Author: Hamdi Kumanova

Numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në Gostivar po rritet çdo ditë e më shumë, edhe përkundër shtimit të kontrolleve të policisë. Nga SPB-ja e Tetovës thonë se për një vit kanë marrë masa ndaj 56 personave të cilët janë kapur me prodhim shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike. Deri tek rritja e numrit të përdoruesve të drogës, sidomos tek adoleshentët që janë edhe numri më i madh i përdoruesve, vjen si pasojë e kushteve ekonomike, por edhe mungesës së kontrollit nga ana e prindërve, thonë sociologët. Ky është një faktor që ndërlidhet me faktorin komik, që janë varfëria dhe…

Lexo më Shumë

Lidhur me procesin e gazifikimit të vendit para dy deri tre javëve patëm vizitë, së bashku me kryeministrin dhe me ministra të tjerë kontrolluam aksin prej Shkupit deri në Tetovë, i cili më pas do të shkojë drejt Gostivarit, atje 65 për qind puna është e kryer. Drejt Manastirit edhe mbi 80 për qind projekti është i përfunduar. Së shpejti do të kyçemi në aksin në Greqi dhe do të kemi dy burime. Shteti ynë po bëhet lojtare serioze në tregun me gaz, sepse më pas projekti do të vazhdojë drejt Kosovës, përkatësisht do të mund t’i furnizojmë Kosovën, e…

Lexo më Shumë

Akademik Ali Aliu nga Maqedonia e Veriut dhe profesor Xhevat Lloshi nga Shqipëria janë fitues të sivjetmë të Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” të Maqedonisë së Veriu. Evenimenti i ndarjes së çmimit u mbajt me respektimin e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku të pranishëm ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi, një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi si dhe përfaqësues të partive politike, akademikë dhe studiues. Çmimi Shtetëror “22 Nëntori” ndahet me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip ndërsa nga Këshilli për ndarjen e çmimit theksojnë se…

Lexo më Shumë

– Rruga Strugë – Qafë Thanë vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme dhe e rrezikshme për ata që udhëtojnë. Nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve disa herë kanë pohuar se merren me punët përgatitore, por pa afat konkret se kur rruga do të ndërtohet. Në muajin mars, kur banorët e kësaj zone njoftuan se do të protestojnë ose do të bllokojnë rrugën, nga Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore pohuan se për 20 ditë do të shpallet tenderi, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj, ende nuk ka një lëvizje për të mbushur gropat e shumta të kësaj rruge.…

Lexo më Shumë

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e UNITETIT SHQIPTAR. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare. Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte DITA E ALFABETIT. Ndër ata që nuk harron asnjë datë as të ngjarjeve të mëdha historike kombëtare ështē biznismeni i…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për BTV thotë se Bashkimi Evropian ka rregull të qartë që vlen për të gjithë dhe kjo është se nuk ka hyrje në BE pa zgjidhjen e kontesteve bilaterale. “Shkupi nuk dëshiron t’i zgjidh këto çështje. Ata mendojnë se mund të mashtrojnë siç kanë bërë deri tani. Bullgaria t’i mbështesë dhe më pas t’i ngulin thikë si falënderim dhe të na diskreditojnë”, tha Karakachanov. Sipas tij, Qeveritë nv Maqedoni nuk kanë krijuar kushte për zhvillim normal të qytetarëve. “Filluan me përndjeken e qytetarëve që quheshin bullgarë, më pas filluan konfliktin me Shqipërinë, skandalet…

Lexo më Shumë

Observatori sizmologjik, institucioni kryesor që bën matjet dhe jep informatat në lidhje me forcën e tërmeteve, po përballet me mungesë kuadri por edhe aparaturash moderne. Udhëheqësja e Observatorit Dragana Çernih thotë se kërkesat e tyre të vazhdueshme drejtuar Ministrisë së Arsimit kanë hasur në vesh të shurdhët. Duhet të kemi së paku edhe 4-5 të punësuar të tjerë në observatorin sizmologjik, të cilat duhet t’i përfshijnë të gjitha hetimet të cilat më herët i bënte observatori sizmologjik. Punë themelore është që Observatori sizmologjik nuk ka buxhetin e saj. Për të gjitha punët kompjuterike, server dhe pajisje digjitale për regjistrim, patjetër…

Lexo më Shumë

Në ditën e alfabetit shqip, figurat politike dhe krerët shtetëror adresuan urimet e tyre. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi tha se ky përvjetor i kushtohet Gjergj Fishtës, derisa shton se gjuha si e drejtë hyjnore nuk mund të rregullohet me traktate dhe marrëveshje. Këtë vit shënojmë 80 vjetorin e vdekjes së të madhit Gjergj Fishta, kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit të cilit, me lejen tuaj, dëshiroj t’ia përkushtoj këtë përvjetor të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe”-tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër. Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në urimin për ditën e alfabetit kujtoi se gjuha amtare është…

Lexo më Shumë

Ohri po mbytet në mbeturina dhe mbetje ndërtimore. Plehrat shpesh përfundojnë në ujin apo në brigjet e liqenit të Ohrit, por edhe në parkun kombëtar “Galiçica”. Për shkak të pafuqisë së shtetit për t’u marrë me këtë problem, një grup qytetarësh nga Ohri u organizuan në nismë joformale të paktën një herë në javë të pastrojnë vullnetarisht deponitë jolegale. Këto ditë ata pastruan pjesën e poshtme të Galicicës. E morëm aksionin dhe idenë si një hobi për të gjithë ne. Një herë në dhjetë ditë, mbledhim shokët, kush si është i lirë dhe mbledhim mbeturina në disa pika nevralgjike, ku…

Lexo më Shumë

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar vendosjen e rregullit në lidhje me çështjen e çmimit të barnave, që sipas kësaj ode është bllokuar që disa muaj nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Oda e Farmacistëve thekson se ruajtja e dinjitetit të farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti. Reagimi i plotë: Paralajmërimi i hershëm i OFK lidhur me çmimet e produkteve për COVID Oda e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar disa herë dhe në vazhdimësi lidhur me çështjen e çmimeve të produkteve medicinale. Ky reagim…

Lexo më Shumë

Si pjesë e masës për forcimin e konkurrencës, 400 kompani do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë eurove, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. Qëllimi i kësaj mase ekonomike, theksoi kryeministri Zaev, është rritja e produktivitetit të ndërmarrjeve, modernizimi i proceseve, përmirësimi i konkurrencës, dhe me këtë edhe hapja e vendeve të reja të punës dhe mbajtja e vendeve ekzistuese.

Lexo më Shumë

Në Covid-qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 35 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me korona virus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 474. Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 20 pranime, edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, pesë në Covid – qendrën në Klinikën për Neurologji, shtatë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatovenorologji, dy në Klinikën për Nefrologji,…

Lexo më Shumë