Më 04.01.2021 në ora 15.00 në SPB Tetovë A.S. (27) nga Tetova, ka raportuar se kishte qenë i mashtruar për një shumë prej rreth 28,000 denarë nga një person i cili është prezantua si S.B. nga një kompani këshilluese nga Kanadaja informon Tetovasot. Sipas raportit, S.B. më 09.11.2019 e kishte kontaktuar denoncuaesin A.S në mënyrë elektronike, duke i dërguar një ofertë për qëndrim dhe punë në Kanada, për të cilën A.B. duhej të paguante një shumë të caktuar parash në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, si dhe numrin e kartës së kreditit nga e cila ata do të tërheqin shumën e kërkuar të parave, si dhe të njëjtit do të plotësojnë kërkesën dhe për një periudhë deri në gjashtë muaj do ta njoftojnë për aplikimin. Sipas raportit, ai menjëherë ka qenë i informuar nga banka se 27,850 denarë ishin tërhequr nga llogaria e tij, dhe pasi kaloi më shumë kohë sesa ishte njoftuar pa marrë asnjë përgjigje, kishte kuptuar se ka qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e plotë të çështjes.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
- Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Kurti me thirrje për zgjedhjen e presidentit: Do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje
- MPB: Gjatë kontrollit në trafik janë arrestuar 13 persona
- Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë muslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Ndizet protesta në Tiranë/ Qytetarët bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë pranë gjimnazit “Qemal Stafa” (VIDEO)



