Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në Shkup janë shtruar 29 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 370 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.
Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në klinikat interne ka pasur 10 pranime dhe nga një pacientë u shtrua në Klinikën Gastroenterohepatologjike, në Klinikën e Neurologjisë, Klinikën për Nefrologji dhe Institutin TBC. Tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Dermatologjisë.
Në kovid qendrën SPQ “8 Shtatori” gjatë ditës së djeshme kishte tetë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën e Sëmundjeve Infektive 11.
Në 24 orët e kaluara janë lëshuar në shtëpi 30 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën mjekohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 19 të sëmurë, ndërsa në Institutin TBC janë pranuar gjithsej 25 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrën në Klinikën e Neurologjisë aktualisht janë 14 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve katër pacientë, ndërsa në ORL 12 pacientë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë shtruar 17 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 105 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 126 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 30 pacientë.
Gjithsej 370 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në ditët e fundit është zvogëluar dhe në mëngjes deri në ora 8 kishte 120 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë përçues të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, qëndron në kumtesë.




