Author: Hamdi Kumanova

Si qendra kovid po përgatiten edhe Klinikat e ORL-së dhe ajo e Sëmundjeve të syve. Punëtorët kanë nisur të rinovojnë hapësirat e brendshme. Ndërkohë, personeli mjekësor përpiqet të zbatojë punët e përditshme të ekzaminimeve shëndetësore. Pacientët me probleme të syve, veshëve, hundës dhe fytit shprehin shqetësimet se ku do të kurohen, pasi terminët janë pezulluar. “Përderisa po punohet në hapësirat e Klinikave të ORL-së dhe sëmundjeve të syve, të gjitha terminët janë pezulluar dhe pranojnë vetëm raste urgjente, siç i shihni edhe njoftimet e drejtorive përkatëse”. Mjekët ankohen nga punëtorët se po i pengojnë në punë, e pacientët mezi ecin…

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetarë! Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv. Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike. Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i…

Lexo më Shumë

Banorët e rajonit të komunës së Çairit dhe Butelit në panik nga vjedhja e automjeteve. Në rrjetet sociale qytetarët kanë alarmuar se për një periudhë të shkurtër janë vjedhur më shumë makina, sidomos të tipit Golf 5. Automjeti i fundit i këtij tipi është vjedhur një ditë më parë në lagjen Fushë Tophanë. Qytetarët e anketuar, në këtë lagje thonë se kohëve të fundit kanë dëgjuar për vjedhje të shumta dhe të ndryshme. Dyshojnë se vjedhësit janë nga vende të tjera. Vazhdimisht vjedhin në këtë pjesë, vazhdimisht vjedhin. Nuk e di, ndoshta vijnë prej rretheve tjera, ose lagjeve tjera. E…

Lexo më Shumë

ohoj se asnjë listë nuk është nga ne, sepse nuk kemi lista. Këto janë lista të bëra nga një epidemiolog. Listat që pamë nuk duken si listat dhe të dhënat tona në Qendrën e Shëndetit Publik. Unë me përgjegjësi pohoj se asnjë e dhënë, ose listë nuk është lëshuar nga Qendra e Shëndetit Publik, veçanërisht jo në rrjetet sociale – tha Sasho Toçkov – Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik -Ohër. Toçkov thotë se rastet janë denoncuar dy herë në polici. Hera e parë ishte dy muaj më parë, me qëllim që të fillonte një procedurë dhe të gjendet burimi…

Lexo më Shumë

Gjermania, si kryesuese e Bashkimit Evropian, sot vendosi diskutimin për zgjerimin e rendit të ditës në seancën e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, të kryesuar nga ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, informon “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase. “Unë do t’i informoj kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në fillim të vitit, ne vendosëm të fillojmë negociatat me të dy vendet. Interesi themelor i BE-së është të fillojë negociatat me Konferencën ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Roth këtë mëngjes para fillimit të takimit virtual të ministrave. Sipas…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti realizoi takim me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e veriut z.Georg Woutsas Kryetari Ahmeti në radhë të parë ambasadorit Woutsas i shprehu ngushëllime për viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist në Vienë me çka e dënoi këtë akt terrorist që ndërpreu jetën e njerëzve paqedashës. Në vazhdën e takimit, Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin Austriak, gjendjen aktuale politike në vend rreth proceseve integruese ku Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mjaftueshëm që të marr edhe datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Woutsas,…

Lexo më Shumë

Vazhdon ulja e përqindjes së vdekshmërisë së foshnjave në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Nëse merret parasysh se në vitin 2016 ishte 25 për qind, në vitin 2017 – 21 për qind, në 2018 – 16 për qind dhe në vitin 2019 – 12 për qind, këtë vit është 11.1 për qind, theksoi drejtoresha e Klinikës, Viktoria Jovanovska dhe shfaqi shpresë se deri në fund të vitit kjo përqindje do të ulet akoma më shumë. Ajo në fjalimin në tryezën digjitale “Së bashku për foshnjat e lindura parakohe – kujdesemi për të ardhmen”, që u mbajt në organizim të…

Lexo më Shumë

Taktikën që për momentin e përdorë Qeveria e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është mjaft e pakuptimtë dhe kundërproduktive dhe mund të ketë pasoja serioze, jo vetëm për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin dhe për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, konsideron ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere. Qasja e Qeverisë bullgare dërgon mesazh të keq deri te vendet e Ballkanit Perëndimor se edhe ata mund të përballen me bllokadë të plotë në rrugën drejt BE-së, tha Fuere në një intervistë me Radion kombëtare bullgare. “Bullgaria po e përdor anëtarësimin e saj në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon urgjentisht nga Kuvendi të fillojë me procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut akoma nuk e ka shpallur konkursin publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Mandati i dytë i Avokatit aktual të popullit, Ixhet Memeti, i skadon më 24.12.2020. Në pëlqim me nenin 5, paragrafi 4 nga Ligji për Avokatin e Popullit, Kuvendi ka obligim ligjor që ta fillojë procedurën për zgjedhje të Avokatit të Popullit…

Lexo më Shumë

Ish-ndihmësi i Ministrit për blerje publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski është dënuar me 5 vjet burg në vend të 9, vendosi Gjykata e Apelit në Shkup. Popovski akuzohet dhe dënohet për blerjen e treqind automjeteve në Ministrinë e Brendshme në rastin e PSP-së “treqind” në Gjykatën Penale në Shkup nga gjyqtarja Dobrila Kacaraska, ndërsa rasti u kthye më parë në një gjykim të mëparshëm. Gjykatësit e apelit konfirmuan fajësinë e Popovskit, por vendosën të ulin dënimin e tij, sepse kështu e gjykuan atë. Gjoko Popovski është funksionari i parë që ka përfunduar në burg. Sipas akuzës, me këtë…

Lexo më Shumë

Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 është paraparë që të jetë 826 milionë denarë prej të cilave 130 denarë janë paraparë për paga dhe kompensimeve të të punësuarve, 167 milionë denarë janë të dedikuara për shpenzime kapitale, ndërsa 190 milionë denarë për subvencione, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç theksoi në konferencën e sotme për media në Qeveri, në vitin 2021 është paraparë që të realizohen të gjitha programet dhe masat e Ministrisë për çka janë paraparë 47 milionë denarë për programin për efikasitet energjetik, 13 milionë për subvencione për ndërmarrje private, 50 milionë për mbështetje…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë vend në Bashkimin Evropian kur të jetë gati. Për momentin, Bullgaria konsideron se nuk është, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. “Diplomacia bullgare nuk do të lejojë të ndjekë politikë denigrimi të një vendi tjetër, të cilën, për fat të keq, e shohim në Shkup. Ne jemi vend-anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Zaharieva për BNT para takimit të sotëm ministror të BE-së, ku pritet të diskutohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut. Sipas Zaharievës, autoritetet në Shkup gabimisht menduan se Sofja do të “detyrohet” ta ndryshojë pozicionin e…

Lexo më Shumë