtur dhe për t’ju dhënë siguri banorëve të Vjenës, por kanë edhe përgjegjësi tjera. Gazeta austriake “krone.at” ka nisur një anketim për të përzgjedhur “Policin më të mirë të qytetit”. Janë 6 kandidatë, e në mesin e tyre edhe polici me prejardhje shqiptare, Kaltrin Murati. Votimi mund të bëhet deri më datën 24 shkurt, në orën 9 të mëngjesit. Këta gjashtë zyrtarë policorë që u përzgjodhën, përveç që rrezikuan jetën e tyre duke shpëtuar jetët e të tjerëve, kapën edhe tregtarë të drogës dhe kriminelë të tjerë. Sipas…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit. Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 665 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës. MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për të parandaluar sëmundjen COVID-19.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni. “Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 313 gjoba prej të cilave 35 janë për tejkalim shpejtësie, 27 dënime për mosregjistrim të automjetit apo defekte, 91 për parkim jo të rregullt dhe 54 dënime për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Nëse Xho Bajden zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ai do të mbështesë integrimin e Maqedonisë të Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Ji, i cili tani është pjesë e Shtabit zgjedhor të kandidatit demokratë për president. “Besoj fort se Bajdeni do të avokojë për integrimin e Maqedonisë të Veriut në BE. Ky sigurisht është vendim që duhet të merret nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk mund të imponojnë vullnetin e saj, por ne besojmë se ndajmë të njëjtat synime me shumicën e vendeve evropiane. Ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Shtëpia e Shëndetit Shkup në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë javën e kaluar kanë blerë 4 mijë teste të shpejta, për t’u mundësuar qytetarëve qasje në testim të shpejtë për coronavirus. Nga MSH thonë se testet e shpejta do të jenë pa pagesë për qytetarët që kanë nevojë të testohen me këto testime. “Pas informacioneve më të reja se është marrë donacion nga Ministria e Shëndetësisë nga ana e dy kompanive 13 mijë testime, të cilët nëpërmjet algoritmit të mjekëve amë do të jenë në dispozicion të gjithë atyre pacientëve që kanë nevojë për testim të shpejtë. Shtëpia e Shëndetit…

Lexo më Shumë

Gjatë mësimit on-line, njërit nga nxënësit padashje iu lëshua kamera, i cili me gjasmë po ndiqte lëndën, por kjo pamje tregon se ai ndërkohë punonte berber. Kjo fotografi u dërgua nga profesoresha e lëndës “Ndriçime elektrike” në një nga shkollat e mesme teknike në vend. Në kushte anonimiteti, ajo shprehi shqetësimin se vet procesi mësimit nga distanca nuk merret seriozisht nga nxënësit.

Lexo më Shumë

Pas sulmit të përgjakshëm terrorist në mes të qytetit të Vjenës të hënën në mbrëmje, një nga të dyshuarit kryesor duket se e kishte njoftuar aktin në internet. Sipas informacioneve të gazetarit austriak, Klenk, njëri nga të dyshuarit është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili gjithashtu kishte shtetësi austriake. Gazeta shkruan se emri i tij është Kujtim F, e këtë e konfirmoi edhe ministri i brendshëm i Austrisë. I dyshuari, i cili paraqitet i armatosur rëndë në fotografinë më poshtë, u dënua në Austri në fund të prillit 2019 – për formimin e një grupi terrorist. Ai mbajti…

Lexo më Shumë