Policia mbyll një lokal në Kumanovë, ka punuar jashtë orarit të lejuar të punës

Policia mbyll një lokal në Kumanovë, ka punuar jashtë orarit të lejuar të punës

Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, dje kanë mbyllur një lokal në Kumanovë për shkak se kishte punuar jashtë orarit të lejuar të punës.

“Dje rreth orës 19.20, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë, kanë kryer kontroll në një lokal në rrugën ” Profersor Mijakoviq”. Gjatë kontrollit është konstatuar se lokali ka punuar jashtë orarit të lejuar të punës dhe në të kanë qenë 10 persona në mesin e tyre edhe vetë pronari i lokalit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër pronarit do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 206 të Kodit Penal “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.