Në garën për kryetar të Komunës së Sthipit janë pesë kandidatë, informoi kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor – Shtip, Senka Andreeva. Afati për dorëzim të kandidaturave ishte deri dje në mesnatë, shkruan 360 Grade, njofton Portalb. Në garën për kryetar të të Komunës së Shtipit me mandat deri në tetor të vitit 2021 hyjnë kandidati i pavarur Trajçe Mitev, i cili i mblodhi 260 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve, Llazar Naumov nga partia TMRO, pastaj deputeti aktual Sashko Nikollov nga LSDM, Goce Angellov nga koalicioni i ri “Ardhmëria në duart tona”, ndërsa e përbërë nga partitë Demokratët dhe Organizata…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, në rrjetin social fejsbuk ka këshilluar që këtë vit festat të festohen vetëm me më të afërmit, ngase, muajt në vazhdim janë më intensive në përhapjen e koronavirusit. “Pikërisht për këtë, është e nevojshme përkujdesi jonë maksimal për shëndetin tonë por edhe për më të afërmit. Në periudhën e ardhshme të mos grumbullohemi nëpër shtëpi dhe të ndihmojë së bashku të dalim nga kriza e koronës. Tani është e nevojshme të respektojmë masat për mbrojtje, ndërsa në vitin e ardhshëm të festojmë sipas traditës. Na ndihmoni për të gjithë ne”, ka shkruar Filipçe, përcjell SHENJA.…
Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 283 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. “Gjatë ditës së djeshme (07 / 08.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sa i përket masës për bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 283 shkelje”, thonë nga MPB. Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me Covid-19.
Mjeku nga Tetova, Vladimir Evtimoski sot humbi betejën me koronavirusin. Ai ishte mes katër viktimave në Tetovë dhe 14 viktimave në të gjithë vendin që humbën jetën nga Covid-19, shkruan TS “Kolegu im i dashur Dr. Vladimir Evtimovski sot ia dorëzoi shpirtin Zotit të Plotfuqishëm, duke u shërbyer pacientëve të tij edhe në momentet më të vështira! Pusho në paqe mik i dashur! Gjithmonë do të na mungosh!”, shkruan në facebook kolegu i tij Argjend Imeri. Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3 404 teste dhe prej tyre 1 285 kanë rezultaur pozitivë…
Deputetja Monika Zajkova nga PLD është pozitive për coronavirus dhe është e shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. “Unë po ju shkruaj pasi mblodha ca forcë, duke u shtrirë në klinikën e sëmundjeve infektive, ku u shtrova për shkak të infeksionit me coronavirus,” tha Zajkova në rrjetet sociale. Ajo thotë se edhe prindërit e saj janë pozitivë, për fat të mirë, me simptoma më të lehta. “Megjithëse ne ndoqëm dhe respektuam të gjitha protokollet, ndoshta diku, për fat të keq, dështuam. Si ndihem temperatura e trupit tim nuk bie nën 38.5, ndjehem e pafuqishme, të vjella dhe lodhje.…
“Fitorja e Joe Bidenit është lajm i mirë edhe për shqiptarët, në përgjithësi, por edhe për vendin tonë, në veçanti. Fitorja e Bidenit është garanci për vazhdimin e aleancës sonë strategjike dhe historike me SHBA-në. Fitorja e Bidenit është mesazh se rajoni ynë do të jetë më stabil, më demokratik dhe më paqësor. Urime SHBA! Urime Joe Biden! Zoti e bekoftë Amerikën dhe marrëdhëniet e mira shqiptaro-amerikane!”, ka shkruar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë më 1 gusht 2017, pozicioni i Bullgarisë është shumë i qartë. Kjo u konfirmua në një mënyrë shumë të qartë dhe të përcaktuar nga Qëndrimi i Kornizës të 9 tetorit të vitit të kaluar dhe u miratua unanimisht nga Parlamenti bullgar. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të lëvizim nga pozicioni që është një vendim i Parlamentit bullgar, tha për “bntnews.bg” zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, duke komentuar pozicionin e Bullgarisë në rrjedhën e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. “Fatkeqësisht, kolegët nga Shkupi…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hritijan Mickoski në intervistë për TV ALFA, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të komunave Shtip dhe Pllasnicë, por në vend të kësaj Mickoski kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe formim të qeverisë teknike, qeveri të shpëtimit kombëtar apo qeveri të zgjeruar, transmeton Portalb.mk. “Vlerësoj se futja e vetëdijshme në rrezik dhe cenimi i jetës së qytetarëve nuk është politikë që VMRO-DPMNE e mbështet, ne i kundërshtojmë sjellje të këtilla devijonte në politikë”, deklaroi Mickoski duke aluduar në gjendjen me Covid-19 në shtet. Edhe përkrah kësaj, Mickoski kërkon përsëri…
Pothuajse nëntë muaj pas regjistrimit të rastit të parë të koronavirusit në vend, një pjesë e qytetarëve ende nuk besojnë se virusi në të vërtetë ekziston. Të tjerë, megjithëse besojnë, nuk mbajnë maska mbrojtëse, e cila tash dhjetë ditë është e detyrueshme në ambiente të hapura. Anketë Mbajmë maskë, por tani nuk e mbajmë. Pse? Sepse nuk ka polici. Pse nuk mbani maskë? Mbajmë si jo. Ku e keni? Ja, në xhep. E dini se është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura? Po, dhe e mbajmë. Unë nuk besoj në këtë. A e shihni që çdo ditë ka të…
Mjete finansiare shtesë janë paraparë me qëllim që kompanitë ti mbajnë puntorët gjatë pandemisë me covid 19. Është miratuar ligji për përkrahje financiare të pundhënësve për pagimin e rrogave për muajt teteor, nëntor dhe dhjetor, respektivisht është dhënë ingjeksion financiar prej 70 milion eurosh. Kompanitë mund të përfitojnë 21 mij e 776 denarë në varësi nga rënia e të ardhurave. Kërkesa parashtrohet deri tek DAP më së voni deri në datë 10 të muajit dhe në afat prej tre ditësh kompanitë do marrin përgjigje se a është pranuar kërkesa. Janë parashkiuar disa kushte si psh të ardhurat e përgjithshme të…
Kontrollet e shtuara të policisë dy muajt e fundit kanë evidentuar në komunikacion numër të madh të automjeteve të paregjistruara. Sipas Ministrisë së Brendshme, nëpunësit gjatë kontrolleve në trafik kanë gjetur automjete të çdo kategorie të cilët nuk kanë regjistrim të vlefshëm vitin e fundit por edhe më tepër. Gjatë muajit shtator janë evidentuar 1.506 automjete, ndërsa në muajin tetor 2.290 automjete të paregjistruara. “Problemi më i madh që kemi hasur gjatë kontrolleve të përforcuara është se kemi evidentuar shumë automjete të paregjistruara. Ky paraqet problem të madh sepse këto automjete nuk kanë kaluar në kontrolle teknike dhe si të…
Investimi fitimprurës afatgjatë në një shoqëri është investimi në arsim. Që të kemi demokraci stabile, që të kemi gjenerata të ardhshme të demokratëve, patjetër të investojmë në arsim e cila është e bazuar në vlera demokratike, ka deklaruar presidenti Stevo Pendarovski në inaugurimin e Qendrës presidenciale për arsim politik. Mu kjo, ka thënë Pendarovski e ka nxitur të fillojë këtë nismë që siç tha, “e konsideron një nga projektet kyçe të programit të tij”. “Besoj se me punën e qendrës do të kontribuojmë në promovimin e kulturës së dialogut dhe do të ndikojmë në reformën e arsimit përmes përfshirjes gjithëpërfshirëse…

