Author: Hamdi Kumanova

Policia para dy netëve njoftoi për arrestimin e S.N. nga Veleshta nën dyshimin për veprën e kryer “zhvatje”. Sipas MPB-së, gjatë arrestimit të tij pranë një objekti hotelerik, i është gjetur edhe një revole, si dhe para. “Oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Byronë Publike të sigurisë në koordinim me Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë më 04.11.2020 në orën 16:45 afër një hoteli në Strugë arrestuan S.N. (43) nga fshati Veleshtë, një sulmues i cili në disa raste nga pronarët e objekteve hotelierike zhvatur para. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. është vërejtur afër hotelit…

Lexo më Shumë

Nga:Anisa Bahiti Ajo që pritej, fatkeqësisht ndodhi! Krerët kryesorë të ish-UÇK-së bashkë me presidentin e Kosovës u arrestuan dhe u dërguan në Hagë. Nga tani e tutje kjo nuk është më një fantazi, as një mundësi, por një fakt. Akuza është publikuar pjesërisht dhe janë shumë akuza të komplikuara dhe të gjata. Mesa duket, lista e të akuzuarve do të jetë ende shumë më e gjatë dhe me personazhe të tjerë të rëndësishëm të luftës dhe pas luftës. Por një gjë tashmë është e qartë: Pasojat politike do jenë të rënda dhe duhen menaxhuar me shumë kujdes, pasi rrezikon Kosova.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit. Siç thonë nga MPB, në 24 orët e fundit janë regjistruar 652 shkelje të masës për mbajtjen e maskës. MPB ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, për parandalimin e COVID-19

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 20:15 minuta zyrtarë policorë kanë privuar nga Liria 44 vjeçarin G.S. nga Shkupi i cili kërkohej me flet-arrest për vuajtje të dënimit për veprën penale “lëndime trupore”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 130 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas arrestimit, diku rreth orës 21:00 personi i arrestuar është dërguar në Burgun e Shutkës për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (05.11) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacioni. “Vetëm në Shkup janë shqiptuar gjithsej 230 masa edhe atë 15 për vozitja pa leje vozitje, 16 masa për mosregjistrim të automjeteve dhe defekteve në automjete, 77 dënime për parkim jo të rregult dhe 29 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot fillon pagesa e mbrojtjes sociale për muajin tetor. Pagesa do të bëhet në tre grupe, përkatësisht në banka edhe atë sipas radhës alfabetike. Sot do të bëhet pagesa për personat të cilëve mbiemri u fillon me shkronjën A, B, V, G, D, Gj, E, Z, X, të hënën për personat të cilëve mbiemri u fillon me I, J, K, L, Ll, M, N, Nj, O dhe të martën për personat të cilëve u fillon mbiemri me shkronjat P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe SH. Shfrytëzuesit…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Ismail Krifca nga Dibra. Ai ishte i vetmi shqiptar që ishte e pranishëm ne tryezën ku u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës 1999. Mbi kontributin e tij në këtë ngjarje është folur pak, dhe shumë më pak është shprehur ndonjë mirënjohje institucionale ndaj tij. Ismail Krifca – Mali u lind më 18 maj, 1967, në Dibër. U shkollua në vendlindje, ndërsa, Fakultetin e Ekonomisë e kreu në Shkup, në Universitetin “Qirili dhe Metodi”. Ai Përkthente nga 11 gjuhë. Pasioni për mësimin e gjuhëve të huaja i kishte lindurqë në bankat shkollore. Më vonë, me ndihmën…

Lexo më Shumë

Antikorrupsioni heton një konflikt interesi me anëtarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë Atanasko Tuneski. Kërkesa erdhi nga një kompani energjetike në vend. Në raport thuhet se ekziston dyshimi se Tuneski ka shkelur Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit. Si anëtar i Rregullatores që merr vendime, lëshon dhe heq licencat, mbikëqyr tregun e energjisë, Tuneski gjithashtu zotëron aksione në një kompani energjetike. Nga Agjencia Kundër Korrupsionit thonë se ata do të hetojnë dyshimet, dhe nëse konfirmohen, ata do të kërkojnë nga Kuvendi për t’i zgjidhur atë. Antikorrupsioni duhet të shqyrtojë se si është e mundur Tuneski si një…

Lexo më Shumë

Përmes një letër ngushëllimi, Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Karl Nehamer i shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për sulmin terrorist që tmerroi Vienën dhe mbarë botën. Në këtë periudhë të vështirë me të cilën po përballet Austria, të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar në luftimin e paraqitjeve të tilla ekstremiste dhe me këtë rast nxjerrjen sa më të shpejt të autorëve të krimit para drejtësisë. Në raste të tilla terroriste të gjithë ne jemi të bashkuar dhe kemi vetëm një qëllim, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të eliminojmë të gjitha format e terrorizmit…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, diskutimin për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e kanë shtyrë për të premten. Siç njofton “Evropa e Lirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni, Komiteti i ambasadorëve të vendeve anëtare që zakonisht i përgatit vendimet për ministrat, sot është dashur të diskutojë për mundësinë për hapjen e negociatave me Shkupin. Megjithatë, vendimin për shtyrje është marrë që të mundësohet hapësirë për përpjekjet diplomatike që shkojnë në relacionin Berlin-Sofje, që të bindet pala bullgare të mos i bllokojë negociatat me Shkupin. Të premten është dita e fundit, kur duhet të përafrohen qëndrimet, pasi ministrat…

Lexo më Shumë

13 mijë njësi të testeve të shpejta për virusin korona megjithëse arritën në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë do të mbeten të paketuara deri në javën e ardhshme. Kjo pasi deri në fund të kësaj jave Komisioni për sëmundje infektive do të hartoj një algoritëm, i cili do të hyjë në protokollin standard të testimeve për pacientët që kanë simptome të CoVid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky dikaster kumtojnë se mjekët amë do të jenë ata, të cilët në bazë të urgjencës së pacientit do të vlerësojnë se çfarë lloj të testit do të bëjnë, PCR test standard…

Lexo më Shumë

Edhe përkundrejt ftesave dhe ofertave që popullata në vendit tonë të fillojë të ngrohet me peleta, situata e pavolitshme ekonomike dhe sociale në Komunën e Dibrës vazhdon të përcaktoj drurin si ngrohës primar të qytetarëve. Këtë sezonë, dibranët në pjesën dërmuese për ngrohjen e ambienteve të tyre përdorin drurin për ngrohje. Edhe pse tre vitet e fundit në familjet dibrane është prezent edhe ngrohja me peleta, përsëri të dhënat e institucioneve kompentete thonë se mbi 70 për qind e popullatës, edhe këtë sezon janë përcaktuar për të ngrohur objektet e tyre me dru. Kryesisht ndikim kryesor në përcaktimin dhe përzgjedhjen…

Lexo më Shumë