Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe ambasadori dhe shefi i delegacionit të BE-së në vend Dejvid Gir sot do të prezantojnë onllajn projektin “Mbështetje e procesit për reforma në gjyqësor”.
Konferenca për media do të mund të ndiqet përmes platformës Zoom.
Njëherësh, kjo është konferenca e parë e ministrit Mariçiq në vitin e ri, prej kur vitin e kaluar bashkë me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev dhe prokurorin republikan publik, Lubomir Joveski, e prezantuan Metodologjinë për filtrimin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.



