Author: Hamdi Kumanova

Përmes një letër ngushëllimi, Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Karl Nehamer i shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për sulmin terrorist që tmerroi Vienën dhe mbarë botën. Në këtë periudhë të vështirë me të cilën po përballet Austria, të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar në luftimin e paraqitjeve të tilla ekstremiste dhe me këtë rast nxjerrjen sa më të shpejt të autorëve të krimit para drejtësisë. Në raste të tilla terroriste të gjithë ne jemi të bashkuar dhe kemi vetëm një qëllim, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të eliminojmë të gjitha format e terrorizmit…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, diskutimin për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e kanë shtyrë për të premten. Siç njofton “Evropa e Lirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni, Komiteti i ambasadorëve të vendeve anëtare që zakonisht i përgatit vendimet për ministrat, sot është dashur të diskutojë për mundësinë për hapjen e negociatave me Shkupin. Megjithatë, vendimin për shtyrje është marrë që të mundësohet hapësirë për përpjekjet diplomatike që shkojnë në relacionin Berlin-Sofje, që të bindet pala bullgare të mos i bllokojë negociatat me Shkupin. Të premten është dita e fundit, kur duhet të përafrohen qëndrimet, pasi ministrat…

Lexo më Shumë

13 mijë njësi të testeve të shpejta për virusin korona megjithëse arritën në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë do të mbeten të paketuara deri në javën e ardhshme. Kjo pasi deri në fund të kësaj jave Komisioni për sëmundje infektive do të hartoj një algoritëm, i cili do të hyjë në protokollin standard të testimeve për pacientët që kanë simptome të CoVid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky dikaster kumtojnë se mjekët amë do të jenë ata, të cilët në bazë të urgjencës së pacientit do të vlerësojnë se çfarë lloj të testit do të bëjnë, PCR test standard…

Lexo më Shumë

Edhe përkundrejt ftesave dhe ofertave që popullata në vendit tonë të fillojë të ngrohet me peleta, situata e pavolitshme ekonomike dhe sociale në Komunën e Dibrës vazhdon të përcaktoj drurin si ngrohës primar të qytetarëve. Këtë sezonë, dibranët në pjesën dërmuese për ngrohjen e ambienteve të tyre përdorin drurin për ngrohje. Edhe pse tre vitet e fundit në familjet dibrane është prezent edhe ngrohja me peleta, përsëri të dhënat e institucioneve kompentete thonë se mbi 70 për qind e popullatës, edhe këtë sezon janë përcaktuar për të ngrohur objektet e tyre me dru. Kryesisht ndikim kryesor në përcaktimin dhe përzgjedhjen…

Lexo më Shumë

Vendimet e gjykatës së Strasburgut kundër shtetit mund të jenë pjesë e një metodologjie për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Qeveria do t’i analizojë vendimet e gjykatës së të drejtave të njeriut, të cilat identifikojnë elemente të gjykimeve jokorrekte, ose shkelje të të drejtave të njeriut të të pandehurve para gjykatave vendase. Sidoqoftë, megjithëse qeveria njofton se ky segment do të jetë pjesë e pastrimit të shumëpritur, topin për shkarkime të mundshme e hedh te institucionet kompetente. QEVERIA “Përcaktimi i përgjegjësisë për punën e gjykatësve, ose prokurorëve është përgjegjësi e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik. Çdo gjykim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Bullgarisë, Rumen Radev sot me telefon biseduan për qëndrimet e dy shteteve për kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut. “Dy presidentët biseduan për mundësinë që të arrihet zgjidhje për zhvillimin evropian të rajonit tonë, posaçërsiht në integrimin e Maqedonisë ë Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Krerët e dy shteteve, siç theksohet në njoftim, kanë biseduar edhe për mundësinë e realizimit të vizitës së presidentit Pendarovski në Bullgari. Ndryshe, Bullgaria kushtëzon Maqedoninë e Veriut për të pranuar…

Lexo më Shumë

Në Bullgari, fqinjin Lindor të Maqedonisë së Veriut, rreth kontesteve historike mes dy vendeve opinioni është i ndarë. Madje ka edhe nga ata që hapur janë deklaruar kundër Memorandumit të Bullgarisë drejtuar vendeve anëtare të BE-së. Javë më parë, shkencëtarë, profesorë universitarë dhe figura publike bullgare janë deklaruar kundër memorandumit të dërguar nga Sofja për vendet anëtare të BE-së, duke përshkruar akuza serioze dhe vija të kuqe gjatë rrugës së Shkupit drejt BE-së. Në letrën “Evropa nuk na kupton”,ata këmbëngulin në “ndryshim thelbësor të paradigmës në të menduarit historik” dhe shkruajnë se nuk pajtohen që “Maqedonia e Veriut të paraqitet…

Lexo më Shumë

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dita ditës keqësohet dhe sipas të gjitha parashikimeve do të dal jashtë kontrollit. Arsyeja është vala e dytë e infeksionit nga virusi SARS-CoV 2 dhe menaxhimi i dobët nga ana e politikbërësve shëndetësore, por edhe nga ana e punëdhënësve ose sherifave partiak. Shembull tipik është Kadastra e Patundshmërive në Shkup ku ishte paraqitur klaster i të infektuarve me virusin SARS-CoV 2 ku si pasojë gjen vdekjen një e punësuar në këtë institucion. Sipas informacioneve të siguruara kuptuam se drejtori i këtij institucioni publik fare nuk ka ndërmarrë masa sigurie në vendin e punës dhe…

Lexo më Shumë

Mësimin online në nivel shtetërorë, me sukses e ndjekin 90,2 për qind e nxënësve, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pas vizitës në Prilep. “Për pjesën e mbetur, respektivisht nëntë për qind mësimin e ndjekin përmes televizionit, por edhe me shpërndarje të materialeve të shtypura për nxënësit. Falënderojmë Radio Televizioni Shtetëror që lejoi të transmetohet ora prej 15-minutave në televizion. Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, jemi të kënaqur me modelin e mësimdhënies që u zgjodh së bashku me Qeverinë, dhe që është i kombinuar, një pjesë me prani fizike, një pjesë me mësim në internet”, tha Carovska.…

Lexo më Shumë

Në kuvend dështoi nisma e deputetëve të opozitës maqedonase për unifikimin e një qëndrimi kombëtar kundër memorandumit bullgar. Në seancë ishin të pranishëm vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së. Sipas tyre unifikimi i strategjisë në planin e jashtëm dhe linjave të kuqe ndaj Bullgarisë është i domosdoshëm. Kreu i VMRO DPMNE-së, Mickoski përmes një fjalimi në rrjetet sociale iu bëri thirrje qytetarëve të unifikohen që të mos lejohet të negociohet për identitetin, ndërsa i kërkoi pushtetit të mos luajë me ndjenjat e popullit maqedonas. LSDM u kundërpërgjigj me akuza ndaj Mickoskit se po mundohet ta rrënojë pozicion ndërkombëtar të vendit dhe…

Lexo më Shumë

Vendimi i Qeverisë që të mbulohet tërësisht pushimi mjekësorë për pacientët me Covid-19 vlen edhe për administratën publike dhe për sektorin privat, tha sot zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. “Kur themi se do të shfrytëzojnë pushim mjekësor dhe se do të mbulohet 100%, kjo do të thotë që Fondi merr përsipër gjithçka. Do të thotë, mbeten dispozitat ligjore-15 ditë punëdhënësi, pastaj përgjegjësinë ligjore e merr Fondi”, shpjegoi Bytyqi.

Lexo më Shumë