Qyteti i Tetovës rrezikon të mbetet pa ujë të pastër të pijshëm. Një nga hidrocentralet e vogla, që po ndërtohen në malin Sharr është në afërsi të burimit të lumit Shkumbin, nga ku qytetarët e Tetovës marrin ujë të pijshëm. Inspektorët e mjedisit thonë se do të kontrollojnë në detaje të gjitha dokumentet e lëshuara, nga institucionet shtetërore, që lejojnë fillimin e punës ndërtimore të hidrocentraleve. Por, derisa zgjatë revizioni në dokumentacion, NPK e qytetit të Tetovës duhet ta mbrojë ujin e pijshëm të qytetarëve të saj. “Ne kemi përcaktuar se, ai që është më i avancuari në ndërtim, e…
Author: Hamdi Kumanova
Do të ishte papërgjegjësi Qeveria të japë dorëheqje, papërgjegjësi ndaj shumicë së qytetarëve të cilët para disa muajsh i dhanë mbështetje pikërisht kësaj Qeveria për ta udhëhequr politikanë përgjegjës, të bindur se do të realizohet agjenda evropiane, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kryeministri Zoran Zaev do të japë dorëheqje pasi nuk ka fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat të cilat, tha Arsovski, janë pjesë e rrugës drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se vendi këtë vit u bë anëtare e NATO-s, ndërsa në mars Këshilli i BE-së në mënyrë…
Kujtim Fejzullahi, terroristi i cili u vra nga policia gjatë sulmit në Vjenë të Austrisë ende nuk është varrosur. Gazeta Express shkruan se ka kontaktuar me zyrtarë kompetentë të Vjenës për të marrë informacione se ku dhe kur do të prehet Fejzullahi dhe për mundësinë që varrimi i tij të kryhet në Maqedoninë e Veriut, meqenëse ka edhe shtetësi maqedonase. Zyrtarë nga Vjena janë shprehur se për vendin ku do të varroset do të vendosë familja e tij. Sipas tyre, deri më tani, nuk është marrë ndonjë vendim për këtë çështje, meqenëse hetimet e autoriteteve federale janë duke vazhduar ende.…
Të shtunën fillon fushata zgjedhore për kryetarë komunash në Shtip dhe Pllasnicë, por këto zgjedhje bojkotohen nga partitë më të mëdha opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni ASH-AA për Pllasnicën. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përgatitet që dy ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve, më 11 dhjetor të votojnë personat me vendim për izolim. Në komunën e Shtipit në garë janë pesë kandidatë kurse në atë të Pllanicës janë dy kandidatë. Shumica e kandidatëve nga parti të vogla dhe të pavarur. Partitë në pushtet refuzuan kërkesën e opozitës për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se nuk mund të bllokohet një proces demokratik.…
Gjashtë inspektorate për një javë nga 9 deri në 15 nëntor janë realizuar. Kanë shqiptuar 13 mijë 676 vendime për izolim nga virusi korona. Janë mbyllur dy lokale njëri në Gostivar dhe tjetri në ohër pasi kanë punuar në kundërshtim me ligjin antikovid. “Në një objekt hotelierik në Gostivar nuk është respektuar orari I punës gjegjësisht ka punuar pas orës 21 dhe objekti tjetër në Ohër në të cilin nuk është respektuar kufizimi prej katër personave në një tavolinë. Të dy lokalet janë mbyllur menjëherë.”, tha Magdalena Grashkoska, kryetare e këshillit inspektues. Gjithashtu janë regjistruar edhe 8 shkelje për mos…
Vaksina Pfizer-BioNTech tani ka provuar 95% efektive në parandalimin e koronavirusit, dhe ka përmbushur kriteret e sigurisë të nevojshme për autorizimin e përdorimit. Pfizer dhe BioNTech thonë se ata planifikojnë të paraqesin vaksinën COVID-19 tek rregullatori amerikan për miratimin e përdorimit emergjent “brenda ditësh” pasi “nuk u raportuan ndonjë shqetësim serioz për sigurinë”. Analiza përfundimtare se 95% ishin të mbrojtur nga virusi brenda 28 ditëve nga doza e parë – nga kur rezultatet e provave të Fazës 3 u ndanë javën e kaluar. Nuk kishte efekte anësore serioze, me vetëm 2% të 43,000 pjesëmarrësve që raportuan një dhimbje koke dhe…
Gjatë javës së fundit përqindja e viktimave nga virusi korona është rritur për 35.4% në krahasim me një javë më parë. Nga 172 viktima, shpërndarja gjeografike e të cilëve është në 23 qytete, shumica, përkatësisht 135 janë të moshës mbi 60 vjeç. Gjatë harkut kohor nga data 9 deri më 15 nëntor janë regjistruar 7355 raste me virus korona, në 35 qytete në vend. Krahasuar me javën paraprake janë regjistruar vetëm 75 raste më shumë. Përqindja e të infektuarve nga numri i përgjithshëm i të testuarve është 35%, ose 2% më pak se java paraprake. Sipas raportit të Institutit të…
Në Maqedoninë e Veriut, të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 30 për qind e qytetarëve shfrytëzojnë shërbimet dhe kapacitetet e shërbimeve mjekësore nëpër klinikat private të vendit, ndërkohë që numri më i madh i pacientëve që shfrytëzojnë këto kapacitete shëndetësore janë familje, të cilët kanë buxhet financiar më të lartë në dallim prej të tjerëve. Në ndërkohë, nga 280 mjekë, të cilët gjatë vitit 2017 kanë dhënë provimin për licencën themelore për të ushtruar punën si mjek, 180 prej tyre kanë kërkuar të largohen nga Maqedonia për të ushtruar profesionin në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian,…
Pandemia me coronavirusin bëri që Qeveria të mbyllë për vizitorë qendrat rekreative. Njëjtë ishte edhe me Kodrën e Diellit, kurse sipas përfaqësuesve të shoqatës “Ta mbrojmë Kodrën e Diellit” me këtë rast edhe një sezon dimëror do të shkojë huq. Hamdi Sulejmani nga kjo shoqatë thotë se përderisa qendrat tjera në rajon do të punojnë, kjo qendër turistike do të përjetojë kolaps. “Qendrat tjera do të punojnë, kurse Qeveria jonë ka sjellë vendim që këto qendra mos punojnë, sepse nuk janë të përgatitura. Ky është një vendim i qëllimshëm ngase ata do të jenë të qetë që ne mos u…
Bullgaria prej kohësh ishte një prej vendeve të cilat më së shumti kanë insistuar për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, publikoi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në Fejsbuk. “Bullgaria fuqishëm e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO. Gjithmonë kemi qenë jashtëzakonisht me qëllime të mira dhe qatë kemi treguar deri ku mund të shkojnë kompromiset tona. Kemi formuar edhe komision të përbashkët historik, në të cilin ekspertët duhej t’i zgjidhin të gjitha çështjet kontestuese vetëm me argumente. Me zëvendëskryeministrat Zaharieva dhe Karakaçanov kemi mbajtur dhjetëra takime në…
Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa janë kundër çdo forme të punës online të Kuvendit, kështu deklaroi sot koordinatori Skender Rexhepi duke paralajmëruar se kjo nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit. Sipas Rexhepit me votimin online, mazhoranca dëshiron të fsheh siç u shpreh ai shumicën e brishtë në Kuvend.
Studentët e vitit të pestë të Stomatologjisë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë së Universitetit të Tetovës në mënyrë aktive vazhdojnë me ndjekjen e praktikës profesionale në kuadër të lëndëve Kirurgji Maksillofaciale dhe Implantologji, të cilat i ligjëron Prof. Dr. Qenan Ferati. Praktika profesionale e studentëve tanë zhvillohet në përputhje me të gjitha rekomandimet, përkatësisht protokollet e autoriteteve shëndetësore në vendin tonë. Prof. Dr. Qenan Ferati shprehu konsideratën e tij për studentët e Stomatologjisë së Universitetit të Tetovës, të cilët edhe në këto rrethana kanë treguar përkushtim dhe interesim të lartë për kirurgjinë maksillofaciale, profesion të cilin ata do ta…

