Author: Hamdi Kumanova

Para pak minutave kanë filluar zgjedhjet në BFI. Numri më i madh i muftiven janë prezentë. Kandidat për kreun e BFI-së janë ushtruesi i detyrës Reis, Shaqir Fetahu dhe kryetari i Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi. Zgjedhjet në BFI mbahen pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit.

Lexo më Shumë

Nga SPB Tetovë informojnë se në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit 217 personave u janë dhënë vendime për izolim. “Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (17.11./18.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 133 personave (TE-64 dhe GV-69) u janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Dekretin përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 134 persona (TE) dhe 83 persona (GV), ndërsa janë kryer kontrolle ndaj 2001 personave (TE-1238 dhe GV-663) me…

Lexo më Shumë

Nuk mund të pranoj që një trajtim me transplantim gjaku në një institucion shëndetësor është 12 mijë euro, tha Kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme në Televizionin 21 duke komentuar çmimet për trajtimin e Kovid-19 në spitalet private në Shkup, njofton Portalb.mk. “Nuk është e natyrshme për mua që harxhimet janë 12 mijë euro. E dëgjoj atë, nuk e kam vërtetuar, por në një gjendje të jashtëzakonshme, sistemi shëndetësor duhet të jetë i barabartë për të gjithë, në mënyrë që të mos ketë fenomene të tilla disonante”, tha Zaev, duke iu përgjigjur komentit të moderatori se me krizën e…

Lexo më Shumë

Të mëdha janë gjasat që ilaçi “Favipiravir” së shpejti të arrijë në barnatoret në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar burime zyrtare për Plusinfo. Për momentin është duke u zhvilluar komunikim mes institucioneve kompetente, që të caktohen protokollet, respektivisht mënyra e përdorimit të këtij ilaçi, i cili tani më së shumti importohet nga Turqia, me emrin “Favira”. Sipas mediumeve në Shkup, ky ilaç për momentin në Maqedoni kontrabandohet nga Kosova. Sipas burimeve tona, varësisht nga sasitë që importohen, çmimi për një dozë në Kosovë sillet nga 70 deri në 100 euro, transmeton gazeta Lajm. Për fat të keq, ilaçi përdoret në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk dëshiron të paragjykojë se kur do të mund Kuvendi të votojë për propozimin e tij për plotësimin e Rregullores për punën e Parlamentit, me çka mundësohet që deputetët me test pozitiv për Kovid-19 dhe me vendim për izolim për shkak të kontaktit me person të infektuar të mund onlajn të përfshiehn në punën e Parlamentit dhe trupat e punës. Edhe pse, siç thonë për MIA-n, ka kontakte joformale me deputetët lidhur me propozimin do të presë që grupet e deputetëve edhe formalisht të deklarohen për propozimin për çka…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Maqedonia meriton negociatat me BE-në dhe se bllokada e Bullgarisë nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë. “Ne jemi kandidatë për anëtarësim në BE dhe meritojmë negociata, megjithatë, nëse ndodh ajo që njofton Republika e Bullgarisë, ajo nuk është as në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe as në përputhje me vlerat evropiane. Për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk ka pasur, nuk ka dhe as nuk do të ketë negociata. Nëse, në fund të fundit, ka një bllokadë nga Bullgaria, ne do të vazhdojmë me reformat, ne gjithashtu do të…

Lexo më Shumë

Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme e ka pranuar ofertën përfundimtare të Halk Bank si më të favorshme, raporton TV21. Afati i fundit për implementim është dy muaj deri në marrjen teknike të Postës, përkatësisht implementimin e sistemit ekzistues që ka qenë në përdorim deri më tani. Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut pasi që ka marrë pëlqimin e Bordit Mbikëqyrës i propozon Qeverisë që të jap pëlqim për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe SHA “Halk Bank”.

Lexo më Shumë

Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 40 persona. Ndërkaq kryetari i Alternativës Afrim Gashi me anë të një postimi në fejsbuk ka thënë se kjo Qeveria nuk ka kapacitet të luftojë pandeminë e vetme, përcjell SHENJA. Ja postimi i plotë i Gashit në fejsbuk: Të vdesin 40 njerëz për një ditë në një shtet të vogël, siç jemi ne, është më shumë se tragjike, por ta heshtësh këtë gjë e të sillesh me indiferencë, kjo është papërgjegjësi totale dhe skajshmërisht joserioze. Është më se evidente se kjo Qeveri…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se një viti e gjysmë ngecje në punimet ndërtimore, faza e parë e ndërtimit të ekspres rrugës Gradsko-Prilep pritet të vazhdojë të realizohet në fillim të vitit 2021. Tenderi për përfundimin e aksit ndërmjet grykës Farishka dhe asaj të Drenovës, i gjatë 10 km, ishte publikuar më 4 shtator, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga kompanitë e interesuara është zgjatur për 21 ditë, pra zgjat deri më 24 nëntor, njofton “Meta.mk” nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore, transmeton Portalb.mk. “Pas përfundimit të procedurës së plotë për vlerësimin dhe zgjedhjen e një kontraktori sipas rregullave…

Lexo më Shumë

Ndonëse është e qartë se Bashkimi Evropian sot nuk mund të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, kjo çështje gjithsesi është vendosur në rend dite. Ministri gjerman për Evropën, Rot në fillim të seancës online të Këshillit të Përgjithshëm të BE-së tha se zgjerimi nuk mund të bëhet peng i çështjeve dypalëshe. “Do t’i informoj kolegët për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qysh në fillim të vitit, vendosëm t’i fillonim negociatat me të dy shtetet. Është në interes të BE-së që sa më parë t’i fillojmë negociatat përmes konferencave ndërqeveritare. Shpresoj që të gjitha shtetet…

Lexo më Shumë

Sot, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mori pjesë në panel diskutimin “Edukimi nga i cili dalin qytetarët”, me rastin e javës së Unionit, por edhe të Ditës Botërore të Nxënësve, të organizuar nga Unioni i Shkollave të Mesme. Ministrja Carovska duke iu përgjigjur pyetjeve paneliste, theksoi se që të krijojmë qytetarë botërorë, respektivisht qytetarë të cilët në mënyrë të pavarur do të miratojnë vendime në bazë të analizës dhe fakteve do të jenë forcë lëvizëse e shoqërisë tonë, është e nevojshme tërësisht ta reformojmë sistemin arsimor që me vjet ishte lënë pas dore dhe dërguar në drejtim të…

Lexo më Shumë

Eurodeputetja nga Sllovenia Tanja Fajon, thekson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të lejojnë shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke i ftuar ata të marrin përgjegjësinë e tyre. Fajon deklaroi se është kyçe që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot Këshilli jo vetëm që ka mundësi, por e ka edhe detyrim ta përmbush premtimin e dhënë në mars, t’i hap negociatat aderuese me Shkupin. Vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të përgjegjshme”. “Të gjithë kemi përgjegjësi, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka përmbushur detyrën e saj…

Lexo më Shumë