Si rezultat i një marrëveshje praprake në mes të Komunës së Çairit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, krijohet Kënd i ri Arkivor i cili do të mundësojë qasje në të dhënat dhe dokumentacionet e Arkivit të Shtetit, të cilat mund ti shërbejnë studiuesve për arsye eksluzivisht shkencore. Sot lëshuam në përdorim këtë kënd bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arkivit të R.së Shqipërisë, z. Ardit Bido, zv.drejtorin e Arkivit të RMV-së, Muzafer Bislimi dhe deputetët e zonës, z.Mexhiti dhe znj.Koxhaxhiku. Ky kënd, pasuron leximoren dhe jetën intelektuale sepse instalimi i kësaj database digjitale është edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Me buxhetin e vitin 2021, 1.141 miliard euro janë ndarë për fushën e punëve ekonomike, kemi ndarë mënjanë një shumë prej 1.141 miliard euro. “Me ata do të mbështesin aktivitetet investuese të ndërmarrjeve vendore, tërheqje të investime të huaja direkte, investime në zonat e zhvillimit, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, përmirësim të konkurrencës, mbështetje të turizmit vendor”, tha në intervistën e tij për ‘Kapita;, ministri i financave, Fatmir Besimi. Ai theksoi se “shëndetësia” është fjala kryesore për projekt-buxhetin e vitit 2021. Kur u përpilua ai – përparësia ishte shëndeti i qytetarëve, rimëkëmbja e mëtejshme e ekonomisë, një sistem i…
Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta zyrtarisht ka pranuar se do të garojë në zgjedhjet lokale të viti 2021 për të parin e Gostivarit. Sonte në emisionin “Politica” në TV Globi, tha se kandidimi i sërishëm vjen si nevojë dhe kërkesë e qytetarëve. Sqaroi se për kandidimin e mundshëm e ka marr bekimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të Degës së kësaj partie në Gostivar. “Sigurisht që nuk do të dilja kokë më vete. Qytetarët ma kanë kërkuar garimin e sërishëm. Thonë se qyteti është katandisur dhe i duhet një person si unë për ta rregulluar.…
Gjendja e krizës në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditëve, që me propozim të Këshillit të sigurisë e shpalli dje Qeveria, i mundësoi Armatës t’i japë mbështetje policisë dhe institucioneve shëndetësore, shkroi sot në Fejsbuk presidenti Stevo Pendarovski. Presidenti shtoi se sipas Ligjit për menaxhim me kriza, Armata do ta ndihmojë policinë në sigurimin e objekteve strategjike, spitaleve, si dhe në sigurimin e depove me medikamente dhe me pajisje tjetër mbrojtëse mjekësore. “Konsideroj se ndihma dhe mbështetja e këtillë është më se e nevojshme për autoritetet shëndetësore dhe policinë, të cilat tashmë nëntë muaj me…
Enver Bytyçi Kur në Beograd sajohet ndonjë shpifje, ose ndonjë projekt anti-shqiptar si ai i shkëmbimit të territoreve, autoritetet politike dhe të ekspertizës serbe parashikojnë gjithashtu impaktin e këtyre sajesave, shpifjeve, programeve dhe projekteve te faktori politik shqiptar. Më e pakta që ata presin është ndikimi që ato kanë ose do të kenë për përçarjen e faktorit politik shqiptar dhe përmes kësaj arritjen e disa objektivave së paku të pjesshme. Kur qeveria serbe pagoi anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, që të publikonte “akuzat” me shpifje për “ekzistencën e një shtëpie të verdhë në Mat të…
Edhe përkundër thirrjeve për raporte më të mira fqinjësore dhe zgjidhje të problemeve bilaterale, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën përmes deklarave për media, përcjell Tv SHENJA. Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev para mediave bullgare ju kundërpërgjigj deklaratës së djeshme të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se politika e sotme e Bullgarië, pushteti, opozita, janë plotësisht të njejta, nuk kanë dalur ende nga teoria e Todor Zhivkov, të cilin e quajti si themelues të terorisë se mosekzsitencës së popullit dhe gjuhës maqedonase. Eurodeputeti bullgar, duke ju referuar Maqedonisë së Veriut, u shpreh se niveli është duke u…
Me një Akademi shkencore, sot vazhduan aktivitetet e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITSHKSH-Shkup. Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se jam shumë i nderuar që sot po ju drejtohem për t’ju dëshiruar mirëseardhje në Shtëpinë e Dytë të Alfabetit, pra në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. “Mund të jetë koincidencë, por bukuria qëndron pikërisht në këso koincidence. Alfabeti i shqipes, që u ndihmua aq shumë prej misionarëve amerikanë, u vulos më 22 nëntor 1908, ndërsa Instituti ynë u themelua pikërisht më 22 nëntor dhe tash është i vendosur në objektin e ish Ambasadës…
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari deklaroi në Click Plus në TV21 se rreth 50% e qytetarëve ende nuk besojnë në ekzistencën e virusit korona. Ai shtoi se situata është tejet serioze dhe se ASH ishte që më herët të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Ne si parti pulitke mendojmë se ishte momenti që shumë më herët të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, atëherë kur numri i pozitiveve të testimeve arrinte mbi 40%”, tha Taravari. Ai shtoi se në Maqedoni ka një numër të madh të vdekjeve kur renditet e para në Evropë për një milion banor. Taravari…
Pas shpalljes së gjendjes së krizës, ushtrues detyre drejtor i Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza është emëruar Stojançe Angellov. Ai përmes profilit të tij në Facebook ka informuar për emërimin e tij duke kërkuar që edhe qytetarët të kyçen në menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, duke shkruar për ide dhe vërejtje në faqen e QMK-së. “Të dashur miq të FB! Mbaroi koha kur thyeja tjegulla me kokë, tani udhëheq me Shtabin Kryesor për menaxhim të krizës të shkaktuar nga Covid 19. Për punë më të suksesshme të Shtabit të Kryesor, përveç pjesëmarrjes së shumë ekspertëve nga…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për aplikim për bursë për studentë për vitin akademik 2020/2021 i cili zgjat deri më 30 nëntor. Konkurset janë shpallur në ueb faqen e MASH ndërsa kandidatët potencial të cilët i plotësojnë kushtet, mund të zgjedhin aplikimin e tyre ndërsa së bashkë me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzojnë ose në formë të letrës përmes arkivit të MASH, ose të aplikojnë në formë elektronike përmes platformës www.konkursi.mon.gov.mk. Kandidatët të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike nuk janë të obliguar që dokumentacionin ta dorëzojnë në formë të letrës dhe anasjelltas, ndërsa –…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 13:30 në fshatin Pirok të Tetovës është arrestuar 32-vjeçari A.I. 32-vjeçari dyshohet se ka shkelur nenin 259 të Kodit Penal duke kryer veprën penale “kërcënim”. Gjegjësisht, me datë 19.11.2020 rreth orës 21:00, një 32-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se A.I. e ka shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”. A.I. ka kërkuar para nga 32-vjeçarja, në të kundërtën ai është kërcënuar se do të publikonte foto komprometuese të 32-vjeçares./Alsat
Pjesa më e lartë e Mavrovës, në malin Bistra nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të borës. Ndërkohë, në Malin Sharr në orët e mëngjesit nuk ka pasur akoma reshje të borës, edhe pse është paralajmëruar për sot. Moti sot në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të para të mëngjesit do të jetë i ftohtë dhe me erë. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe një erë nga veriu, që pritet të pasojë me shi në rajonin e Luginës së Vardarit si dhe në zonat e tjera malore të vendit. Në zonat e larta malore…

