Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse duhet të vendosë nëse duhet të ketë kufizime shtesë për kafenetë dhe objektet gastronomike. Sipas propozimit, kafenetë dhe objektet gastronomike duhet të mbarojnë me punë në ora 21:00 në vend të 23:00 që është tani.
Author: Hamdi Kumanova
Sulmuesi i vrarë në Vjen është i lindur në Modling, por kishte prejardhje nga Çellopeku i Tetovës, bëhet fjalë për K.F. 20 vjeçar. Prejardhjen e tij e ka konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, i cili ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit që kreu mbrëmë në Vjenë sulme terroriste në gjashtë lokacione të ndryshme, raporton Gazeta Express. Deri më tani, policia e Vjenës ka njoftuar se janë konfirmuar 3 persona të vdekur, njëri nga ta edhe ai që ka kryer sulmin terrorist. Dy personat tjerë që mbetën të vrarë janë një grua dhe një burrë derisa, 15 tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur. Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter sot ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare. Ai ka…
“Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të bëhemi se nuk shohim se ka probleme me zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut”. Këtë e deklaroi ministrja bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zakharieva. Ajo thotë se akoma nuk janë të gatshëm ta miratojnë kornizën për negociatat me Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne kemi qëllim të mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të çojnë në fushatë anti-bullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Bullgarisë”, tha Zakharieva, raporton BGNES. Ndryshe, prej dje ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe zv.kryeministri për Çështje…
Nga Arbnor Sadiku Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën e 3 nëntorit votohet për presidentin e ardhshëm që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vjet. Në garë presidenciale janë presidenti aktual Donald Trump dhe demokrati Joe Biden, ish-zëvendës presidenti i Amerikës në presidencën Obama. Në kontekstin që po flasim, të zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe në rast të një fitoreje të mundshme të Trump, lirisht mund të themi se ai do të aplikojë kryesisht një model ndryshe për marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër nëse fiton kandidati demokrat Joe…
Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut është rritur në 60.7 përqind gna BPV. Gjithsej Maqedonia ka borxh prej 6 miliardë e 571 milionë euro. Siç raporton Telma, gjatë gjashtë muajt e pandemisë, apo nga marsi deri në shtator borxhi publik është rritur për 1 miliardë euro apo për 9.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga korrikut deri në shtator, kur kishte zgjedhje dhe formohej Qeveria e re, vendi ka hyrë në borxh prej 44.5 milionë euro, ndërsa borxhe të reja janë paraparë edhe me rebalancin e dytë të buxhetit për këtë vit. Pas tejkalimit të 60%, momentalisht askush nuk e di se…
Përfshirja e të rinjve në procese dhe vendimmarrje është e domosdoshme. Ky ishte konstatimi i liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq në kuadër të konferencës së forumit rajonal për liderë të rinj. Kryeministri Zoran Zaev potencoi nevojën e bashkëpunimit ekonomik dhe solidaritet në këtë kohë krize. Qëndrimet e koordinuara ndaj sfidave më të mëdha me të cilat jemi ballafaquar kanë sjell rezultate të mira. Forcuam bashkëpunimin e përhershëm, dëshmuam shkallë të lartë solidaritet dhe kapaciteti për të sjell vendime në të mirën e qytetarëve tanë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së…
Nëpunësit policor nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB-së Ohër në koordinim me Sektorin për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme sot i kanë privuar nga liria K.A.(33), A.N.(33) dhe S.K.(33) nga Ohri, prejse gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre në fshatin Lakoçerej i Poshtëm, të kryera me udhër gjyqësor, kanë gjetur dhe marrë marijuanë dhe fidane të bimës kanabis sativa. “Ata janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve kundër tyre do të ngritet padi penale sipas nenit 215 të Kodit penal”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Share
Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes AZGJ-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, në selinë e AZGJ-së përfundoi trajnimi triditor online për planifikim strategjik. Trajnimi i realizuar ka për qëllim forcimin e burimeve njerëzore në AZGJ, zhvillimin e kapacitetit profesional dhe rritjen e efikasitetit në arritjen e qëllimeve dhe planeve të përcaktuara të punës, duke krijuar plan strategjik cilësor dhe gjithëpërfshirës të punës. Në aspektin përmbajtësor, trajnimi përfshiu prezantime nga ekspertë të fushës së planifikimit strategjik, të shoqëruar me ushtrime praktike për pjesëmarrësit në trajnim. Gjatë trajnimit u shpjeguan konceptet kryesore të planifikimit strategjik; analiza organizative dhe metodologjia e…
Afati për aplikimin e kompanive për ndihmë shtetërore për pagimin e pagave do të zgjatet deri me datë 10 të këtij muaji, mëson Alsat-M nga burime në Qeveri. Qeveria me amendamente do të ndërhyjë në ligj dhe kompanive do t’u japë tre ditë shtesë, në vend se deri me datë shtatë të aplikojnë deri me datë dhjetë, që të mund të marrin subvencione për pagat për muajin tetor. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike i ftojnë kompanitë të paguajnë pagat para se të marrin pagën e subvencionuar që punëtorët me kohë t’i marrin pagat mujore për tetorin. Prej atje gjithashtu…
Sot në Ministrinë e Shëndetësisë arritën 3.000 testime, që janë pjesë e donacionit prej 13.000 testimeve te shpejta. Këto testime vërtetojnë në në afat prej 15 minuta praninë e virusit COVID-19. Pjesa tjetër e testimeve do të arrijnë të mërkurën, njofton Telegrafi Maqedoni. “Këto teste të shpejta janë falas për qytetarët, dhe të njëjtat do të shpërndahen në 13 spitale të vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/
Qeveria holandeze ka mbështetur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë shprehet se më parë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. QEVERIA E HOLANDËS “Në fushën e sundimit të ligjit, Maqedonia e Veriut ka zbatuar reforma të shumta, ka përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është rritur dukshëm bashkëpunimi me Europol veçanërisht me numrin e lartë të të dyshuarve ‘të nivelit të lartë’. Qeveria Hollandeze konsideron se raporti mbi progresin e Maqedonisë së Veriut tregon një pamje kryesisht pozitive të progresit të procesit të…

