Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Berlin, mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikola Dimitrov dhe ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharive, duke thënë se takimet e tilla çojnë drejtë përforcimit të besimit dhe përafrimit të pozicioneve, transmeton Portalb.mk. “Jemi falënderues që Gjermania si kryesuese me BE-në tregon angazhim të përforcuar për përmbushjen e qëllimit të përbashkët: mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, si sinjal i fuqishëm për gjithë rajonin dhe për kredibilitetin e BE-së, që është në interes të…
Author: Hamdi Kumanova
Kemi aplikuar për vakcina kundër Kovid-19 përmes mekanizmit Kovaks, si dhe të gjitha vendet tjera në rajon, për 20 për qind të popullatës. Ato janë 800.000 doza, për shkak se duhen nga dy doza, një dhe pas disa javëve edhe një në pajtim me njohuritë e tanishme për zhvillim të antitrupave. Siç janë tani njohuritë lidhur me përparimin, pritjet janë se vakcina do të jetë e qasshme në fillim të vitit të ardhshëm. Vaksina nuk do të jetë obligative, pasi nuk ka hyrë në kalendar, por do të ketë rekomandim të fuqishëm, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai theksoi…
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë Qeveria gjatë ditës së sotme miratoi ndryshimet në Programin për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi me anë të të cilit u shtuan mjetet për mbështetjen e zejtarëve. Mbështetja financiare për masën për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për zejtarët është rritur nga 12 milion denarë të paraparë në 20 milion denarë. Gjithashtu me ndryshimet e Programit është rritur edhe mbështetja financiare për aplikant. Gjegjësisht, kjo masë tani parashikon kompensimin e 60% të shpenzimeve të zejtarëve ose maksimum 60,000 denarë të bëra për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për aplikantin. Më herët…
Kryministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sipas vendimit të Qeverisë, objektet gastronomike do të punojnë deri në ora 21:00, me përjashtim të atyre që punojnë me porosi dhe objeketeve që shërbejnë nëpër sportele. Ekzekutivi gjithashtu ka vendosur që të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.
Në kulmin e krizës shëndetësore, partitë politike nuk pushojnë së kërkuari përgjegjësinë tek njëra-tjetra. VMRO-DPMNE-ja që për disa ditë me radhë kërkoi lirimin nga puna të shtatzënave dhe të sëmurëve kronik, fajëson ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe se nuk bën mjaftueshëm për zbutjen e valës së infektimeve, por kalon më shumë kohë në rrjetet sociale. Kjo parti i referohej një video materiali komik të publikuar një ditë më parë në faqen e Filipçes në fejsbuk ku aludohej në dorëheqjen e Hristijan Mickoskit. Materiali ishte fshirë vetëm pak minuta pas publikimit. Po Venko, 1 mijë pyetje “pse”, 1 mijë arsye “sepse”…
Shoqata e Gjykatësve, e prerë- nuk ka kushte për gjykime online në gjykatat në vendin tonë. Gjykatësi suprem, Xhemail Saiti, i cili kryeson shoqatën, thotë se deri më tani askush nga pushteti megjithëse paralajmëruan gjykime në internet, nuk ka kërkuar mendimin e tyre mbi digjitalizimin e procedurave gjyqësore. Këto paralajmërime i dhanë tashmë Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, dhe zëvendësi i tij Agim Nuhiu. Mendoj se në kushte të tilla dhe në një procedurë kontradiktore që zhvillohet në vendin tonë, sidomos në lëndët penale, është shumë e vështirë të sigurohet përmes gjykimit në internet besueshmëria e procedurës, posaçërisht duke i…
Kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni kanë shprehur keqardhje dhe kanë dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë. Më poshtë sjellim reagimin e krerëve të partive politike. Ali Ahmeti: “Me keqardhje të thellë po ndjek ngjarjet dhe humbjen e jetëve të pafajshme në Vjenë. Jemi të gjithë të tronditur dhe bashkëndjejmë dhimbjen e familjeve dhe miqve të atyre që sot nuk janë më dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin austriak. Terorizmi nuk ka vend në jetën tonë dhe meriton dënimin e të gjithë neve. Austria ka strehuar aq shumë prej nesh duke dhënë mundësitë më të mira për…
Ata rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre. Nuk janë vetëm për t’i mbrojtur dhe për t’ju dhënë siguri banorëve të Vjenës, por kanë edhe përgjegjësi tjera. Gazeta austriake “krone.at” ka nisur një anketim për të përzgjedhur “Policin më të mirë të qytetit”. Janë 6 kandidatë, e në mesin e tyre edhe polici me prejardhje shqiptare, Kaltrin Murati. Votimi mund të bëhet deri më datën 24 shkurt, në orën 9 të mëngjesit. Këta gjashtë zyrtarë policorë që u përzgjodhën, përveç që rrezikuan jetën e tyre duke shpëtuar jetët e të tjerëve, kapën edhe tregtarë të drogës dhe kriminelë të tjerë. Sipas…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit. Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 665 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës. MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për të parandaluar sëmundjen COVID-19.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni. “Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 313 gjoba prej të cilave 35 janë për tejkalim shpejtësie, 27 dënime për mosregjistrim të automjetit apo defekte, 91 për parkim jo të rregullt dhe 54 dënime për mosmbajtje të maskës”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nëse Xho Bajden zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ai do të mbështesë integrimin e Maqedonisë të Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Ji, i cili tani është pjesë e Shtabit zgjedhor të kandidatit demokratë për president. “Besoj fort se Bajdeni do të avokojë për integrimin e Maqedonisë të Veriut në BE. Ky sigurisht është vendim që duhet të merret nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk mund të imponojnë vullnetin e saj, por ne besojmë se ndajmë të njëjtat synime me shumicën e vendeve evropiane. Ne duam ta shohim Maqedoninë e Veriut…
Shtëpia e Shëndetit Shkup në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë javën e kaluar kanë blerë 4 mijë teste të shpejta, për t’u mundësuar qytetarëve qasje në testim të shpejtë për coronavirus. Nga MSH thonë se testet e shpejta do të jenë pa pagesë për qytetarët që kanë nevojë të testohen me këto testime. “Pas informacioneve më të reja se është marrë donacion nga Ministria e Shëndetësisë nga ana e dy kompanive 13 mijë testime, të cilët nëpërmjet algoritmit të mjekëve amë do të jenë në dispozicion të gjithë atyre pacientëve që kanë nevojë për testim të shpejtë. Shtëpia e Shëndetit…

