Author: Hamdi Kumanova

Bota duhet të jetë e bashkuar në ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve. Vetëm përmes veprimit të përbashkët dhe të koordinuar do të krijojmë kushte për një fëmijëri të lumtur, për zhvillim dhe arsim cilësor, me një fjalë, kushte për edukimin e ndërtuesve të ardhshëm të botës. Këtë e deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në fjalimin e saj me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve – 20 Nëntori. “Sot është Dita Botërore e Fëmijëve! Ne shënojmë saktësisht 31 vjet nga miratimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Lufta për…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre, në periudhën (19.11./20.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 183 personave (TE-68 dhe GV-115) u janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 123 (TE) dhe 41 persona (GV). Kurse janë kryer kontrolle ndaj 1552 personave (TE-1025 dhe GV-527) me vendime të tilla dhe është konstatuar se një person në Tetovë nuk e respektoi vendimin e dhënë.

Lexo më Shumë

Qeverisja e mirë dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria dhe Banka Popullore kanë ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar dhe kanë zbutur efektet e krizës Kovid në ekonomi dhe shoqëri, konfirmoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij përmbyllëse të misionit të rregullt 10-ditor në vend.Është konkluduar se shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e ekonomisë janë një prioritet kryesore e Qeverisë, si dhe se vitin e ardhshëm aktiviteti ekonomik do të intensifikohet, pas zvogëlimit të tij në vitin 2020 si pasojë e krizës-kovid. Në 10 ditët e kaluara, misioni pati takime online me Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe ekipin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje, pas mbledhjes së 10-të të Këshillit të Sigurisë theksoi se tani është periudha më e rëndë në përballjen me virusin korona, ndërsa punonjësit shëndetësorë janë në presion të madh, por nuk dorëzohen. “Gjithkund janë zbatuar masat e njëjta. Më pak ose më shumë, ato janë modifikime të parimeve të njëjta të parandalimit të përhapjes së virusit. Punonjësit shëndetësorë, veçanërisht në këtë periudhë, janë nën presion të madh. Një pjesë e madhe e tyre janë të lodhur por nuk dorëzohen. Ata edhe më tutje punojnë me sakrifica dhe edhe me entuziazëm më të madh po…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (19/20.11.2020 ) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 722 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 22-të, me qëllim nisjen e proceduarave në përputhje me kërkesën e Këshillit për Siguri Kombëtare për shpallje të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për të menaxhuar në mënyrë më efikase krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. Në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave, Qeveria miratoi vlerësimin për ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Grupit të Vlerësimit, duke emëruar Stojançe Angellov, ushtrues të detyrës së drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, si anëtarë i këtij grupi, si dhe emërimin e Bekim…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditë së djeshme (19.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara. Në territorin e Sarajit janë shqiptuar gjithsejtë 166 gjoba, mes të cilave për ngasje të makinës pa patentë shoferi 26, për makinë të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 19, për mosmbajtje të maskës 14. Aktivitetet e shtuara të policisë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj nga MPB-ja apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat që të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) i ka miratuar ndryshimet, me të cilat plotësohen rregullat e rrjetit për shpërndarjen e ngrohjes, me të cilat është paraparë rritja e kufirit të temperaturës për ndërprerjen e punës së ngrohtoreve. Ndryshimet kanë për qëllim rritjen e komoditetit të konsumatorëve të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore, të cilët në kushte pandemie janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre më gjatë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 3398 teste në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 1406 raste të reja të Covid-19 në Maqedoni, përcjell nmk-post.com Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik regjistron 937 pacientë të rikuperuar dhe 21 viktima nga virusi korona./

Lexo më Shumë

Një shofer humbi jetën pas aksidentit të rëndë në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenicë Aksident i rëndë komunikacioni gjatë përplasjes direkte të dy automjeteve – “vollvo” dhe “citroen” ndodhi mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën rajonale Dellçevë – Makedonska Kamenicë, në të cilin janë lënduar rëndë dy shoferë. Sipas Ndihmës Urgjente Mjekësore, njëri kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa tjetri është hospitalizuar në Qendrën Klinike në Shkup. Në nxjerrjen e të lënduarve nga automjetet morën pjesë ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse, ndërsa policia e Dellçevës ka kryer mbikëqyrje në vendin e aksidentit dhe gjatë kësaj komunikacioni ishte…

Lexo më Shumë

Bullgaria më së shumti nga të gjitha vendet fqinje dhe miq të Ballkanit perëndimor donte që Maqedonia e Veriut të hyjë në BE-në, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov në mbledhjen e sotme të Qeverisë pasi dje e bllokuan vendin tonë në procesin negociues. Ai theksoi se janë të gatshëm që t’i vazhdojnë negociatat por se mbeten në kërkesat e tyre. Njëkohësisht në kuvendin e Bullgarisë, me kërkesë të opozitës u dëgjuan edhe ministrja e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva dhe ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, për veton ndaj Maqedonisë. “Derisa nuk marrim garanci juridike – nga Shkupi edhe në kontekst…

Lexo më Shumë

Hotelierët janë me qëndrim të vetëm se ata nuk duhet të përfshihen në asnjë mënyrë në kufizimet dhe kushtet për mënyrat e punës të dielën dhe e gjithë industria e hotelierisë duhet të përjashtohet nga kombinimet në iniciativën që dita e diel të jetë ditë jopune edhe për hotelierinë, njoftoi Oda e Pavarur e Hotelierisë (OPH). Nga OPH thonë se çdo zgjidhje alternative është e papranueshme për të gjithë hotelierët, siç është paralajmëruar, në mënyrë që disa objekte hotelierike, në varësi të disa kushteve, të mund të vazhdojnë të punojnë të dielave duke siguruar certifikata shtesë ose licenca për justifikimin…

Lexo më Shumë