Qytetarët e Bllacës ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet nëse është e vërtetë që pronat e tyre janë eksproprijuar, ose jo.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi muajin e kaluar tha se ka përfunduar eksproprijimi i të gjitha pronave private të banorëve të Bllacës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
“Kemi përfunduar eksproprijimin e të gjitha pronave private në atë vend në trasenë në dy kilometrat e para dhe kemi filluar projektimin për 11 kilometrat e radhës të cilët duhet të përfundon projektimi vitin e ardhshëm dhe të tenderohet”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Nga diskateri i tij nuk ka më përgjigje zyrtare nëse eksproprijimi është kryer si në kohën e komunizmit, pa i njoftuar fare qytetarët.
Ata thonë se askush nuk i ka kontaktuar dhe se pa leje po punohet në tokat e tyre.
“Kryeministri Grubi as që ka ardhur këtu, ai flet prej në parlament, atje nuk e di unë se çfarë bëhet. 01:37 Askush nuk ka ardhur, unë si pronar i tokës dy ditë i kam ndërprerë punimet në arën time, jo tek dikush tjetër dhe pas dy dite përsëri kanë filluar”, tha para disa ditësh për Tv21, Zylqif Bardhi – banor.
Një banor tjetër i Bllacës të cilit autostrada i kalon përmes tokës së tij, thotë se nuk janë të vetmit që nuk po merren vesh për çmimin e tokës. Sipas tij ka edhe shumë pronar tjerë që nuk pajtohen me çmimin.
“Prej lagjes tonë, janë diku 20, por ka edhe nga fshati Seqishtë në anën tjetër që është kanë toka aty”, u shpreh Muhib Xhaviti – banor.
Banorët thonë se nëse shteti nuk ua paguan tokën aq sa kërkojnë, atëherë kërkojnë shkëmbim tokë me tokë.
“Me bë ndërrim, tok për tok se shteti ka tokë, ja u jap tokën ma ktheni një tokë”, shtoi Zylqif Bardhi – banor.
Banorët e Bllacës nuk e kanë lënë me kaq. Ata kanë angazhuar një avokat dhe presin që këtë muaj dalin në gjyq. Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të autostradës, por janë kundër asaj që tokat e tyre të nënvlerësohen dhe të blihen nga shteti me çmim të lirë. 200 deri në 400 denarë është caktuar çmimi i tokës atje, ndërsa autoritetet thonë se Bllaca është vend malor, me drunj kryesisht të vegjël dhe tokë bujqësore, andaj çmimi është i tillë, por banorët kanë kërkuar që toka tu paguhet nga 50 deri 100 euro për m2.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 11 zjarre, një është atkiv
- Trump: I kërkova Zelenskyt të mos sulmojë rafineritë ruse
- Sot dita e 107 e revoltës! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
- I vetmi njeri, hiri i të cilit prehet në Hënë: Ajo që ndodhi pas vdekjes së tij hyri në histori
- U kontrabandua letër përmes Shqipërisë që Maqedonia të shtypte paratë e veta
- “Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai; shqiptari me leje nga burgu i Domokos shpallet në kërkim
- BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë
- “Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jep dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh



