Në momentin që do të arrijnë vaksinat e para anticovid i pari nga zyrtarët që do të vaksinohet pas punëtorëve shëndetësor dhe të sëmurëve kronik, me shumë gjasa do të jetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen e Tv21 se kush nga zyrtarët do të jetë i pari që do ta pranojë vaksinën. Megjithatë Zaev, tha se ai dhe familja e tij do të jenë ndër të parët që do të vaksinohet kundër Covid-19, sepse dua të jem shembull i mirë për qytetarët për pranimin e vaksinës.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se dëmshpërblimi për katër banorët e Sopotit është në procedurë gjyqësore dhe se shteti do të veproj në pajtim me vendimin gjyqësor. Sipas tij në rast se gjykata vendos për dëmshpërblim, atëherë shteti gjithsesi se do t’i dëmshpërblej katër banorët e Sopotit sikurse edhe 6 të tjerët. “Bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme, e para prej 6 qytetarëve të cilët kanë arrit marrëveshje dhe do të paguhet dëmshpërblimi, grupa e dytë prej 4 qytetarëve është në procedurë gjyqësore. Varet nga procesi gjyqësor, dhe shteti do të veproj në bazë të vendimit gjyqësor”, tha Zaev.
Telekomi i Maqedonisë ka fituar tenderin nga Qyteti i Shkupit, për prokurimin dhe implementimin e sistemit inteligjent të ndriçimit të qytetit. Marrëveshja është lidhur më 13 janar, ndërsa vlera e parashikuar e prokurimit është 401,200,000 denarë. Në prokurimin publik janë të përfshirë: makina elektrike, aparate, mjete, material harxhues, ndriçues dhe mjete tjera për instalim.
Lufta efikase kundër korrupsionit është e domosdoshme për përparim të vendit dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve, ka shkruar në twitter euro-ambasadori Dejvid Gir, pas takimit që realizoi me kryetaren e Komisionit anti-korrupsion, Biljana Ivanovska. “Një takim i mirë me kryetaren e Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ka përparim në luftën kundër korrupsionit, por janë të domosdoshme përpjekje të mëtejme ku anti-korrupsioni do ta ketë rolin udhëheqës”, shkroi euro-ambasadori në twitter.
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është mbajtur seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantin Angjel Petkovski, në të cilin i akuzuar është Naser Eshtrefi. Në gjykatë sot u prezantuan 4 video-materiale të cilat janë marrë nga Spitali Evropian i Syve, të cilat janë provat e vetme video-materiale për rastin në fjalë, raporton Portalb.mk. Gjykatëse e lëndës: Diana Gruevska – Ilievska Prokuror: Darko Jakimovski Avokat mbrojtës: Ivanka Stojkovska Për shkak të përmbajtjeve sensitive, babai dhe nëna e Angelit në fillim të seancës u larguan nga salla. Rasti ka ndodhur më 19 maj të vitit 2014-të. Sipas dëshmive të cilat…
Ministria e Shëndetësisë ju informon se sot në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve një donacion u dorëzua nga Ambasada e Izraelit me iniciativën e ambasadorit Dan Orian. “Donacioni përbëhet nga perfusorë (pompa infuzioni) për terapinë e duhur të dozimit dhe skanuesit e vendit për skanime venoze në të sapolindurit kritikë. Për herë të parë, pneumotoraksi, pra presioni i rritur i ajrit në mushkëritë e foshnjave, do të kryhet me ventilues. Këto apartamente do të instalohen në ambulanca për transportin e fëmijëve me sëmundje të rëndë, të cilat duhet të arrijnë në vend deri në fund të vitit 2021. Donacioni i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se shteti duhet të sigurojë pensione për qytetarët e moshuar që prej 30 vitesh i ka lënë pa shtetësi, shkruan gazeta LAJM. Më tej, ai propozoi që të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët që u është mohuar pa të drejtë mundësia për tu pajisur me shtetësi, gjë që i ka përjashtuar edhe nga tregu i punës. “Ideja e Ligjit për shtetësi është për të qenë më të drejtë. Ideja e Ligjit është për tu ndjerë të pranuar nga institucionet çdo qytetarë që jeton këtu, konform asaj që thuhet përditë. Ideja e Ligjit është…
Rritja e nivelit të transparencës ka ndikim pozitiv ndaj demokratizimit të shtetit dhe u mundëson qytetarëve të kenë kontroll mbi institucionet. Në mënyrë shtesë, transparenca pozitivisht ndikon mbi zhvillimin ekonomik të shtetit dhe mbi integrimet euroatlantike, theksoi kryeministri Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk. “Me qëllim të inkurajohet llogaridhënia, transparenca e vetëqeverisjeve lokale, në pajtim me Strategjinë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme është pranuar rekomandimi i Komisionit për sistem politik dhe politika ekonomike aktuale e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar konkluzion se të gjitha…
Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, dje kanë mbyllur një lokal në Kumanovë për shkak se kishte punuar jashtë orarit të lejuar të punës. “Dje rreth orës 19.20, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë, kanë kryer kontroll në një lokal në rrugën ” Profersor Mijakoviq”. Gjatë kontrollit është konstatuar se lokali ka punuar jashtë orarit të lejuar të punës dhe në të kanë qenë 10 persona në mesin e tyre edhe vetë pronari i lokalit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër pronarit do të ngritët kallëzim penal sipas nenit…
Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e pushimit dimëror që zgjat nga 31 dhjetori. Nesër do të vazhdojnë gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021 dhe do të kthehen në mësime – para pajisjeve TI ose në bankat shkollore. Në përputhje me ndryshimet në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, përkatësisht më 1 tetor, ndërsa numri i ditëve të mësimdhënies është zvogëluar nga 180 në 159. Sot është edhe dita e fundit për dërgimin…
Dje rreth orës 20:45, në Bllokun 82 në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar shtetasen e Kosovës Xh.M. (44), e cila kishte hyrrë ilegalisht në vendin tonë, ku po qëndronte e padeklaruar informon Tetovasot . E njëjta është mbajtur në Stacioni Policor Tetovë, prej ku edhe është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrim, Të Huaj dhe Ripranim për procedura të mëtejshme.Ts
Dje rreth orës 22:40, në Palçisht të Epërme të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.R. nga Siniçani i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës të cilin e drejtonte, është gjetur marijuanë. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate

