Author: Hamdi Kumanova

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka deklaruar se nuk ka shtretër të lirë në Klinikën Infektive në Shkup, vendet janë mbushur edhe në spitalin modular pranë Invektivit. Për këtë ministri paralejmëroi hapjen e reparteve të tjera në spitalin Nënë Tereza.“Situata është serioze dhe kapacitetet spitalore po mbushen, por nga ana tjetër edhe personeli mjeksor është i lodhur”. Vala e vjeshtës ka kontribuar që numri i rasteve me Kovid 19 të rritet në mënyë të dukshme.Sipas OBSH-së numri i viktimave këtë javë është rritur në dallim prej javës së kaluar 46%.

Lexo më Shumë

Rrjeti i gazsjellësit me gjatësi prej 86 km nga Shkupi deri në Tetovë dhe Gostivar është realizuar 65%. Gazsjellësi i dytë magjistral, ai nga Negotina, drejt Prilepit dhe Manastirit, i gjatë 92 km, duhet të realizohet vetëm edhe 8%. Sapo të përfundojnë dy rrjetet primare të gazit më së voni deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, do të vijojë proces i lidhjes së komunave. Ministri Boçvarski u bëri thirrje vetëqeverisjeve lokale që të jenë të gatshme që gazi të arrijë në amvisëritë dhe ndërmarrjet sa më shpejt të jetë e mundur. “U bëj thirrje që të përgatiten…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me kryetarin e Delegacionit në Komitetin e Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, deputetin austriak z. Andreas Shider. Në fillim Kryetari Xhaferi shprehu ngushëllim të thellë për ngjarjet e 2 nëntorit në Vjenë dhe i dënoi atakët terroristë si akte të terrorit që nuk kanë as komb as fe. Duke nënvizuar se Parlamenti Evropian i kushton vëmendje të madhe zgjerimit dhe përforcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, Xhaferi falënderoi edhe për kontributin personal të z. Shider si bashkëkryesues i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika…

Lexo më Shumë

Sot (më 6 nëntor) kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mori pjesë në panelin e organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung” me temë “Partitë popullore konservatore – ndërtimi i urave drejt ardhmërisë së përbashkët në BE”. Në këtë panel mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Partia Demokratike e Shqipërisë pjesëmarrës ishte Arban Kashahu, si dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Për shkak të pandemisë dhe gjendjes politike të krijuar në Kosovë, pjesëmarrësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk arrit të marrë pjesë. Gjatë fjalimit të tij, kryetari Gashi foli për rëndësinë e partive konservatore në vend…

Lexo më Shumë

Opozita kërkon përgjegjësi nga kryeministri, Zoran Zaev për bllokadën e Bullgarisë. Kreu i DPMNE-së, Mickoski kërkoi shpallje të zgjedhjeve të parakohshme dhe formim të një qeverie teknike. Kjo katastrofë kombëtare që ia solli Zoran Zaev popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe shtetit maqedonas. Do të ishte më e ndershme që ai dhe ekipi i tij i politikanëve menjëherë të largohet, të vijnë njerëz që do ta ngritin shtetin nga pozicioni nën 0 që e ka vënë. T’i lëshojnë menjëherë pozicionet dhe të organizojnë zgjedhje, që do të mbahen në afatin që do ta rekomandojnë…

Lexo më Shumë

Komisioni Anti-korrupsion kërkon hapjen e debateve për rishikimin e rregullave, për shkak se ka lëshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për ndërmarrje publike që lejojnë pa dënim të mbesë emërimi apo shkarkimi i ushtruesve të detyrës si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror. Anëtari i Komisionit Anti-korrupsion, Nuri Bajrami në mbledhjen e 40-të e elaboroi lëndën për emërimin e ushtrues detyrës të drejtorit në ndërmarrjen publike në Komunën e Lozovës, pa publikuar shpallje, dhe kërkoi të hapet debat në lidhje me këtë çështje. “Pas informacioneve në Komunën e Lozovës, fenomeni vazhdon. Personi në këtë NP është…

Lexo më Shumë

Banorët e Siniçanit, pas më shumë se dy dekada bëhen me ujë për pije. Në çezmat e tyre rrjedh ujë i siguruar nga burimet e Sharrit. Projekti i filluar si nismë e banorëve të fshatit Siniçan, që u përkrah nga komuna e Bogovinës fillimisht ishte penguar nga banorët e fshatit Urviç dhe Institucionet të cilat kërkonin hartimin e një projekti, që më pastaj të vazhdojnë punimet. Ngërçi u zgjidh në bisedime mes pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv. Muaj të tërë kemi bë gjithë këto përpjekje për të arritur deri në këtë momente finale që sot të lëshojmë ujin e pijshëm…

Lexo më Shumë

Nuk respektoi orarin për mbylljen e lokalit në ora 21:00 në përputhje me masat antiKovid-19 të Qeverisë, dhe kështu përfundoi në pranga. Këtë e gjeti pronarin e një restoranti në fshatin Palçisht të Tetovës. Policia njoftoi se ai është ndaluar dhe se ndaj tij janë ndërmarrë veprime ligjore. “Më datë 05.11.2020 në orën 22 e 35 minuta në rrugën ,,Beliçica“ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 31-vjeçarin E.I. nga fshati Palçisht, pronar i një objekti hotelierik në Tetovë. E.I. u arrestua për shkak bazave të dyshimit se kishte kryer vepër penale ,,Mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” është anuluar pasi që avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarit Afrim Ismailloviq, Milica Grozdanovska, është në izolim. Seanca e radhës është caktuar për më 13 nëntor, në të cilën do të dëshmojnë, dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, Angellço Georgievski dhe Islam Zekiri.

Lexo më Shumë

Në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm në Këshillin e BE-së, sot, Maqedonia është e bllokuar nga Maqedonia. Ky është sinjali i parë negativ nga Bullgaria për integrimin e Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka thënë sot në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev, përcjell SHENJA. “Në takimin e parë të Komitetit Përfaqësues të Përhershëm në Këshillin e BE-së, Maqedonia e Veriut është bllokuar nga Bullgaria. Ky është sinjali i parë negativë nga Bullgaria me çka është shkelur neni 2 nga Marrëveshja e Bullgarisë, e cila ka të bëj me atë se Bullgaria duhet t’i përkrah integrimet e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se për momentin në spitale janë të shtruar 890 pacientë, ndërsa sfidë e ministrisë së shëndetësisë mbetet sigurimi i shtretërve për të sëmurët nga Kovid-19. “Gjendja momentale epidemiologjike në vend në Qendrën klinike. Në kohën e fundit kemi shpërthim të virusit, këtë e thonë edhe nga OBSH-ja. Ndërsa nga informatat që kam nga kolegët e vendeve të rajonit, gjithkund situata është shqetësuese, sfida më e madhe është numri i kapaciteteve nëpër spitale. Edhe tek ne gjendja nuk është më e mirë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. Sipas ministrit Filipçe çelësi për stabilizimin e…

Lexo më Shumë

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup bëri të ditur se mbrëmë në orën 21:18 është regjistruar në tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra larg Shkupit, përkatësisht në Tetovë dhe Gostivar.Fuqia e tërmetit ishte 2.4 ballë dhe përveç në Gostivar e Tetovë u ndie edhe në zonat përreth.

Lexo më Shumë