Dje (3-janar) prej ora 12:00 deri në orën 20:00, në rajonin e SPB Tetovë, është kryer aksion kontrollues lidhur me tejkalimin e shpejtësisë, në të cilin janë sanksionuar gjithsej 120 vozitës, pra tejkalimi i përkufizimit të shpejtësisë, prej të cilave 101 shkelje të konstatuara në rajonin e Tetovës dhe 19 shkelje në rajonin e Gostivarit Përveç këtyre, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 3 lloje të tjera të shkeljeve. Dje, gjithashtu në këtë periudhë, është realizuar edhe një aksion tjetër kontrollues për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Në këtë aksion, janë sanksionuar 4 shoferë të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit dhe janë konstatuan 48 lloje të tjera të shkeljeve, kryesisht vozitës pa patentë shoferi, shoferë fillestarë etj.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Daut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes
- Gashi i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Mbeturinat pushtojnë Kejin e Vardarit, qytetarët kërkojnë zgjidhje
- Sherr në Jegunocë, policia ndalon dy të rritur dhe tre të mitur
- Janevska: Shkenca dhe teknologjia janë kyçe për të ardhmen evropiane
- Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
- Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim



