Author: Hamdi Kumanova

Më 20.11.2020 në Shtip u raportua se K.V. rreth orës 07:00 në shtëpinë e saj në rrugën Bulevar JNA në Shtip, ajo gjeti vajzën e saj SV (22) pa ndjenja. Një mjek i ambulancës shpalli atë të vdekur, ndërsa vendi i ngjarrjes është inspektuar dhe po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit Ngjarja u raportua në Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës do të jepet për autopsi./tv21

Lexo më Shumë

Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Shtipit dhe Pllasnicë. Fushata do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Megjithatë, promovimi i programeve do të bëhet përmes mediave, rrjeteve sociale dhe billbordeve, pa tubime për shkak të situatës alarmante me kovid-19. Personat e infektuar me kovid-19, dhe ata që kanë pasur kontakt me ta do të votojnë më 11 dhjetor, dhe do të duhet të paraqiten në mënyrë elektronike për të votuar. Të sëmurët dhe të dënuarit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 12 dhjetor, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve,…

Lexo më Shumë

Mjekët të cilët çdo ditë përballen me trajtimin e pacientëve me Covid-19, lusin që qytetarët t’i respektojnë masat, pasi edhe ata janë të lodhur tashmë prej nëntë muajsh, duke qëndruar në radhët e para të frontit. Në një video të përbashkët dërguar mediave shprehen se edhe ata kanë familje por që moti kanë ndaluar së llogarituri orarin e punës. Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive “Kapacitetet e spitaleve tashmë janë mbushur, ndërsa dinamika e mjekimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është gjithnjë e më vështirë e qëndrueshme”. Ilir Demir, infektolog “Ka kohë që e kemi ndaluar llogaritjen e orarit…

Lexo më Shumë

Rajonet e banuara me popullsi kryesisht shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë standard më të ulët jetësor, thuhet në të dhënat e reja të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas raportit “Rajonet në Maqedoninë e Veriut” të publikuar nga Enti i Statistikave, del se paga mesatare e qytetarëve në Shkup është për 150 euro më e lartë kundrejt atyre të cilët jetojnë në rajonin verilindor (ku përfshihet Kratova, Kriva Pallanka, Kumanova dhe Likova e të tjera) të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që rajoni i Pollogut, që ka popullsi kryesisht shqiptare, ka standardin më të ulët jetësor. Nëse shihet Bruto…

Lexo më Shumë

Automjetet me targa të huaja që lëvizin në shtetin tonë do të legalizohen, respektivisht do të marrin targa të Maqedonisë. Qeveria, megjithatë, nuk zbuloi detaje se si do të zbatohet kjo. Tani për tani, nga Qeveria thonë se është herët për të publikuar më shumë informacion sepse në periudhën e ardhshme do të përgatitet zgjidhje ligjore. Bëhet fjalë për automjete që janë kryesisht nga Bullgaria e që janë në pronësi të qytetarëve tanë që kanë dy shtetësi. Për momentin, jemi duke punuar në draft-versionin e zgjidhjes ligjore me të cilën do të zbatohet kjo masë e paralajmëruar, e cila pritet…

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit Lubomir Jovevski do të qëndrojë në detyrë edhe pas Vitit të Ri. Megjithëse më 3 janar të vitit të ardhshëm i mbush 67 vjet dhe e përmbush kushtin e pensionimit, ai për Alsat theksoi se Ligji për Prokurori Publike nuk parashikon që të pensionohet pas ditëlindjes së tij.  Do të qëndroj në këtë pozitë edhe pas Vitit të Ri. Mandati im është gjashtë vjet dhe unë jam zgjedhur Prokuror Shtetëror në Kuvend. Shkarkimi eventual mund të votohet nga Kuvendi ndërsa kjo mund të ndodhë çdo ditë. Ndoshta nesër”-tha Lubomir Jovevski, prokuror Shtetëror. Jovevski thekson se Ligji për…

Lexo më Shumë

Pushteti vendor në Dibër viteve të fundit në sferën e sigurisë në komunikacion ka realizuar projekte për ndërtimin e unazave rrugore. Deri tani janë realizuar projekte dhe janë ndërtuar tre unaza, ndërsa së fundmi është prezantuar projekti teknik edhe për një unazë në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Dibrës. Komisioni për siguri në komunikacion pranë pushtetit vendor në bashkëpunim me ekspertë të komunikacionit në kontinuitet kanë dhënë mendime se ndërtimi i unazave dukshëm ka lehtësuar, por ka shtuar edhe sigurinë në komunikacion në rrugët e Dibrës. Në fillim dhe në mbarin të Bulevardit “Iliria” në Dibër, deri tani janë…

Lexo më Shumë

Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM-ja sot në një dalje për media komentoi deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili kërkon Qeveri të zgjeruar për të zgjidhur problemin me Bullgarinë dhe për menaxhim të krizës me Covid-19. Ajo tha se deklaratat e tilla të Mickoskit nuk i ngjajnë as debatit politik. “Unë do të thoja që është me të vërtetë amatorizëm politik, në një situat të tillë kur duhet të luftojmë me të gjithë kapacitetet kundër pandemisë me të cilën po përballet e gjitha bota dhe kur nevojitet seriozitet ekstrem, të deklarojë dhe të kërkojë diçka, që do të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në gjendje krize. Komiteti për menaxhim me kriza ka filluar me përgatitjen e planit aksionar. Po kërkohet zgjidhje edhe për kapacitetet spitalore. “Për shkak se kapacitetet e klinikave private janë të mbingarkuara, ish hapësirat e spitalit privat Sistina është njëra nga idetë që të kthehet në qendër të përbashkët të klinikave private e që do të menaxhohet nga Qeveria gjatë gjendjes së krizës, për trajtimin e pacientëve nga Kovid-19. Në takimin që një ditë më parë kishte ministri i Shëndetësisë me pronarët e klinikave private, ideja parimisht është pranuar por ka mbetur të saktësohen kapacitetet…

Lexo më Shumë

Ne si Lëvizje Anti Bixhoz reagojm ashpër kundër qëndrimeve të qeveris së RMV ku ndalohen kafenet dhe restorantet me veprimtarin e tyre në ora 21 a nuk mbyllen kazinot dhe bastoret. Kjo flet se qeveria e shpërndan pandemin me vetëdije duke i grumbulluar rinin ton nëpër këta vende të flliqura pas orës 21 prandajne kërkojm mbyllje të mënjëhershme të kazinove dhe bastoreve pasi ne si LëvizjeAnti Bixhoz kemi ankesa të banorëve të RMV.

Lexo më Shumë

Qytetarët kanë shfrytëzuar vetëm gjysmat e kuponëve turistik që kohë më parë i ndau qeveria. Prej sektorit turistik për ndihma janë ndarë një shumë parash prej 4.2 milionë euro. Qytetarët prej kësaj platforme të Ministrisë së Ekonomisë kanë marrë 100.289 kuponë apo kartela, ndërsa prej tyre janë shfrytëzuar vetëm 42.992. Kuponët turistik ishin në vlerë prej 100 euro, të planifikuara për qytetarët me të ardhura minimale prej 15 mijë denarë. Me këto kuponë, qytetarët më së shumti gjatë këtij sezoni veruan në rajonin Ohër-Strugë, apo 40% e kuponëve shkuan në këto dy qytete. Ndërsa, 35% e kuponëve të tjerë janë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev për ‘France press’ tha se i vjen keq për bllokimin bullgar dhe se kjo nga ngjallur zemërim në Maqedoninë e Veriut. Zaev thotë fqinji lindor e ka befasuar, por beson se mund të gjendet rrugë e mëtejshme. Duke theksuar absurditetin e gjithë problemit, kryeministri thekson se çdo çështje që ka të bëjë me identitetin maqedonas është ‘linjë e kuqe’. “Dëshmuan se sa besojmë në vlerat evropiane”, shtoi Zaev e që aludon në kompromisin për ndryshimin e emrin “dhe tani kur Evropa duhej t’i tregojë vlerat evropiane, nuk ishin aty”. “Bllokimi i Bullgarisë për hyrje të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë