Ministri aktual i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të jetë kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Kërçovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen tetor të vitit 2021. Kandidaturën e Bekteshit për zgjedhjet lokale News33 e merr vesh nga burime të besueshme brenda BDI-së. Kujtojmë në zgjedhjet e fundit, BDI-ja e fitoi Kërçovën me Fatmir Deharin. Vlen të theksohet se fitorja e Deharit erdhi për shkak se aso kohe kandidaturën e tij, e mbështeste edhe opozita e cila nuk nxorri kandidat me të vetmin qëllim fitoren e kësaj komune nga shqiptarët.
Author: Hamdi Kumanova
Sllovenia, e cila për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve është e ngjashme me Maqedoninë e Veriut, paraqet shembull të shkëlqyeshëm të vendit i cili zbaton strategji të planifikimit afatgjatë dhe zbaton politika për zhvillim të barabartë rajonal. Presim këmbim të shtuar tregtar në periudhën pas kovidit, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në takimin e sotëm në Shkup me ambasadorin e sapoemëruar slloven, Millan Predan, me të cilin biseduan për masat për përballje me krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe integrimet evropiane të vendit tonë. Në paraqitjet e veta hyrëse, zëvendëskryeministri Bytyqi…
Aktualisht, 20.687 raste me coronavirus janë aktive në vend, nga të cilët 9.837 janë nga Shkupi. Ka 989 raste aktive në Tetovë, 965 në Prilep dhe 940 në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në Shkup, më shumë se 1.000 njerëz janë të infektuar në Gazi Babë, Aerodrom, Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 55.127, numri i pacientëve të shëruar është 32.894, ndërsa 1.546 persona kanë ndërruar jetë. Deri më tani, gjithsej janë kryer 313.519 teste të Covid-19…
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha të hënën se ai priste që të arrihej një marrëveshje me Bullgarinë dhe se besonte se kjo do të ndodhte gjatë seancës së dytë të Këshillit Evropian në dhjetor dhe në një takimi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. “Unë besoj se grupet tona të punës do të gjejnë një zgjidhje,” tha ai, duke vënë në dukje se idetë mbi marrëveshjen po zhvillohen në frymën e dinjitetit të dy kombeve miq. Zaev tha se ai e vlerësonte Bullgarinë duke njohur gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si një realitet dhe se bisedimet midis Bullgarisë dhe…
Pas informacioneve paraprake, gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 10:50, në rajonin e fshatit Mrallino, në vendin e quajtur Drma është arrestuar 37 vjeçari F.A. nga fshati Jurumleri, fillimisht nën dyshim për kryerjen e një grabitje në një vilë. F.A. fillimisht është prezantuar si shtetas i Kosovës me iniciale M.A., ndërsa pas vërtetimit të identitetit, policia ka arritur të zbardh gjithsej katër grabitje të kryera në vikend-shtëpiza në rajonin e Petrovecit. Gjatë kryerjes së kontrolleve policia ka gjetur gjësende që lidhen me grabitjet në fjalë. 37-vjeçari është arrestuar, ndërsa pas përfundimit të dokumentacionit, kundër tij do të parashtrohet padi…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetarin e opozitës Hristijan Mickoski, për sjellje të papërgjegjshme në situatë të pandemisë. Nga kjo parti thonë se në kohën kur e gjithë bota është e bashkuar në luftën ndaj coronavirusit, Mickoski e rëndon sistemin shëndetësor. “Kontributi i zi i Mickoskit që nga fillimi i pandemisë konsiston në shkelje masive të masave për mbrojtje, shkuarje në teatro dhe restorante kur është e ndaluar, përhapjen e lajmeve të rreme se nuk ka teste të mjaftueshme, duke ngritur panik tek qytetarët se nuk ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse. Përmes ndihmësve të tij, Mickoski bllokoi…
Mekanizmi ndërtimor nga Manastiri filloi me përgatitjen e terrenit me një sipërfaqe prej 1.000 metër katrorë ku do të vendosen tre qendra modulare, qendër e re kovid për akomodimin e pacientëve të infektuar me virusin korona. Qendra kovid modulare do të jetë në pjesën jugore të Spitalit Klinik-Manastir me dy ndërtime modulare të cilat do të përmbajnë qendër për trijazh të integruar me një stacionar dhe një ndërtim modular me qendër të pavarur për trijazh me kapacitet prej 90 shtretërve, informojnë nga Komuna e Manastirit. Me qendrën e re kovid e cila do të punojë në përbërje të qendrës rajonale…
Për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke, vendkalimi kufitar Evzoni do të jetë i mbyllur për çdo lloj komunikacioni prej sot prej orës 05:00 e deri nesër në orën 05:00, kumtoi dje Ministria e Punëve të Brendshme. “Udhëheqësi i ndërrimit të Stacionit të Policisë në Vendkalimin Kufitar Bogorodica është informuar nga ana e udhëheqësit të Venkalimit Kufitar Evzoni se për shkak të një greve 24-orëshe të shërbimeve doganore greke, Venkalimi Kufitar Evzoni do të jetë mbyllur për çdo lloj trafiku nga ora 05.00 deri 24.11.2020 deri në orën 05.00 në 25.11.2020”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot (24 nëntor 2020) me fillim nga ora 12:00, përmes video konferencës do të mbajë mbledhjen e rregullt të 24-tën me radhë. Në seancën e sotshme do të diskutohet për Propozim ligjin për Agjencinë e Inteligjencës, Projektligjin për Ndryshimin e Ligjit për Tatimet në Pronë, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tregti.
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar propozime për shqiptimin e urdhër-dënimeve për tre persona fizik dhe një person juridik. Mosveprim në pajtim me rekomandimet shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 të Kodit Penal. Dy të akuzuarit e parë, babai dhe i biri, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së tyre kanë organizuar një fejesë, në të cilën kanë marrë pjesë diku rreth 30 mysafirë. Me këtë ata kanë shkelur masat dhe protokollet për parandalimin dhe pengimin e përhapjes së koronavirusit. I akuzuari i tretë, si pronarë i një objekti hotelierik, më…
Pas botimit të disa spekulimeve dhe shpifjeve kundrejt eksponentëve të lartë të Alternativës, si dhe Forumit të Gruas të Alternativës në Tetovë, dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se le që nuk ka largime nga Alternativa në Tetovë, por prurjet e reja dhe mbështetjet e vazhdueshme dëshmojnë se meskiniteti i atyre që largohen nuk e lëkund aspak udhën tonë. Është për të ardhur keq që disa njerëz nuk përtojnë t’i përdorin edhe gratë për përplasje politike, por kjo mbetet në nderin e tyre. Aq më neveritëse është që pikërisht ata që i vardiseshin më së shumti dhe i thurnin lavdet më patetike…
Opozita nuk mori pjesë në koordinimet javore me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, për shkak se ai bashkë me deputetët e shumicës, pa u konsultuar fare me opozitën, e kanë vendosur në rend dite, të enjten, pikën e ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit. Deputeti i VMRO-së Nikolla Micevski thotë se pushteti dëshiron të mbajë seancat online pasi nuk ka shumicë të mjaftueshme të deputetëve. Ndërsa deputeti i Koalicioni ASH-AAA, Skënder Rexhepi vlerëson se pushteti tenton të bëjë ndryshime të rregullores si në kohën e Gruevskit. Duhet dialog, duhen prioritete se cilat ligje do të vendosen në seanca plenare dhe ne…

