Në kuadër të pakos së katërt të masave ekonomike për trajtimin e krizës së koronavirusit, do të ndahen grante për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, prezantoi sot pesë masat për mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë, me vlerë 7.5 milion euro, njofton Portalb.mk. Masat parashikojnë kthimin e taksës turistike për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë. Grantet do të jepen për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave që kanë pësuar humbje pune për shkak të krizës së koronavirusit. Shuma e granteve do të…
Author: Hamdi Kumanova
Policia gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit në komunikacion në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 206 masa, nga të cilat 77 për mosmbajtjen e maskës. “Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara të veprimit në komunikacion. Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 26, 17 sanksione për automjete të parregulluara teknikisht dhe të paregjistruara, 26 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 77 sanksione për mosmbajtjen e maskës”, informojnë nga MPB-ja. Nga MPB-ja theksuan se…
Janë siguruar para në Buxhet për furnizimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër COVID-19, thanë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së veriut Zoran Zaev dhe ministri i financave Fatmir Besimi. Për vaksinat kundër Kovid-19 janë planifikuar 390 milionë denarë ose 6.7 milionë euro, ndërsa për ilaçin Remdesivir 67.5 milionë euro, njofton Insajderi. “Nga kredia me Bankën Botërore 90 milionë janë paraparë edhe për vaksinë, ndërsa në takimet vjetore po ashtu thanë se në mënyrë plotësuese do t’i japin shtetit vetëm për vaksinë. Pra, janë siguruar mjete dhe nëse nevojitet edhe më shumë, tani për tani ka mjete të mjaftueshme të parapara…
Testimi i koronavirusit me analiza të shpejta të antigjenit prej nesër do të kryhet në pesë institucione shëndetësore në vend. Testimi do të realizohet në qendrat shëndetësore në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe në spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Punonjësit e laboratorëve nga këto institucione, siç theksohet, javën e kaluar u trajnuan në Shkup dhe gjatë javës do të vazhdojnë trajnimet e teknikëve të laboratorëve nga qytete të tjera në të gjithë vendin, në mënyrë që testet e shpejta të jenë në dispozicion të mjekëve amë sa më shpejt të jetë e mundur në territorin e…
Komisioni për sëmundje infektive të rekomandojë mbyllje të tërësishme të të gjitha objekteve hotelierike deri nga fundi i dimrit dhe me këtë t’u ndihmohet ta heqin njollën nga industria hotelierike, të tregojnë dhe të dëshmojnë se ata as prej larg nuk janë vatrat e fundit përgjegjëse për numrat e rritura në mënyrë drastike të të sëmurëve nga Kovid-19, apelon Oda e pavarur hotelierike (OPH). OPH paralajmëroi se industria hotelierike do të përjetojë kolaps nëse Qeveria, pa siguruar përkrahje të drejtpërdrejtë të pakushtëzuar financiare, e pranon masën e paralajmëruar nga Komisioni për mbylljen e disa operatorëve ekonomikë. “Që ta lehtësojmë punën…
Prej sot bileta e autobusit për relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas është shtrenjtuar. Në vend se 100 denarë siç ishte deri dje, tani qytetarët duhet të paguajnë 120 denarë, gjegjësisht 20 denarë më shumë. Disa qytetarë të cilët vlerësojnë se në këtë periudhë nuk duhet rritur çmimi i biletave u ankuan në redaksinë e TV21, duke bashkangjitur edhe foto. TV21 drejtoi pyetje në stacionet e autobusëve, nëse planifikojnë të shtrenjtojnë edhe biletat për drejtimet e tjera.
Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje ku nuk janë propozuar masa të reja kufizuese për mbrojtje nga Kovid-19, kanë thënë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Mbetet apeli për respektim të plotë të masave që janë në fuqi siç janë ndalesa për punë të objekteve hotelerike pas orës 21, grupimi i më shumë se katër personave gjatë 24 orëve si dhe respektimi maksimal i protokolleve të të gjithë operatorëve ekonomikë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se spitalet në tërë vendin po ballafaqohen me mungesë të kuadros mjekësore, dhe se kjo nuk është rast vetëm te ne, por edhe në vendet e rajonit. Filipçe bëri me dije se duke e marrë parasysh situatën me Kovid-19, në këtë moment, nuk ka mjek të papunësuar ose të paangazhuar në shtetin tonë. “Problemi me kuadrot është i pranishëm në territorin e tërë shtetit dhe secili spital, duke përfshirë edhe klinikat në Shkup, po ballafaqohen me problemin e njëjtë. Edhe në vet klinikat infektive nga fillmi i krizës nuk kanë mundur vetë infektologët,…
Ekonomia e zezë, e cila zë rreth 37% të prodhimit të brendshëm bruto, mund të shtypet vetëm përmes masave që do të kontribuojnë që rreziku i operimit brenda zonës së zezë të jetë më i lartë se rendimenti, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në debatin për buxhetin 2021 në servisin publik. “Ajo që duam të arrijmë, në terma ekonomikë, quhet të rrisim koston oportune të ekonomisë së zezë, do të thotë që rreziku për ekonominë e zezë të jetë më e madhe se rendimenti i ekonomisë së zezë. Me masat do të ulet rendimenti, sepse në ekonominë formale është…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë në vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, me rastin e ndarjes të çmimit për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga ana e Fondacionit “Fridrih Ebert” (FES). Ceremonia e cila do të fillojë,ndërsa do ta hap ministri i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë – Mihael Rot në orën 15:45, do të mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes kanaleve në mediat sociale të Kryeministrit Zaev. Krahas kësaj, Kryeministri Zaev,i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, do të ketë takime…
VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski aktrojnë shqetësim, penguan mjete për pajisimin e 16 qendrave për kovid, ndërsa viktimat nga koronavirusi i reduktojnë në numra. Nga fillimi i pandemisë e deri sot, qytetarët nga VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski kanë parë vetëm lajme të rreme, destruksion, hipokrizi dhe minim të sistemit shëndetësor. Nëse Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja do të ishin kujdesur për shëndetin e qytetarëve, ata nuk do të ishin të parët që do të shkelnin masat dhe do të organizonin tubime masive ku nuk respektoheshin protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Nëse ata do të ishin aq të shqetësuar për punonjësit e kujdesit shëndetësor, ata…
Qeveria miratoi disa vendime dhe konkluzione në lidhje me masat për të parandaluar dhe mbrojtur nga përhapja e koronavirusit, përfshirë ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në ambient të hapur gjatë tërë ditës. “Në seancën e sotme, Qeveria solli vendim për të ndaluar mbledhjen në grupe (grupim) të më shumë se katër personave në ambient të hapur, pra nëpër parqe, zona publike ose kudo në ambient të hapur dhe në vend të pas orës 21:00, ndalimi do të zgjasë gjatë tërë ditës, një javë e tërë dhe me përjashtime të përcaktuara saktësisht nga kjo ndalesë”, informojnë nga…

