Reparti infektiv në spitalin e Manastirit, po kalon momentet më të vështira që nga hapja e tij. Nuk ka ditë në periudhën e fundit, që në oborrin e tij të mos vërehen makinat e varrimit. Në periudhën e zakonshme, jepen vetëm 3-4 leje për varrim, por në muajin e fundit, këto leje kapin shifra dyshifrore. Në raportin e së enjtes, Manastiri shënoi 89 të infektuar të rinj e në listën e infektimeve, është menjëherë pas Shkupit. Mëngjesin e së premtes, në repartin infektiv u hospitalizuan 25 pacientë e atje ka vetëm 20 krevate të lira. Kovid 19 nuk kursen as…
Author: Hamdi Kumanova
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut pak më ndryshe do të shënojnë këtë 28 Nëntor. Për nesër në ora 14 e 30 minuta është caktuar një protestë ku do të kërkohet që flamuri kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut të përdoret në të njëjtin rang me flamurin maqedonas, e jo siç parashihet tani, të jetë tre herë më i vogël. “Kërkojmë që të ndryshojë ligji dhe flamuri shqiptar dhe ai maqedonas të kenë të një status. Zgjidhja e tanishme ligjore që parasheh përdorim të kufizuar zyrtar dhe me dimenzione trefish më të voglas se flamuri maqedonas është nënçmues për flamurin e…
Kafeteria “Caffe Lounge Bar Gallery Chollo” në Kumanovë me rastin e festës së 28 Nëntor do të ofroj kafe pa pagesë për të pranishmit, njofton agjencia e lajmeve INA. “Të nderuar dashamirë, për hirë të festës kombëtare, pavarsisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, në kafeterinë Caffe Lounge Bar Gallery Chollo nesër me datë 28.11.2020 për të gjithë të pranishmit kafet do të jenë pa pagesë! Në këto kushte pandemie më e vogla që mund të bëjmë për festën e flamurit! ??????”, thuhet një njoftim.
Ne kemi një histori për të cilën jemi krenarë, por duhet të përpiqemi t’i zgjidhim problemet, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ajo thotë se sfidat e sotme nuk mund të zgjidhen nëse jemi në të kaluarën me të dyja këmbët. “Ne nuk duam të jemi peng i anëve të errëta të historisë së Ballkanit,” tha Sheqerinska. Ministri vlerësoi se Kryeministri Zaev në intervistën e fundit për “BGNES” dërgoi mesazhe për pajtim dhe shikim të gjërave.
Organizata rinore YEP (Youth Empowerment Platform) ka hapur qendër për punë CoWork – Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve rinor dhe personave të cilët punojnë në distancë. Themeluesit e Qendrës konsiderojnë se në mënyrë të tillë do t’u ndihmohet të rinjve t’i realizojnë idetë e tyre dhe të zhvillojnë biznes, ndërsa përballen me mungesë të hapësirës së zyrave dhe pajisjes. Drejtori i Qendrës Arlind Musliu në hapje theksoi se qëllimi primar është të mbështeten të rinjtë në qëllimin e tyre më lehtë të arrijnë në tregun e punës. “Në qendrën e sapohapur CoWork – Gostivar ofrohet hapësirë moderne dhe inovative i…
Shtetësia jonë fillon në themelet e antifashizmit, por është e papranueshme t’i japim karakteristika etnike fashizmit, deklaroi dje kryeministri dhe udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev, duke iu referuar qëndrimeve të shprehura në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, gjë që provokoi reagime publike. Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e bisedimeve, askund në botë nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën amtare. Bullgaria njeh realitetin e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonas, por dëshiron të flasë për historinë, të kaluarën dhe rrënjët, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e një pyetjeje të një gazetari nëse ai…
Shkurtimi i administratës për momentin ka mbetur vetëm premtim dhe nuk dihet nga do të fillojë, sa nëpunës do të pësojnë dhe madje as nëse ky proces do të realizohet vërtetë. Rezultatet e para nga procesi i optimizimit të administratës dhe shërbimeve të institucioneve s’do të mund t’i shohim deri në fund të vitit të ardhshëm, atëherë kur pritet të përfundojë projekti për këtë qëllim i financuar nga IPA fondet. Kryeministri Zoran Zaev në prezantimin e programit qeveritar kishte deklaruar se që në tre muajt e parë të mandatit, do të sigurohen mekanizma për reforma në administratë. Që prej muajve…
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm 4.7 milion euro janë investuar në ndërtimin e autostradës Kërçovë -Ohër. Këto të dhëna dalin në pah nga raporti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për periudhën Janar – Qershor 2020. Për krahasim, vitin e kaluar realizimi i këtij projekti në tremujorin e tretë arriti në mbi 24 milion euro. Alsat sot kërkoi qëndrim nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për arsyen e zbatimit kaq të dobët të projektit, të cilin kjo qeveri njoftoi se do të vendosë në listën e prioriteteve për qytetarët. Ministri i transportit, Bllagoj Boçvarski informacionin për…
Presidenti bullgar Radev është i prerë se Maqedonia e Veriut mund të nis negociatat me BE-në vetëm pasi t’i pranojë faktet historike objektive dhe pasi të çrrënjoset gjuha e urrejtjes dhe keqpërdorimi i historisë bullgare. Ai tha se si anëtare e përgjegjshme, Bullgari s’mund të lejojë që në Union të integrohet problemi dypalësh. Do të ishte gabim i madh nëse tani Borisov dhe Zaev bëjnë teatër para publikut dhe nënshkruajnë një deklaratë të re, si ajo e 2017-tës, pa kritere të qarta, pa mekanizma për verifikim dhe pa afate për zbatim. Ne kemi interes më të madh, që vëllezërit tanë…
Opozita maqedonase paralajmëron mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Pas intervistës së kryeministrit Zaev për median bullgare, VMRO DPMNE-ja është e prerë se Zaev e ka dëmtuar pozicionin e Shkupit në bisedimet me Sofjen dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kjo që e bën nënkupton shkatërrim të tërësishëm të pozicioneve të Maqedonisë në bazë afatgjate, të cilitdo pozicion kombëtar të Maqedonisë në të ardhmen. Prandaj një ditë më parë, një orë më parë duhet të jep dorëheqje dhe të ikë. Pas mbarimit të 100 ditëve të para që nga formimi i Qeverisë do ta ngremë në Kuvend mocion të mos besimit…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kryeminsitri Zoran Zaev ka vënë në rrezik karrierën e tij politike vetëm e vetëm për të arritur që të zhbllokoj bllokadën rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. “Unë vlerësoj në këtë situatë se zoti Zoran Zaev ka vullnet të mirë për të zgjedh një problem të rëndësishëm që ka të bëj me ardhmërinë me vendin tonë, për çeljen negociatave për në BE. Vlerësoj se është një rrezik, një sakrificë e Zoran Zaev, për të rrezikuar karrierën politike që mirë të bëhet për vendin, për shtetin dhe për qytetarët e Republikës së…
Ljubço Georgiveski, kryetar i Partisë OBRM-Popullore për “Tv24” tha se është i mendimit se të gjitha gjërat që Kryeministri Zoran Zaev tha në intervistë për “BGNES” janë në përputhje me historinë objektive dhe në përputhje me shumicën e librave të marrë nga arkivat e Maqedonisë. E vetmja gjë e gabuar për të është qëndrimi ndaj Luftës së Dytë Botërore. “Sipas mendimit tim, Zaev nuk tha asgjë të gabuar në atë intervistë, përveç ndoshta në lidhje me pozicionin mbi Luftën e Dytë Botërore. Sidoqoftë, të gjitha diagnozat dhe përshkrimet e gjërave, në kuptimin tim të historisë maqedonase dhe marrëdhëniet me Bullgarinë,…

