Gjendja e jashtëzakonshme, e krijuar si pasojë e korona-virusit Covid 19, ka bërë që shumica e institucioneve edukativo-arsimore veprimtarinë edukativo-arsimore ta zhvillojnë nga shtëpia nëpërmjet platformave on-line. Kjo formë e realizimit të mësimit ka krijuar vështirësi të shumta për familjet, por edhe për mësimdhënësit, ngase – përpos kushteve hapësinore – ky lloj mësimi kërkon edhe mjete financiare shtesë. Nëse ministrja Caroska e arsyeton këtë gjendje sepse ashtu do të kursejë mjete dhe se nuk do të bëjë harxhime në shkollë, si duket nuk e ka para sysh se në këtë formë ua shton shpenzimet dhe harxhimet mësimdhënësve dhe prindërve të…
Author: Hamdi Kumanova
Ish ushtarët profesionistë që ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes do të përfshihen për siguri të drejtpërdrejtë në shërbimin e patrullës në spitale, informoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska. “Sot diskutuam për sigurinë e spitaleve, me shumë gjasa do ta realizojmë me një pjesë të ish-ushtarëve profesionistë të cilët ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ata do të jenë linja e parë e mbështetjes. Ata nuk do të jenë as të uniformuar dhe as të armatosur, por do të sigurojnë rregull dhe informacion për qytetarët”, tha Shekerinska. Shekerinska informoi se përveç kësaj në seancën e sotme të Shtabit…
Gjatë ditës së sotme në Kumanovë është vërejtur një dyndje e madhe e qytetarëve para bankave. Nga fotoja në vazhdim shihet se qytetarët me këtë rast nuk respektojnë distancën, ndërkohë që vërehen edhe qytetar pa maska edhe përkundër apelit të vazhdueshëm të MPB-së që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Ka ndërruar jetë dje në mëngjes, avokati i njohur Samet Murtezani nga Strimnica e Tetovës. Lajmin e kanë dhënë familjarët e avokatit. I ndjeri ka qenë deputet i Partisë Popullore të Iljaz Halimit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit pas namazit të drekës. Samet Murtezani ka qenë deputet dhe avokat i njohur në Tetovë. Njoftimi i familjes: Të ALLAH‘ut jemi tek ai do të kthehemi. Allah’u me Xhenet’ul Firdeus të dekoroft Xhaxhai im u dashur..
Vogëlushja Nora Saliu nga Shkupi ka disa komplikime shëndetësore për të cilat ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Familja apelon deri te dashamirët që t`i ndihmojnë financiarisht, pasi që e kanë të vështirë ta përballojnë shpenzimet e ndërhyrjes. APEL URGJENT për ndihmë ⬇️ Kontakt: Naim Salihi 072587017 – prindi i Norës
Mendim Idrizi 36 vjet biznismen nga Xhepçishti i Tetovës, nuk i ka mbijetuar komplikimeve të rënda që i janë paraqitur pasi është mjekuar nga virusi Covid-19 në Klinikat e Shkupit dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndëruar jetë. Mendim Idrizi ka qenë ndër webmasterat e portalit Shqipmedia, pastaj ka punuar në kompaninën Renova si menaxher i teknikës dhe kompjuterëve ndërsa viteve të fundit kishte hapur një biznes të madh me makineritë e reja teknologjike. Ishte djali i vetëm i familjes. Ka lënë pas gruan dhe fëmijët. Varrimi bëhet me xhematin e iqindisë.
Ai deklaroi se historia duhet të negociohet nga historianët, ndërsa politikanët janë ata të cilët duhet të kenë kujdes me proceset tjera integruese. Ilhan Kyuchyuk në intervistën për “Klan Macedonia”, tha se Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në proceset eurointegruese. Sipas tij, liderët e të dy vendeve duhet të tregojnë guxim politik para qytetarëve të tij.
Raporti javor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, tregon se uji është i sigurt. “Konform rezultateve të marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, bëjnë të ditur nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 2 nëntori e deri më 6 nëntor ka marrë 187 mostra për analizë fizike-kimike dhe 187 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije prej 43 pika matëse në Shkup.
Gjithsej 9 396 015 000 euro arrin shkëmbimi tregtar i vendit në periudhën janar – shtator të vitit 2020, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës. Deficiti tregtar është 1 282 935 000 euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin arrin 76 për qind. Vlera e përgjithshme e eksportit është 4 056 540 000 euro dhe shënon rënie pre, 15,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa vlera e mallrave të importuara arrin 5 339 475 000 euro, që është një ulje për 13,2 për qind. Në periudhën janar – shtator të vitit 2020…
Drejtoria për të ardhura publike i parashtroi urdhëresat për kthim të TVSH-së për qytetarët nga masa Fundjavë pa TVSH, ndërsa pagesa do të bëhet prej nesër. Në llogaritë e atyre që skanojnë fatura fiskale dhe bënë qarkullim gjatë Fundjavës pa TVSH do të derdhen mbi 66 milionë denarë. Nga Drejtoria për të ardhura publike për MIA-n informojnë se paratë e qytetarëve do të kthehen për dy ditë, përkatësisht kthimin e TVSH-së do ta marrin në llogaritë e tyre nesër apo pasnesër. Masa Fundjavë pa TVSH është pjesë e pakos së katërt të masave antikrizë të cilat janë në vlerë të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (08.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 271 gjoba dhe atë 38 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 32 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 10 gjoba për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka sanksionuar edh katër motoçiklistë si dhe 41 vozitës për parkim të parregullt. Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët në vazhdim vazhdojnë kontrollet e shtuara, andaj apelojnë deri tek të…
Seanca e sotme gjyqësorë për rastin “TNT” nuk do të mbahet për shkaqe shëndetësore të prokurorit kompetent, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. Është anuluar edhe seanca e ardhshme, e cila ishte caktuar për 11 nëntor, për çka tashmë janë njoftuar edhe palët. Nga Gjykata Penale njoftojnë se seanca do të vazhdojë pasi të krijohen kushte dhe se publiku do të informohet me kohë. Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski. Në këtë rast janë të akuzuar disa persona, në mesin e të cilëve ish ministri Mile Janakieski, ish-kreu i…

