Me 10.01.2021 në ora 17.00 në lagjen Cigllana në Gostivar, zyrtarët policor nga SPB Tetovë, Reparti për punë të brendshme në Gostivar, e kanë arrestuar F.N.(22), A.O.(29) nga Gostivari dhe XH.S.(27) nga Kërcova, për shkak të dyshimeve se brenda këtij muaji kanë kryer disa vjedhje të lehta dhe të rënda, transmeton Almakos.
Pas arrestimit, iu janë konfiskuar gjëra të vjedhura ku iu janë kthyer pronarëve të vërtetë. F.N. dhe A.O. janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar ku po i përgatitet padi adekuate penale./Almakos/



