Qeveria mbrëmë në seancën e saj të 24-të me radhë ka ndarë mjete për realizimin e disa projekteve kapitale e në mesin e tyre ka ndarë mjete edhe për rekonstruktimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, në Komunën e Tetovës. Për realizimin e ketij bulevardi janë ndarë 29.500.000,00 denarë, njoftojnë nga Qeveria. Me hapjen e bulevardit ” Bllagoja Toska” parashikohet të eliminohet dendja dhe rrëmuja e komunikacionit në Tetovë.Ndërkohë që ky projekt disa herë ishte premtuar nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Nga Qeveria kanë informuar se gjithashtu janë ndarë gjithsej 120.6 milion denarë për projekte kapitale në komuna.
Author: Hamdi Kumanova
Dje në orën 20:40 në sheshin “Koço Racin” para kryqëzimit të rrugës “Mirçe Acev” një veturë “Skoda Fabia” me targa të Shkupit, e drejtuar nga L.T. (25) nga Shkupi ka goditur A.B. (20) nga Shkupi, informojnë nga MPB. Pas fatkeqësisë A.B. është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të rënda. Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë policia nga SPB-Shkup./Telegrafi/
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dorëzoi 397 amendamente në Projekt-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2021, të cilat sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski, u referohen problemeve dhe sfidave më të mëdha me të cilat ballafaqohet shtetit në periudhën e fundit. “Domethënë, kemi dorëzuar amendamente në lidhje me krizën shëndetësore të shkaktuar nga Kovid 19, për të cilën ne jemi mbajtës rekord në statistikat e zeza dhe një shembull negativ, si në Evropë dhe më gjerë. Kemi dorëzuar amendamente për testet PCR falas për të gjithë qytetarët, si dhe masa shtesë dhe ndihmë për punonjësit e shëndetësisë, por edhe…
Kriza me Kovid-19 ka goditur të gjitha sistemet shëndetësore. Izolimi gjatë karantinave të gjata kanë rezultuar me rritje të numrit të dhunës në familje. Çdo ditë regjistrojmë raste të këtilla në ambulancën online në Klinikën për psikiatri, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, Venko Filipçe. Bashkë me sektorin joqeveritarë kemi hapur tri qendra për viktimat e dhunës seksuale, në pajtim me Konventën e Stambollit dhe atë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. “Dëshiroj që gratë ta dinë se ku mund të drejtohen dhe të marrin ndihmë adekuate profesionale. Ato asnjëherë nuk janë vetëm, përmes institucioneve ata kanë mbështetjen…
Kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, do të kërkojë karantinë për Prilepin, në mënyrë që të lehtësohet situata e keqe në qytet me coronavirusin. “Në 9 ditët e fundit ka 26 të vdekur, vetëm dje kishte gjashtë pacientë të vdekur në Prilep. Dy javë pasi u largova nga Njësia e Sëmundjeve Infektive, u bëra thirrje të gjithë profesionistëve shëndetësorë jo-aktivë që të ndihmojnë profesionistët e shëndetit në kohën e tyre të lirë. E dinim se do të ishte kështu, ne jemi duke u përgatitur për të ashtuquajturën valë të tretë. Ka vend në spitalin në Prilep, ka mbi 100…
Në llogaritë e 6.755 blegtorëve janë transferuar më shumë se 152 milionë denarë për qumështin e dorëzuar të deleve, lopëve dhe të dhive të fazës së dytë, kumtoi sot Agjencia Pagesore. Sipas drejtorit të Agjencisë, Nikollçe Babovski, mjetet nga kjo masë janë kapital i freskët që duhet t’u ndihmojë blegtorëve ta sigurojnë sasinë e nevojshme të ushqimit për kafshë. “Përmes masave të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, krijojmë kushte të volitshme për përmirësimin e fondit blegtoral, rritje të prodhimit vendor të qumështit, ndërsa me këtë edhe sigurim të lëndëve të para për kapacitetet vendore për prodhimin e qumështit. Pandemia…
Sot, kisha rastin të zhvilloj një bisedë miqësore, online, me Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Shkup, ekselencën e saj znj. Rachel Gallowey. Gjatë këtij bashkëbisedimi, me Ambasadoren Gallowey kemi folur për situatën politike në vend. Ballafaqimi me pandeminë, i kësaj Qeverie me shëndetin publik të qytetarëve, si dhe sfidat për ta tejkaluar gjendjen e vështirsuar ekonomike të qytetarëve, kanë qenë shqetësimet të cilat i shpreha para Ambasadores Rachel Gallowey. E informova Ambasdoren Gallowey edhe për qëndrimin e ASH-së, për formimin e Qeverisë së zgjeruar, e cila do të ishte gjithë përfshirëse për t’u ballafaquar edhe me pandeminë, por edhe…
Qeveria fton ekspertët, organizatat joqeveritare dhe të tjerët të kyçen në debatin publik për legalizimin e përdorimit të marijuhanës. Sipas ekzekutivit, një zgjidhje ligjore cilësore do të ishte me shumë përfitime. Kjo është një çështje komplekse dhe pikërisht për këtë ky proces duhet të jenë në thelb gjithëpërfshirës… Përskaj opinionit profesionist dhe të ekspertëve të përfshihen edhe organizatat joqeveritare, shoqatat civile, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje cilësore. Zgjidhja cilësore e kësaj çështje mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin edhe atë në aspekt të rregullimit të tregtimit të marijuhanës, uljen e krimit dhe, sigurisht,…
62 intelektual maqedonas kanë dërguar letër të hapur lidhur me ngjarjet aktuale politike dhe shoqërore për raportet me Bullgarinë. Ata janë decid, historia e popullit maqedonas, gjuha maqedonase, kultura dhe literatura maqedonase, gjegjësisht gjithçka që e definon identitetin maqedonas, nuk guxon të jetë bazë për dikat politik, aq më pak lëndë për diskutim të komisioneve të përbashkëta. Nënshkruesit e kësaj letre, reagojnë në siç thonë, në politikën mohuese që e përfaqëson Qeveria bullgare ndaj vendit tonë. Letër publike nga intelektualët maqedonas “Përcaktimi ynë është unanim, i bëjmë thirrje udhëheqjes politike të mos bien pre e presioneve dhe të mos lejojnë…
Pushteti është i gatshëm të votojë ndryshimin e Rregullores edhe pa prezencën dhe mbështetjen e opozitës. Beson se deri të enjten, deputetët e shumicës që kanë pasur vendim për izolim ose kanë qenë të infektuar do të kthehen në Kuvend, sepse tashmë ndihen mirë. Nëse kthehemi të shohim atë që ka ndodhur në të kaluarën, edhe në 2008-tën edhe në 2013-tën kur është ndryshuar Kushtetuta, posaçërisht në 2013-tën e dini se Rregullorja është ndryshuar kur opozita ka qenë jashtë Kuvendit. Unë në periudhën e kaluar gjatë gjithë kohës kam bërë thirrje që të arrijmë konsensus sepse bëhet fjalë për ndryshim…
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka sqaruar se cilat vetura do të mund të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut në bazë të lehtësimeve që parashihen me ndryshimet ligjore. Në mediume shkruhej se do të legalizohen veturat me targa bullgare, mirëpo Bekteshi thotë se do të legalizohen të gjitha veturat me targa të huaja, që deri më 1 tetor janë futu në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe ato nga Gjermania, Zvicra e Austria, vende nga të cilat shqiptarët e Maqedonisë më së shumti blejnë vetura, transmeton gazeta Lajm. Bekteshi poashtu sqaron edhe kushtet tjera: “Automjetet me targa të huaja do…
Dje rreth orës 15 e 15 minuta, pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin N.A. (68) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e dhu nës ndaj 52-vjeçarit F.M. nga Tetova, i cili fillimisht e kishte su lmuar fizikisht në një dyqan në rrugën e ,,Shtipit” në Tetovë, dhe më pas në shtëpinë e N.A. N.A. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse prej tij janë konfiskuar disa sende të cilatdh iu kthyen F.M. Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, ku do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

