Vitin e kaluar edhe pse në kushte pandemie kompanitë në Zonat Industriale Zhvillimore në vend rritën numrin e të punësuarëve. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Zonave Industriale në vend Jovan Despotovski, numri I të punësuarëve në Zonat Industriale është rritur për 0.6% në krahasim me vitin 2019. Por, sipas obligimeve të marrëveshjeve, kompanitë e huaja në Zonat Teknologjike duhet të kenë 21.000 të punësuar, kurse aktualisht janë të puënsuar 14.000.
JOVAN DESPOTOVSKI – DREJTOR I DREJTORISË SË ZIZHT-së
“Kur nënshkruan marrëveshjet e ndihmës shtetërore, investitorët u zotuan për 21,379 vende pune, dhe deri më tani 66 përqind e tyre janë plotësuar. Obligimet janë në vijim e sipër, por obligimi ynë do të jetë të monitorojmë përmbushjen e detyrimeve. Do të ndiqen afatet për realizimin e vendeve të mundshme të punës në vitet e ardhshme”
Despotovski tha se po zhvillohet një masë e vecantë me të cilën investitorët do të nxiten, jo vetëm që ta përshpejtojnë dinamikën e punësimeve, por deri në vitin 2024 t`I rrisin edhe pagat për 30 deri 50%, për shkak se janë nën mesataren e shtetit.
JOVAN DESPOTOVSKI – DREJTOR I DREJTORISË SË ZIZHT-së
“Unë jam absolutisht i pakënaqur, jo vetëm me nivelin, por edhe me faktin se paga mesatare brenda zonave është më e ulët se paga mesatare brenda ekonomisë së vendit. Të jem I sinqertë për mua, ishte befasuese në kuptim negativ që kompanitë e përparuara teknologjikisht paguajnë paga më të ulëta se të tjerët në ekonomi”.
Investitorët nëpër Zonat Industriale janë të obliguar që të realizojnë investimeve të paralajmëruara. Në letrat e qëllimeve që janë prezantuar para Qeverisë, ata kishin paralajmëruar investime prej rreth 450 milionë euro, kurse marrëveshjet janë nënshkruar për 350 milionëe. Prej tyre, deri më tani janë realizuar 305 milionë euro. Përndryshe, 45 % e eksporteve totale në vend janë realizuar nga zonat. /KlanMacedonia