Në Kovid – qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 65 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 459. Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 20 pranime, edhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, nga gjashtë pacientë në Kovid – qendrën në Klinikën për neurologji dhe në Klinikën për nefrologji, katër janë hospitalizuar në Klinikën për…
Author: Hamdi Kumanova
Rroga neto mesatare në shtator të këtij viti paraqet 27.405 denarë dhe është për 7,7 për qind më e lartë në raport me shtatorin e vitit të kaluar, përderisa rroga e paguar bruto mesatare paraqet 40.913 denarë dhe është më e lartë për 8,2 për qind. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rritja i referohet, para së gjithash, rrogës më të lartë të paguar mesatare neto për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion për 10,6 për qind, në Industrinë përpunuese për 10,2 për qind dhe në Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10 për qind.…
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend është raportuar se trajtohen gjithsej 826 pacientë, ka shtretër të lirë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Pas raporteve të spitaleve, të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir janë të shtruar 74 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19, në Spitalin në Shtip 56 pacientë, në Repartin Infektiv në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles trajtohen 70 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 106 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër 105 pacientë, në Prilep 116, në kovid qendrën në…
Policia i konfiskoi rreth 1,5 kilogramë marihuanë në Novosellë të Strumicës, kumtoi sot SPB Strumicë. “Njësiti për tregti të palejuar me drogë, pas njohurive operative të marra paraprakisht, ka kryer bastisje në shtëpitë e D.M. (22) dhe të gjyshesh së tij M.M. në Novosellë, me ç’rast në dy lokacionet është gjetur marihuanë, qëndron në kumtesën e policisë së Strumicës. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij do të shtrohet padi përkatëse në Prokurorinë publike.
Virusi korona nuk kursen as të burgosurit në Burgun e Idrizovës. Prej 7 ditësh është vënë në karantinë të plotë pavijoni i 6 i burgut më të madh në vend. Ankesat e të burgosurve kanë arritur kulmin për shkak të izolimit kundër përhapjes së virusit. Nuk u lejuam të kalojmë perimetrin e sigurisë nga policia e burgut për të mos ardhur në kontakt me të burgosurit. “Këtu në burgun e Idrizovës lëvizja është e kufizuar për shkak të masave restriktive të pandemisë, posaçërisht në zonën ku një rezultoi me simptome të CoVid-19, i gjithë reparti izolohet dhe këtu lëvizja mund…
Bashkimi Evropian nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut, e cila ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka alternativë tjetër pos BE-së dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, tha deputetja sllovene Tanja Fajon për të përditshmen “Danas” në Beograd. “Ne nuk mund t’i tradhtojmë sërish. Duhet të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë në frymën e dialogut dhe të kthejmë besimin në këtë proces. Shtetet anëtare kanë edhe një mundësi deri në fund të vitit për të vendosur që BE të hap derën për miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, sepse e meritojnë”, deklaroi Fajon, e cila kryeson me Komisionin e Stabilizim…
Byroja Nacionale për Sigurim i publikoi të dhënat që kanë të bëjnë me tregun e sigurisë në Maqedoi për tre muajt e parë të vitit 2020. Sipas raportit, të krahasuar me raportin për periudhën nga viti 2019, BPP e përgjithshme për herë të parë pas rritjes shumëvjecare është në rënie prej -5.22% dhe është 7.52 milird denar. Shikuar në sektorë, sigurimi jo njetësor ka rënie prej 5.39 % gjegjësisht premia është ulur nga 6.70 miliard denar në 6.43 miliard denar. Sigurimi jetsor njashtu ka tendencë ulje -4.29 %që ka sjell në uljen e BPP prej 1.24 miliard denar në 1.18…
Për brezin tonë, të 25-30 vjeçarëve, Lulzim Basha ka qenë deri më sot etaloni i politikanit të mefshtë dhe të paaftë për të sjellë në pushtet PD-në dhe veten e vetë. Gjithnjë i përceptuar si maxhordom i Doktor Berishës dhe si njeri që s’mban kurrë përgjegjësi për dështimet e veta: Nga marrëveshja e turpit të 18 majit të 2017, tek braktisja e parlamentit e deri ikja nga zgjedhjet vendore që rezultuan një dështim qesharak i tij. Por pavarësisht gjithçkaje, do të duhej një histori qesharake që ta faktorizonte Lulzim Bashën si njeri më serioz se Rilindja. Sipas propagandës së ditës,…
Është vështirë të kuptohet nëse Bashkimi Evropian është serioze në raport me Maqedoninë e Veriut. Kështu shprehet zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Në një intervistë për mediumin austriak, “Standard”, Dimitrov ths se janë bërë hapa të mëdhenjë në tre vitet e kaluara dhe tani parashtrohet pyetja se çfarë sinjali dërgohet deri te rajoni nëse këto përpjekje nuk njihen nga BE-ja. Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër “Na kanë mbetur edhe disa ditë. Por për rajonin tonë kjo jep një sinjal shumë të keq. Ne kemi qenë vendi i parë që e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Status kandidati…
Mbrëmë (19-nëntor) rreth orës 19 e 30 minuta, efektivët e policisë të SPB-Tetovë e kanë arrestuar 25-vjeçarin I.M. nga Tetova, i cili e ka sulmuar fizikisht babanë e gruas së tij Z.F. (57) nga Jazhinca e Tetovës. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.
Republika e Bullgarisë i përdorë të gjitha instrumentet legjitime për mbrojtjen e interesave të saja dhe të popullit bullgar, kështu deklaroi në “Rruga drejt…”, profesori universitar Anton Panchev, sipas të cilit zgjidhje të kontestit do të ketë një ditë, por kjo kërkon shumë kohë dhe angazhim. “Bullgaria i përdor të gjitha instrumentet legjitime për mbrojtjen e interesave të saj. Sepse në të vërtet ne nuk e mohojmë identitetin e maqedonasve, ata e mohojnë identitetin e bullgarëve. Gjërat janë të thjeshta, ne kemi dokumente, le të vijnë historianët maqedonas të prezantojnë, të paraqesin dokumentet e tyre për Goce Dellçevin, për VMRO-në…
Dje (19-nëntor) rreth orës 12.00, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë arrestuar personin S.B. (47) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive, ka refuzuar të identifikohet dhe ka ofenduar dhe nënçmuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës në fushën e trafikut. Çështja ndaj tij është duke u shqyrtuar, pas çka do të pasojë parashtresë adekuate.

