Author: Hamdi Kumanova

Bullgaria vendosi veto për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian sepse kushtet bullgare në të cilat këmbëngul Sofja, nuk janë përmbushur. Vendimi u bë i ditur gjatë së martës nga zyrtarët më të lartë bullgarë që kërkojnë respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se pakica maqedonase në Bullgari nuk njihet. Në lidhje me këtë çështje dhe mundësinë që edhe të dëmtohet edhe interesi shqiptar nga një vendim i tillë, KosovaPress bisedoi me albanologun bullgar…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet i lartë, ku mbrëmë nga 2930 teste të bëra, pozitiv kan rezultuar 977 persona me çka numri i përgjithshëm ka shkuar në 48613,përcjell nmk-post.com Ndërsa sa i përket numrit të rasteve aktive, që nga fillimi i pandemisë deri në ditën e sotme është 18591, ku Shkupi është i pari me më shumë raste aktive, i cili është katërshifror 8826. Pas Shkupit vijon Tetova me 992 raste aktive dhe Kumanova me 902. Në vendin e katërt është Prilepi me 891 raste dhe Velesi e pesta me 754 raste…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë nuk mendon tërheqjen e anëtarëve të saj nga Komisioni maqedono-bullgar për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë. Këtë në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski. Ai tha se Qeveria vlerëson se Komisioni është një segment për zgjidhjen e problemeve dhe presin që të vazhdojë me zgjidhjen e problemeve siç është bërë me pesë persona historik dhe tre ngjarje historike. “Qeveria ka vendosmëri që t’i jep mundësi për këtë proces dhe për këtë punojmë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, siç është Gjermania. Në kështu kushte të sfidave, është e qartë se identiteti kombëtar…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes mbajti mbledhje me drejtorët e Klinikave Interne, me çka u shqyrtua gjendja momentale me përmbushjen e qendrave kovid, gjendja e pacientëve të cilët mjekohen aty, dispozicioni me personel mjekësor dhe mundësitë dhe nevoja për zgjerim të kapaciteteve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në mbledhje, siç theksohet, krahas koordinatorit të kovid qendrave të Klinikave Interne prof. dr. Dejan Dokiç, të pranishëm ishin edhe drejtorët e klinikave të nefrologjisë, gastroenterohepatologjisë, dermatovenerologjisë, nevrologjisë, për vesh, hundë dhe fyt dhe Klinikës së Lëkurës. Për momentin në klinikat interne ka rreth 20 vende të lira, ndërsa pritet që…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev më shumë ka dashur të shihet me kryeministrin e Qeverisë së fqinjit tonë lindor, në vend të takimit të takimit të liderëve dhe të gjithë së bashku të arrijmë konsensus kombëtar dhe shtetëror me interesa mbrojtëse kombëtare dhe shtetërore dhe më pas të marrim pjesë me argumente në bisedimet për çështjet kyçe me Bullgarinë fqinje, njoftoi sot në Fejsbuk, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. “Mund ta kuptoj Zoran Zaevin pse ikë nga takimi i liderëve. Ai është politikan me koncesione, ndërsa unë koncesione nuk kam. Zoran Zaevi ka premtime ndaj qarqeve të larta politike në Bullgarinë fqinje. Ai…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot se tërheqja e faljes së Gjorge Ivanovit është ligjore dhe kushtetuese. Me 5 vota për dhe tre kundër, gjykatësit kushtetues kanë sjell vendim se falja të cilën Ivanov e miratoi dhe e tërhoqi është kushtetuese. Gjykatësi raportues për këtë rast nënvizoi se nuk mundet që qytetarëve t’ju shkurtohet e drejta që të kërkojnë tërheqjen e faljes derisa vlerësojnë se pafajësinë e tyre mund ta dëshmojnë në gjykatë. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nënkupton që më nuk ekziston pengesë juridike që të akuzuarve të ish PSP-së t’ju gjykohet, sepse një pjesë e madhe e tyre janë…

Lexo më Shumë

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot fitoi BFI-ja, sot fituam të gjithë, njerëzorja dhe konstruktivja. Prej sot kemi amanet dhe përgjegjësi të madhe të prezantojmë islamin në frymën e tij burimore dhe tradicionalë”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së. “Rrugëtimi jonë do të jetë dija, transparenca dhe puna e palodhshme në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve. Do të jetë një BFI e cila me mençuri dhe urtësi do tu përgjgijet të gjitha sfidave që i sjell koha dhe vendi”, tha Fetahu.

Lexo më Shumë

Notat e para nxënësit në Maqedoni do të duhet t’i marrin deri më 20 nëntor, sipas rekomandimeve të Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. MASH dhe Byroja apelon tek mësuesit që të bëjnë vlersimin e nxënësve në pajtim me angazhimin e tyre në mësimin online, ndërsa në raste kur nuk mund të bëhen vlerësime të tilla, duhet të organizohen për takime individuale me nxënësit. Ministrja e Arsimit Milla Carovska, javën e kaluar tha se për vlerësim objektiv të dijes së nxënësve, ekziston mundësi që të organizohet kontroll me prezencë fizike, nën protokolle të ashpra. “Shumica…

Lexo më Shumë

Nesër, me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit në “Villa Vodno” do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare. Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski në takim do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Nga Kabineti i Presidentit njoftojnë se në seanca e dhjetë, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë situatën aktuale me pandeminë e Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Lexo më Shumë

E ndjekim me vëmendje situatën me COVID-19, të gjitha resurset janë përqendruar në këtë çështje dhe qytetarët duhet ta dinë se nga 1 nëntori R faktori i transmetimit është zvogëluar dhe kjo do të vazhdoj kështu derisa të vazhdojnë të zbatohen masat aktuale, tha kryeministri Zoran Zaev. “Po mendohet për ndonjë formë të karantinës ose masa të tjera restriktive. Kemi bërë analizat dhe do të arrijmë deri tek hapi i ardhshëm. Shumica në komision është në qëndrimin se ora policore nga 21:00 nuk do të jap rezultate, ndërsa nëse bëhet nga ora 17:00 ose 18:00 do të ketë më shumë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për mbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 725 shkelje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.Nga MPB-ja apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar opozitën dhe kryetarin e saj Hristijan Mickoski, se nuk kanë ndjenja për interesat shtetërore dhe kombëtare. Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja me këngë dhe spote e ka festuar bllokadën e Bullgarisë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Kjo është reprizë e sjelljes së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit në periudhën e kaluar. Nuk kanë bërë asnjë hap përpara për integrimet evropiane, vetëm kanë bllokuar kur janë miratuar reforma të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. Tentuan ta ndalojnë anëtarësimin në NATO dhe mbetën në anën e kundërt të interesave të shtetit dhe…

Lexo më Shumë