Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të Kuvendit më 27 prill 2017, ndërsa si dëshmitar është ftuar kryeministri Zoran Zaev. Në seancat e mëparshme për ndërhyrjen dhe dhunën në Kuvend kanë dëshmuar ish-deputetë dhe ato aktual. Rasti gjendet në procedurë të dëshmisë dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Villma Ruskovska. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Author: Hamdi Kumanova
Ish presidenti kroat, Stipe Mesiq në një intervistë për mkd.mk ka theksuar se marrëdhënia midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, në kohën kur Maqedonia ishte brenda Jugosllavisë, ka qenë prej kohësh një çështje absolute dhe se nuk duhet të ketë probleme këtu. Sipas tij të gjithë ata që tani ngrenë çështje të tilla padyshim që vetëm mund të pengojnë marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, por edhe zgjidhjen paqësore të problemeve në të gjithë rajonin. Ai thekson se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk janë në përputhje me vlerat evropiane, as në interesin evropian. “Në këtë është puna, sepse nëse do të…
Kryetari i Prilepit Ilija Jovanovski dhe Shtabi Komunal i Krizës nga Shtabi kryesor i Krizës kërkojnë ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë për mbrojtje nga pandemia me Kovid-19, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e komunës për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të përkeqësuar dhe shqetësuese. Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, megjithatë, ka dilemë rreth vendosjes së karantinës në komunë, sepse vlerëson se kjo do të kishte pasoja të rënda mbi ekonominë lokale të Gostivarit, por, si mjek, vlerëson se vendosja e masës së tillë restriktive është e domosdoshme. “Ajo që është shqetësuese…
Gjatë 24 orëve të kaluara (26/27.11.2020) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë janë regjistruar 639 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kov id-19.
Ministri gjerman për Evropë Michael Roth, thotë se ndjehet përgjegjës për premtimin se nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, do të nisin negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Në intervistën e përbashkët me zv.kryeministrin Nikolla Dimitrov për “Die Welt”, Roth thotë se evropian besnik, ai çdo herë është optimist. “Kemi dhënë premtim se gjatë kryesimit tonë me Këshillin do të tentojmë të marrim dritë të gjelbër për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Dhe unë ndjehem borxhli ndaj këtij premtimi. Bisedimet nuk janë të pasuksesshme, por duhet të bëhet më shumë”. “Në mbledhjen e Këshillit të ministrave thuajse…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se numri i lartë i të shëruarve nga Kovid-19, është moment inkurajues. Ai njoftoi edhe për kapacitetet spitalore. “Ajo që inkurajon, po rritet numri i të shëruarve, kohëve të fundit kemi regjistruar numër të lartë të të shëruarve si në kushtet shtëpiake po ashtu edhe të atyre që janë të shtrirë në spital. Sa i përket kapaciteteve të spitaleve, afro një mijë shtretër. Në Shkup kemi punuar në zgjerimin e kapaciteteve, me çrrastë janë siguruar afro 200 shtretër për të sëmurët nga Kovid-19. Presioni ndaj spitaleve është i madh, edhe pse ka shtretër…
Presidenti Stevo Pendarovski i avancoi me dekret kolonelin Simeon Trajkovski dhe kolonelin Besnik Emini në gradën gjeneral brigadier. Gradat e dy oficerëve të armatës iu dorëzuan sot nga ana e presidentit Pendarovski në ceremoninë solemne në “Vilën Vodno”, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski. Simeon Trajkovski e kryen detyrën e shefit të seksionit J-5 në Shtatmadhorinë e Armatës prej vitit 2017. Nga marrja e ftesës për anëtarësim në NATO është aktivisht i kyçur në të gjitha proceset dhe negociatat me NATO-n si një nga bartësit e procesit për inkuadrim…
Sheshi i Komunës së Tetovës këtë vit nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet financiare të parapara për këtë do të shkojnë në luftën me virusin korona dhe programe sociale, këtë e konfirmuan për Portalb.mk nga Komuna e Tetovës. Bëhet fjalë për rreth 3 milion denarë të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit, ndërkaq me përkeqësimin e situatës me virusin korona, këto mjete do të dedikohen diku tjetër sepse kështu kanë vlerësuar autoritetet komunale. “Mjetet të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit do të ridestinohen në luftën me Kovid-19 dhe programe sociale, bëhet fjalë…
Të nderuar, Më lejoni që përmes këtij shkrimi të Demantoj lajmin e publikuar në portalin online Tetova Sot, në lidhje me artikullin që është pjesë e lajmeve të rreme, meqë dokumenti i publikuar nga gazetari Urim Saliu është pjesë e Dokumentit Buxheti i shtetit për vitin 2020 publikuar në Gazetën Zyrtare numër 265 të datës 23.12.2019. -Buxheti i shtetit miratohet konform Ligjit për buxhete ne procedurë saktë të definuar, propozohet nga ministrat resorë dhe aprovohet nga Qeveria ndërkohë që miratohet nga Kuvendi. Me këtë, demantoj shkrimin që ka të bëj si ‘sulm’ ndaj pozitës time që kam ushtruar në atë…
Komandanti suprem i Armatës, përkatësisht presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet të japë dritë jeshile që armata nga nesër të fillojë me sigurimin e objekteve shëndetësore, deklaroi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Ushtarët do t’u dalin në ndihmë policëve për ta ruajtur rendin në objektet shëndetësore, shumica prej të cilave janë covid-qendra, me qëllim që të punësuarve shëndetësorë t’u mundësojnë punë më të mirë. “Praktikisht, ai sistem mund të jetë plotësisht funksional që nga nesër. Unë them që sistemi mbështetjes do të funksionojë ekskluzivisht me kërkesë të institucioneve shëndetësore. Nuk është një vendim që do të merret nga ushtria ose…
Pasi inspektorët morën kompetenca për të mbyllur objekte hotelierike dhe gastronomike, këta të fundit kanë shtuar shkallën e respektimit të masave dhe protokolleve shëndetësore. Kjo është konstatuar nga këshilli i inspektoriateve, drejtoresha e së cilës sot njoftoi për ulje drastike të numrit të shkeljeve që janë konstatuar, përkundër rritjes së numrit të kontrolleve që janë realizuar. Magdalena Filipovska Grashkoska, tha se pas gati 1 muaji që nga miratimi i ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga ana e inspektorëve nga 6 shërbime të inspektoriatit janë kryer 10.274 kontrolle dhe 5149 mbikqyrje. Në përputhje me ligjin për…
Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference ka shprehur shqetësime lidhur me rritjen e dhunës në familje dhe se trended e rritjes përbëjnë shqetësim dhe nevojë për ndërmarrjen e masave. Ky reagim i kësaj partie vjen me rastin e 25 nëntorit – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave! Ja reagimi i plotë: Dhuna në familje, e veçanërisht dhuna ndaj grave e vajzave, megjithëse dukuri e shëmtuar sipas raporteve të vendeve të ndryshme, është e pranishme në çdo shoqëri, pa marrë parasysh sa e zhvilluar është ajo. Pas goditjes së Globit me Covid-19, kjo dukuri ka arritur përmasa edhe…

