Nga gjithsej 110 vauçerë për turizëm të përpunuara deri më tani janë përdorur 43 mijë, kjo u bë e ditur nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili është i kënaqur me zbatimin e masës dhe efektet e dhëna sepse edhe në kohë krize është shënuar rritje e numrit të turistëve vendas. “Në bazë të analizave tona vauçerët kanë dhënë efektin për të ndihmuar kapacitetet hotelierike, përfshirë këtu edhe objektet private të akomodimit. Kjo dëshmohet edhe në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave i cili tregoi se në gusht kemi një rritje të numrit të turistëve vendas me 8.9 përqind…
Author: Hamdi Kumanova
“Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”, kjo u tha sot në takimin e zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me ambasadorin francez, Siril Bomgarter, transmeton Portalb.mk. Dimitrov theksoi se dy vitet e kaluara Maqedonia e Veriut fuqishëm demonstroi përkushtimin e vetë drejt realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në Union, duke ndërmarr hapa të guximshme për tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe zbatimin e reformave thelbësore në vend, para se gjithash në…
Propozim- buxheti për vitin 2021 ka hyrë në procedurë parlamentare. Në këtë buxhet është paraparë që Ministria e Shëndetësisë, pandeminë për vitin e ardhshëm ta menaxhojë me buxhet të reduktuar prej 10 milion eurove, krahasuar me këtë vit gjegjësisht do t’i ketë në dispozicion 110.2 milion euro. Prioritetet kryesore janë ndërtimi i qendrave të reja klinike në Shkup dhe Shtip si dhe rindërtimi i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë. Edhe pse me buxhet të reduktuar, Ministria thotë se ka siguruar para për të luftuar virusin Covid 19. Ministria e shëndetësisë “Reduktimi i shumave është për shkak të zvogëlimit të mjeteve…
Do të shitet qendra e skijimit Kodra e Diellit. Qeveria thotë se planifikon të kërkojë investitor i cili do të menaxhojë të dy anët e malit, përkatësisht me pjesën e malit Sharr në Maqedoni dhe pjesën e malit që është përtej kufirit me Kosovën. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, atëherë vendi do të veprojë i vetëm përmes Partneritetit Publiko- Privat ose do t’i shitet një investitori i cili do të ketë detyrim për të blerë dy hotelet shtetërore të ELEM TOURS. “Gjatë vitit të ardhshëm, do të shpallim thirrje publike për dhënien e Kodrës së Diellit…
Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive zgjodhi deputeten Arbana Pasholli për kryetare ndërkaq deputetin Enes Ibrahimi nënkryetar. Në seancën e parë të Komitetit të kësaj përbërje parlamentare u ritheksua pesha e këtij organi. “Shpresoj se ne anëtarët e komitetit do të krijojmë kulturë besimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë dhe në mënyrë transparente të gjithë së bashku do të kontribuojmë që komiteti me sukses ti arrijë detyrat për të cilat është themeluar.”, tha Arbana Pasholli, kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Midis Bashkësive Komiteti i cili doli nga Marrëveshja e Ohrit, ishte paraparë të ishte forumi kryesor për dialogun midis bashkësive. Sipas kryeparlamentarit…
Padia e parë kundër shtetit për mos ndërmarrjen e masave kundër ajrit të ndotur po vendnumëron. Gjykata Civile e Shkupit është mbushur me ankimime nga Avokatura e Shtetit dhe Qyteti i Shkupit, pasi Shoqata “Juristët e Rinj” ngriti padi kundër Qeverisë, Ministrisë së Ekologjisë dhe Qytetit të Shkupit verën e kaluar. Avokatura e Shtetit kundërshton dëshmitë e shoqatës dhe Qyteti i Shkupit konsideron se ato nuk janë adresa për t’u paditur. Qyteti i Shkupit gjithashtu paraqiti ankesë duke e kontestuar kompetencën e Gjykatës Civile. Gjykata Civile – Shkup “Vendimi me shkrim mbi ankesat e ngritura është duke u përgatitur, por…
Zv/ drejtori i Doganave Irfan Buçi realizoi takim pune me zv.Ministrin e Punëve të Brendëshme z. Nazim Bushi. “Agjendë e bisedës tonë ishte bashkëpunimi reciprok mes dy institucioneve,asaj të Punëve të Brendëshme dhe Drejtoris Doganore.Menaxhimi dhe përkujdesi institucional në këtë periudh pandemie do mbetet priorotet parësor i kordinimit tonë në kontinuitet”-thotë Buçi.
Shkruan: Hamzi Ibraimi Para disa muajve u bë shkarkimi i kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut, z. Sulejman Rexhepit. Edhe pse ky shkarkim u bë larg syve të opinionit dhe pa asnjë paralajmërim, e gjithë kjo mbeti enigmë sepse njerëzit e tij më të afërt vendosën që ta shkarkojnë në mënyrë të heshtur dhe pa dhënë argumente konkrete në lidhje me shkarkimin e Sulejman Rexhepit. Por, në një mënyrë “tinëzare” dhe me një deklaratë e cila la shumë gjëra të pashpjegueshme, u shpall Reisi (kryetari) i ri i Bashkësisë Islame i cili lexoi deklaratën e shkruar nga vetë…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështjet ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, realizoi takimin me ambasadoren e Republikës Popullore në vendin tonë Sh.T. Xhang Xuo me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ekonomik midis dy vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e tij. Në fillim të takimit, ambasadori informoi se Partia Komuniste e Kinës, e cila është partia në pushtet në vend, kohët e fundit miratoi dy dokumente kryesore që janë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kinës: Planin e 14-të, të pesë vjetorit të zhvillimit dhe Planin e…
Me ardhjen e vjeshtës, në Tetovë sërish shfaqen problemet me ujin e pijshëm. Rënia e gjetheve dhe kalbja e tyre përgjatë lumit nga ku merret uji, bën që uji të ndërroj ngjyrën, por edhe të ketë aromë të keqe. Drejtori i Ndërmarrjes publike komunale Xhelal Ceka, thotë se, mbrojtja e ujit nga ky fenomen është i pamundur, sepse, burimi nga ku merret uji është i hapur për disa kilometra. Uji në Leshnicë bie nga lumi dhe është një hapësirë shumë e gjatë dhe e hapur dhe nuk kemi mundësi që gjithë atë ta fusin në sistem tubash. Mbetet që së…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.11 %, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga sonte në mesnatë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-ЕV) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër. EUROSUPER BS-95 do të shitet për 60.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 61.50…
Dje (15-nëntor) në ora 20.00, E.R. (25) nga Zhelina e Tetovës, së bashku me prindërit e tij Z.R. (58) dhe C.R. (51), në SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 18 në shtëpinë e dhëndrit të tyre Sh.Sh. (37). në fshatin Poroj të Tetovës, kanë qenë të sulmuar nëfillim verbalisht nga Sh.Sh. i cili i ka kërcënuar ata disa herë me jetë dhe më pas është përpjekur që ta godiste denoncuesin E.R. me sëpatë dhe gjatë largimit nga shtëpia e tij, i njëjti disa herë ua ka bllokuar atyre rrugën me automjetin e tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin…

