Dje prej ora 08.00 deri më ora 12.00, në territorin e SPB Tetovë, është kryer aksion i përforcuar kontrollues për parakalim të paligjshëm,
në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 33 shkelje, nga të cilat 11 në rajonin e Tetovës dhe 22 në zonën e Gostivarit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 7 lloje të tjera të shkeljeve (TE) kryesisht vetura me regjistrim të skaduar dhe drejtim pa patentë shoferi.
Për të gjithë shkelësit janë përgaditë parashtresa adekuate për kundërvajtje.




