“Zaev dhe Dimitrov, për të qëndruar në pushtet, nënshkruan marrëveshje të keqe me Bullgarinë në gusht 2017”, shkruan ish-Ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti aktual nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski. Ai propozon që kjo Qeveri të japë dorëheqjen dhe pas konsultimeve serioze Kuvend dhe publik, të formojë qeveri eksperte të përbërë nga ekspertë në secilën fushë, e cila do të merrte besim të gjerë shoqëror dhe mbështetje për zbatimin e një plani për të kapërcyer krizën aktuale. “Për shkak të deklaratave të Zaevit, të gjithë politikanët dhe diplomatët në rajon na përqeshin, dhe në shoqërinë maqedonase Zaev bëhet…
Author: Hamdi Kumanova
“Para nesh janë festat e dimrit, të shoqëruara tradicionalisht nga tubime familjare. Por për fat të keq, ne jemi në valën më intensive të përhapjes së coronavirusit. Kjo është arsyeja pse u miratuan masat dhe rekomandimet e fundit që qytetarët të mbajnë maska në hapësira të hapura dhe të mos grupohemi”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev. Ai u bëri thirrje që për festat të mos tubohen nëpër shtëpi. “Të mbetemi modest, të përmbajtur dhe të përgjegjshëm gjatë festimeve dhe emërtimeve të këtij viti. Ata do të jenë këtu edhe vitin e ardhshëm, dhe pastaj, të shëndetshëm dhe të gjallë, ne do…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi theksoi se Salla Universale do të rindërtohet duke rujatuar orgjinalitetin dhe autenticitetin e saj. Bytyqi shton se Salla Universale është një objekt historik dhe trashëgimie dhe simbol i solidaritetit. “Salla Universale do të rindërtohet duke ruajtuar autenticitetin dhe orgjinalitetin e saj. Ky objekt është një objekt historik dhe trashëgimie si dhe simbol i solidaritetit që bota tregoi për rindërtimin e qytetit tonë pas tërmetit katastrofal në vitin 1963. Ky projekt nuk është i vetmi projekt kapital në Shkup dhe në qytetet tjera që do të mbështeten nga Rebalanci i buxhetit. Bëhet fjalë për gjithsej…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një dalje për media bëri të ditur se Kuendi dje ka miratuar ligjet për mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtorëve. Ministri Besimi shtoi se kjo masë do të injektojë një shumë prej 70 milion euro në ekonomi. “Dje Kuvendi miratoi Ligjet për mbështetje financiare, për pagesën e pagave të punëtorëve dhe të ushtruesve të pavarur të veprimtarive. Me këtë u krijua një mundësi Ligjore të fillojmë zbatimin e kësaj mase. Së pari do të mundësojë një rrjet mbrojtëse për dhjetra mijëra vendeve të punës gjegjësishtë do të mundësojë një numër të madh…
LSDM-ja para Kovid-19 dhe tash nuk ka realizuar asnjë investim kapital i cili do të përmirësonte jetën e qytetarëve, thuhet në kumtesë e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA. Qeveria e Zaevit nuk është e aftë të merret dhe të menaxhojë krizën ekonomike dhe atë shëndetësore. Të gjithë katër pakot e Zaevit për të tu marrë me pasojat ekonomike nuk po japin efektin e dëshiruar. Masat janë të vonuara, të papërshtatshme dhe jofunksionale. Kompanitë për çdo ditë apelojnë dhe ankohen se muajt e fundit mezi arrijnë të punojnë, ti mbajnë punëtorët me kapacitet të zvogëluar. Paaftësia e Qeverisë së Zaevit për të menaxhuar…
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në intervistë për “360 shkallë”, duke folur për zhvillimet aktuale në kontestin me Bullgarinë, tha se nuk momentalisht nuk mund të shpreh optimizëm para opinionin në lidhje me këtë çështje, transmeton Portalb.mk. “Nuk mundem që në këtë moment t’i jap sasi optimizmi gjithë opinionit maqedonas në lidhje me këtë çështje. Zaev e thotë këtë për herë të dytë dhe para dhjetë ditëve paralajmëroi se është e mundur të ndodhë kjo. Unë ditëve të fundit kam pasur bisedime edhe me presidentin gjerman edhe me presidentin bullgar, nga e gjithë ajo që unë e mbledh si informacion…
“Me një komunikim të përforcuar, do të ketë mundësi për zgjidhje dalëse, në mënyrë që të ketë sukses për integrimin tonë, për Bullgarinë, për rajonin dhe BE-në”, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me anëtarin e Parlamentit Evropian dhe kryesuesin e Komitetit të përbashkët parlamentar për bashkëpunim midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, Andreas Shajder. Siç njoftojnë nga Qeveria, eurodeputeti Shajder në takim shprehu kënaqësinë me raportin jashtëzakonisht të mirë vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë Veriore në procesin e integrimit në BE. Ai e vlerësoi raportin si një mesazh të fortë dhe konfirmim të…
DZIHAT ALIJU Fillimi i procesit gjyqësor ndaj presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi me pretendim se ka kryer krime lufte dhe paraburgimi i tij në Hagë, ku do të dalë para gjykatësit pas dorëheqjes, vlerësohet si shenjë e një epoke të re në Ballkan. Paraburgimi i politikanëve aktualë me akuza të ngjashme, si Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, përveç Thaçit, të cilët janë në mesin e emrave të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), ngjall në mendjen e shumë njerëzve pyetjet se “A dëshirohet të dobësohet pala kosovare në lidhje me Serbinë?” ose “Vallë UÇK-ja…
Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se gjithsej 187 njësi të plazmës rikuperuese u siguruan për mjekim të pacientëve të infektuar me Covid-19, nga të cilat 98 njësi u siguruan përmes dhurimit standard dhe 89 njësi të plazmës rikuperuese përmes procedurës së aferezës së gjithsej 38 dhuruesve, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Gjithsej 136 dhurues dhuruan plazmë, me të cilën janë mjekuar rreth 170 pacientë me Covid-19. Me këtë akt më të lartë të njerëzimit, qytetarët që janë shëruar kanë mundësinë të ndihmojnë ata që aktualisht po luf*tojnë me koronavirusin. Për të ndihmuar njerëzit që aktualisht po luftojnë me coronavirusin…
Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër atdhetari Petrit Menaj Ai në veprimtarinë e tij atdhetare ka qenë pjesë e strukturave ushtarake në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001. Petrit Mënaj poashtu ka qenë një analist i njohur i rrethanave politike ndërsa është marrë edhe me krijimtari letrare. Familjarë të tij kanë konfirmuar se atdhetari Menaj është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak ndërsa njoftojnë të afërmit dhe miqtë se varrimi i të madhit dhe luftëtarit Petrit Menaj do të bëhet sot në orën 14.
Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.11.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtën 436 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Bullgaria nuk e pranon kornizën negociuese të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, që pritet të diskutohej në 17 nëntor. Kjo kornizë pritet të shënojë nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Përmes një letre dërguar KE-së, ministria e Jashtme e Bullgarisë thekson se korniza negociuse nuk sigurojnë plotësimin e kërkesave të Bullgarisë: “Deklarata nuk paraqet një instrument ligjërisht të detyrueshëm dhe nuk siguron garancitë ligjore të kërkuara nga Bullgaria. Korniza negociuese me kërkesat tona mund të miratohet në një fazë të mëvonshme, por pa të, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë.” Edhe më herët,…

