Mbrëmë policia e Tetovës arrestuar një pronar të një objekti hotelierik në Gostivar. 46 vjeçari R.B. është arrestuar rreth orës 22:50 minuta në objektin nën pronësi të tij në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronari i objektit është arrestuar për shkak se ka punuar jashtë orarit të lejuar, respektivisht ka shkelur ndalesën për mbyllje të objekteve hotelireike/gastronomike pas orës 21:00, ndërsa në objektin e tij janë hasur 12 persona. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (16.11.2020) ka vazhduar me aktivitetet dhe kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 235 gjoba, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 22, për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara 12, për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit 7 gjoba, 76 për parkim të parregullt dhe 45 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB-ja njoftojnë se aktivitetet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim andaj apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri…
Lubisav Ivanov-Xingo, ish deputet, kryetar i Partisë Socialiste të Maqedonisë dhe kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë pas pavarësisë së vendit (1993-1999), ka vdekur në moshën 84 vjeç, njoftoi FFM, transmeton Portalb.mk. Ai ishte presidenti nderi i FFM-së, ndërsa kryerai aktual Federatës së Futbollit Muamed Sejdini, duke njoftuar lajmin për vdekjen e tij, tha se Ivanov ishte “një nga punëtorët më të mirë dhe më të rëndësishëm të futbollit në histori”. Ivanov ishte lider i Partisë Socialiste të Maqedonisë që nga viti 1996 dhe partner i partisë VMRO-DPMNE, kur kjo parti ishte në pushtet, brenda koalicionit qeveritar…
Gjatë kontrollit në burgun e Strugës është zbuluar mariuhanë. Siç informojnë nga MPB, aksioni është bërë nga Njësia e Policisë Kriminale-Sektori për tregti me drogë, armë dhe materiale të rrezikshme në koordinim me SPB Ohër dhe policia e burgut në Teferiç Strugë. Gjatë kontrolleve nëpër çeli me qëllim të mbledhjes së provave është gjetur 250 gramë mariuhanë tek Gj.P. Është njoftuar edhe prokurori publik nga PTHP Strugë me qëllim të procedimit të kallëzimit penal.
Gjykata e Apelit ka vendosur të ulë dënimin me burg nga nëntë në pesë vjet për punonjësin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski. Kjo është hera e dytë që Gjykata e Apelit vendos për rastin “Treqind”. Për herë të parë në vitin 2018, Gjykata revokoi vendimin për shkak të lëshimeve në procedurë dhe e ktheu rastin në rigjykim. Vendimi e shkallës së parë, si në rastin e parë më (22 maj 2018) dhe rastin e dytë (22 tetor 2019), për dënim me nëntë vjet burg në Gjykatën Penale u miratua nga gjyqtarja Dobrilla Kacarska. Rasti “Treqind” i Prokurorisë…
Ministrat për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së sot në mënyrë virtuale do të mbajnë Këshillin e shumëpritur për çështje të përgjithshme, në të cilin duhet të miratohet korniza për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë Në takimin e sotëm, është pothuajse e sigurt se Bullgaria do të bllokojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ndërsa presidenca gjermane, me ndihmën e Komisionit Evropian, është ende duke bërë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet deri në fund të këtij viti. Pyetja sot është se si vendet e tjera anëtare do të reagojnë ndaj aleatit të tyre,…
Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Ana Pisonero, deklaroi se Komisioni akoma shpreson se negociatat me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk pranoi t’i komentonte deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva lidhur me historinë jugosllave të vendit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Pas deklaratës, Zaharieva tha që “kremtimi i Titos” ishte i papajtueshëm me BE-në, Pisonero tha se Komisioni “nuk komenton komente”, por shtoi se “kushtet për anëtarësimin në BE janë mjaft të qarta”. Bllokada e paralajmëruar nga Bullgaria në takimin ministror të nesërm në të…
Në 24 orët e kaluara, 612 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus janë trajtuar në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hospitalizuar 141 të sëmurë shtesë, me të cilët numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19 të cilët trajtohen në spitale nëpër klinikat infektive arrin 753, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Brenda spitaleve, siç theksohet, ka rreth 130 shtretër spitalorë të lirë, dhe bëhet lëshimi pacientëve të shëruar, të cilët do të lirojnë shtretër shtesë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 77 pacientë pozitivë dhe të…
Në spitalin e Shtipit kanë nisur hetimet pas alarmit të ngritur nga familja e 41 vjeçares e cila ndërroi jetë si pasojë e COVID-19. Rasti u bë publik nga vajza e saj, e cila ngriti dyshimet për sjelljen e personelit mjekësor gjatë trajtimit të nënës së saj. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi se Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor po i heton dyshimet e familjes Doviçinska.
Në vend se të mbajnë mësimin on-line nga shkolla, respektivisht nga klasa, arsimtarët të mbajën këtë mësim nga shtëpia. Ky është propozimi i fundit i Shtabit të krizës në Kumanovë, raporton gazeta Lajm. Sipas këtij propozimi, realizimi i mësimit nga shtëpia për arsimtarët që ligjërojnë on-line, ul numrin e kontakteve dhe me këtë edhe rrezikun nga përhapja e Covid 19. “Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim u rekomandon personave udhëheqës në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme komunale, në pajtim me autorizimet e tyre, ta reduktojnë prezencën fizike të kuadrit mësimor nëpër shkolla që realizon mësim on-line dhe të…
Drejtuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut, kanë zbehur optimizmin për një marrëveshje me Bullgarinë, një ditë para mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do bisedohet mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e sigurt se vendi nuk do të mund ta evitojë veton nga Bullgaria. Pavarësisht kësaj, Zaev la të shpresohet se konferenca e parë ndërqeveritare ndoshta do të mbahet deri në fund të vitit. “Ne kemi arritur marrëveshje për pesë personalitete historike, tri periudha historike…
Ka ndërruar jetë ish shefi i Urbanizmit pranë komunës së Tetovës Nexhadi Zulbeari nga fshati Trebosh si pasojë e Covid-19. Ai ishte shtruar në Klinkën e Tetovës por nuk ka mundur ti mbijetojë virusit vdekjeprurës. Nexhadi Zulbeari ka qenë shefi më i dashur në gjithë komunën e Tetovës, kishte respektin më të madh në këtë institucion si profesionist dhe njeri me vyrtyte të larta njerëzore dhe intelektuale. Portali Shqipmedia shpreh ngushllimet familjes dhe miqve të të ndjerit. Do të na mungojë humori i tij. Zoti e mëshiroftë.

