Author: Hamdi Kumanova

Çmimi i EURODISEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95, megjithatë, lirohet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji (KRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 0.15 për qind. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, ulet për gjysmë denari për litër dhe do të jetë 59,5 denarë, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98, nuk ndryshon, gjegjësisht mbetet 61,5 denarë për litër. Çmimet me pakicë të EURODISEL (D-E V)…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për zërat se deputetë të BDI-së mund të ngrenë interpelancë për bashkëpartiakë të tyre, konkretisht shefi i grupit parlamentar Izet Mexhiti ndaj zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani. “Nuk ka ndonjë shqetësim sepse sigurisht në qoftë se do të kishte gjë të tillë sigurisht se z.Mexhiti do të kishte biseduar me mua por një temë e tillë as që është hapur. Gazetari: Po ju pyes sepse z. Blerim Bexheti nga kjo studio pat paralajmëruar se mund të ketë edhe interpelancë, mund të ketë çështje…

Lexo më Shumë

Deputetët nga LSDM-ja në pushtet nuk heqin dorë prej ndryshimit të Rregullores së punës së Kuvendit, i cili do të lejojë deputetët me Kovid-19 dhe në vetë-izolim të kyçen onlajn në seanca dhe trupat punues. Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se shpreson që të gjithë deputetët të mbështesin propozimin e kryetarit Talat Xhaferi dhe se Parlamenti ynë do të funksionojë si gjithë të tjerët në botë në kushte pandemie. “Kuvend funksional, në vend të një Kuvendi të bllokuar në çdo kuptim, është në interes të të gjithë qytetarëve. Shpresojmë që të gjithë deputetët të mbështesin…

Lexo më Shumë

Nga: Anisa Bahiti Ato pamje që pamë nga morgu i spitalit të Tiranës janë një turp i madh i Shqipërisë së 2020. Turp i madh i shoqërisë, i shtetit, i spitalit dhe i drejtuesve të morgut. Një turp që të ngjeth mishin jo për pamjet makabre të hedhjes së të ndjerëve nëpër dysheme si plaçka pa vlerë, por për faktin se të lë të kuptosh që në një vend që s’ka vlerë jeta, s’ka respekt as për të vdekurit. Në besimin islam kur dikush ndërron jetë lahet, pastrohet, parfumoset dhe në fund futet në qefin. Larja i bëhet sipas ritit…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 01.00, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar një 40 vjeçar banues në një fshat të Tetovës, i cili më parë, nën ndikimin e alkoolit, abuzoi fizikisht dhe mendërisht gruan e tij 37 vjeçare. I dyshuari u mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 14 e 45 minuta, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat SH.S. (46) nga Negotina e Pollogut dhe R.A. (38) nga Senokosi i Gostivarit, nën dyshimin për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, me ç’rast do të pasoj parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 13 e 40 minuta, në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, arrestuan 19-vjeçarin J.M. nga Reçani i Gostivarit, i cili u soll në mënyrë agresive me policët derisa ishin duke ndërmarrë masa në fushën e trafikut. Pasi të zbardhet çështja plotësisht, kundër tij do të ngrihet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Në fund të kësaj jave, fillon ndërtimi për spitalin e modular në Gjevgjeli. Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, fusha në të cilën do të vendoset spitali i modular covid në Gjevgjeli është gati, ndërsa në fund të kësaj jave pritet të fillojë ndërtimi i spitalit. Betonizimi është kompletuar plotësisht, dhe është instaluar infrastruktura – furnizimi, kullimi në rrjetin e kanalizimit, kabllot nëntokësore të energjisë. Qendra Covid në Gjevgjeli do të ketë një sipërfaqe prej 400 metra katrorë me një hyrje të veçantë për stafin. Do të ketë një hyrje të veçantë për pranimin, regjistrimet, ekzaminimin, testimin, mundësinë e rrezeve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari në TV24 ka deklaruar se në takimin që ka ndodhur në hotelin Hilton, kryetari i VMRO-DPMNE-së, ka shprehur keqardhje për ngjarjet e 27 prillit. Ai ka thënë se ka shumë mistere se si Gruevski është arratisur por sipas tij është e sigurt se Mickoski nuk i ka ndikuar. “Njerëzit më të afërt të Gruevskit ishin Ahmeti dhe Mijallkov. 10 vite, Gruevski nuk ka votuar për Taravarin ose Aleancën. Gruevski qëndronte në pushtet për shkak përkrahjes së Ahemtit”, ka deklaruar Taravari, Ai ka shtuar se gruevizmi më tepër është në BDI sesa në VMRO. “Mijallkov ishte…

Lexo më Shumë

Fjalimi i plotë i ambasadores amerikane në Shkup, znj. Kejt Bërns, në ITSHKSH-Shkup Bërns: SHBA-të e çmojnë fort rëndësinë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, si dhe atë të diversitetit në Maqedoninë e Veriut “Mirëdita. Jam shumë e nderuar që gjendem sot në këtë ngjarje e cila shënon dy përvjetorë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe në veçanti për komunitetin shqiptar – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe dhe përvjetorin e 13-të të Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Jam posaçërisht e lumtur që jam në këtë sallë që mban emrin e presidentit tonë Woodrow Wilson dhe në…

Lexo më Shumë

Pak minuta pas mesnate në rrugën “Gjorgji Vasilev” në Strumicë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 32 vjeçarin I.U. po nga Strumica ndaj të cilit kishte të lëshuar flet-arrest për shkak se ishte arratisur nga burgu. Në ora 03:30 personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit, ku ishte i dënuar për më shumë vepra penale.

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë komisionet për shëndetësi, për transport, lidhje dhe ekologji, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjdhënës. Në rend dite të Komisionit për Shëndetësi janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Propozim ligji për plotësime të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, të dyja në lexim të parë. Para anëtarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të gjenden Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për banim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistem hekurudhor…

Lexo më Shumë