Rebalanci i buxhetit e kaloi procedurën kuvendore dhe e hapi rrugën për zbatimin e masave nga pakoja e katërt e masave. Një pjesë e masave mund të realizohen menjëherë, për një pjesë do të duhet, edhe krahas miratimit të rebalancit, të priten zgjidhjet ligjore me të cilat janë rregulluar, ndërsa të cilat, gjithashtu, janë në procedurë kuvendore. Mbështetja me rebalancin kushton 470 milionë euro. Dedikimi është për qytetarët dhe biznesin me qëllim që të zbutet ndikimi na kriza e koronës. Me rebalancin janë paraparë 4,3 miliardë denarë për mbështetjen financiare për pagesën e pagës së të punësuarve në sektorin privat…
Author: Hamdi Kumanova
Biznesi është në pritje që pas miratimit në Parlament të rebalancit, të fitojë të hollat e premtuara nga pakoja e katërt ekonomike. Krahas shkurtimeve në buxhet, të zgjedhurit e popullit pas përfundimit të debatit për rebalancin që filloi ditën e enjte që sipas rregullores mund të zgjasë deri më pesë ditë debatit, pritet ti japin dritë gjelbër edhe Ligjit për ndihmë financiare me qëllim që kompanitë të mund të paguajnë pagat më së voni deri më 15 nëntor. Qeveria do të ndihmojë qytetarë t dhe firmat me 470 milion euro dhe 31 masa. Pritjet e ekzekutivit janë që me pakon…
Objektet gastronomike nga dita e nesërme do të punojnë deri në orën 21. Ky vendim u mor nga qeveria me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Vendimi pritet të publikohet nesër në Gazetën Zyrtare dhe menjëherë hyn në fuqi. Nga Oda e pavarur e gastronomisë thonë se masa e tillë do të çojnë në largime masive nga puna. Oda e Pavarur e Gastronomisë “Gastronomët do të bëjnë çmos për t’i mbajtur dhe për të mos i larguar nga puna punonjësit e tyre. Por ajo që presim të ndodhë është që punëtorët e gastronomisë nuk do e kenë më të njëjtin…
Njëzet e gjashtë vjeçari nga qyteti i Kavadarit ka humbur jetën në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse. “Pacienti 26-vjeçar nga Kavadari është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Njgitëse më 25 tetor. Ai ka pasur gjendje të rëndë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për MIA. Javën e kaluar edhe një 27-vjeçar nga Kumanova humbi jetën si pasojë e coronavirusit, ndërsa sipas raportit të fundit të ISHP-së, javën e kaluar ka pasur 5.800 raste që është për 70% më shumë se java paraprake.
Drejtoria për të ardhura publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut sqaroi se pakoja e katërt ekonomike e miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, por në miratim e sipër në Kuvend, mund të shfrytëzohet nga kompanitë private edhe tani, transmeton Portalb.mk. “Duke llogaritur se Ligji akoma nuk është miratuar, si kohën e shkurtër të parashtrimit të kërkesës për mbështetje financiare për rrogën e punëtorëve, punëdhënësit të cilët kanë mundësi për të paguar rrogat, mund që të njëjtën ta bëjnë menjëherë, ndërsa pas miratimit të ligjit do të kenë mundësi që ta parashtrojnë kërkesën dhe të bëjnë korrigjim të formularit për…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin David Gir. Tema e takimit ishte zbatimi i reformave ekonomike në vendin tonë në drejtim të procesit të integrimit evropian. Ministri Bekteshi e informoi ambasadorin e BE-së se Ministria e Ekonomisë është bartëse e tetë kapitujve për harmonizimin e ligjit evropian dhe harmonizimin me legjislacionin e BE-së për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Ministri falënderoi për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë ka marr nga BE-ja në periudhën e kaluar, kryesisht në fushën e reformave për…
Me rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirus, rritet edhe numri i gjobave për mosmbajtje të maskave. Në 24 orët e fundit policia ka sanksionuar 737 persona për mosmbajtjen e maskës, e cila është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa sipas muajve, më shumë gjoba ka pasur në tetor, kurse më pak në korrik. Muajin e kaluar, në total prej 23.967 gjoba u vendosën për mosmbajtje të maskës, numër që gjatë verës u arrit për dy muaj. Sanksionet vendosen zakonisht në parqe, zona pikniku, por edhe në vetura, nëse udhëtarët nuk janë nga…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarr iniciativë që dita e diell të shpallet për ditë jo pune. “E kemi obliguar Ministrinë për punë dhe politik sociale që në afat prej 15 ditëve të sjellë vendim ligjor për këtë çështje. Ky vendim është në interes të qytetarëve, e diela duhet të jetë ditë përkushtuar pushimit, ditë për kohë më kualitative për çdo qytetarët që ka nevojë, ditë për familje, ditë për vete”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell SHENJA.
Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ bëri të ditur se “Qeveria ka pranuar nismën që dita e diel të shpallet ditë jo pune”. “Ia caktuam Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që në afat prej 15 ditëve të parashtrojë rregullativën ligjore për këtë çështje”, shkruan Zaev. Ai shton se ky vendim është në interes të qytetarëve dhe dita e diell do të jetë ditë pushimi, ditë për familjen dhe për vetveten./Telegrafi/
Ministria e Shëndetësisë Informon se në pajtueshmëri me raportin e Institut të Shëndetit Publik i cili ka të bëj me periudhën prej 26 tetor deri më 1 nëntor, janë testuar gjithsej 17.299 materiale në laboratorët në të cilat zbatohet testim molekular për praninë e SARS-CoV-2, që paraqet rritje prej 23,6% në krahasim me javën e kaluar, njofton Portalb.mk. Janë regjistruar 5.800 raste të reja prej 35 qyteteve në shtet, është rritur për 70,1% krahasuar me javën paraprake. Pjesa më e madhe e të infektuarve edhe më tej janë prej Shkupit (n=2.690; 46,4%), ku është shënuar rritje më e lartë e…
Reagime të shumta në opinion kanë nxitur pamjet e publikuara një ditë më parë në rrjetet sociale ku shihet se si një pacient pranon serum në oborrin e spitalit të Kërçovës. Rastin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit. Ai tha se pacientin nuk e kanë futur në hapësirat e spitalit, edhe pse me simptoma të virusit korona, për ta mbrojtur nga pacientët e tjerë me Covid-19 të shtrirë në spital. Videon e publikuar në rrjetet sociale e cilëson si manipulim politik. Unë nuk do e kisha komentuar videon sepse ka dalë nga ca frustrime politike dhe jo njerëzore. Njeriut…
Me qëllim të mbrojtes së të punësuarve dhe konsumatorëve, Kompania Dauti Komerc,në bazë të rekomandimeve të Qeverisë ka vendosur të vendosë masa të reja për të gjithë personelin e me qëllim të parandalimit të Kovid-19. Shtabi i krizës i kësaj kompanie, duke filluar nga sot, ka vendosur që çdo personi që do të hyjë në hapësirat e kompanisë ti bëhet matja e temperaturës, në asnjë mënyrë të mos lejohet hyrja e personave nga jashtë pa maskë mbrojtëse ,aplikimi për punësim të bëhet përmes postës elektronike ndërsa i tërë dokumentacioni, të dorëzohet në hyrje të kompanisë. Gjithashtu kjo kompani ka vendosur…

